kërkimi


Etiketat Cloud x Taktika x Hostim x D��mi x

Mbrojtja e infrastrukturës së përgjithshme

Ja disa nga rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e infrastrukturës:

  • Ruterët mund të konfigurohen për të refuzuar mbledhjen e automatizuar të informacionit për sistemin nëpërmjet të ashtuquajturës metodë e gjurmimit të aktivitetit. Kjo metodë krijon skicën e rrjetit bazuar në gjurmët që krijohen nga dërgimi i sinjaleve dixhitale. Duhet theksuar, po ashtu, se rutimi i të dhënave bëhet sipas protokolleve të ndryshme, sepse ato mund të jenë burimi kryesor i informacionit për hakerët. Përcaktimi i rrugëve përmes të cilave transmetohen të dhënat ( tracerouting - gjurmimi), zbulimi i pajisjeve aktive në rrjet ( ping) dhe metoda të tjera ngjashme mund t’i evidentojnë sulmuesit të gjithë infrastrukturën, d.m.th. numrin dhe llojin e ruterëve, të kompjuterëve dhe mënyrën e lidhjes së tyre. Praktika e mirë dikton që të aktivizohen kërkesat ICMP për serverin ueb, ndërsa konfigurimi për serverët e tjerë dhe rrjetin e brendshëm të bëhen në mënyrë që këto kërkesa të refuzohen.

  • Duhet të çaktivizohen edhe protokollet e panevojshme të serverit. Për shembull, në serverin e postës elektronike mund të bllokohet gjithçka, përveç protokolleve të përdorura për email (IMAP, POP, etj.) ndërsa serverët e uebit mund të konfigurohen në mënyrë strukturore në mënyrë të atillë që hyrja të mundësohet vetëm për burimet publike. Aksesi tek dosjet dhe skedarët e tjerë, si dhe në pjesën e administratorit të portalit, duhet të çaktivizohet për të shmangur aksesin e paautorizuar dhe rrjedhjen e të dhënave.

  • Të mbyllen portat e panevojshme që nuk i përdor asnjë aplikacion në server, duke përdorur konfigurimin e duhur të pengesave në rrjet (firewall - muri i zjarrit).

  • Duke sistemet e zbulimit të ndërhyrjeve, identifikohet dhe refuzohet trafiku i dyshimtë dhe regjistrohen gjurmët.

  • Informacioni rreth regjistruesit të domenit mund të fshihet duke përdorur shërbimet anonime të regjistrimit. Megjithatë, duhet pasur parasysh se reputacioni i një organizate të besueshme ndërtohet përmes transparencës dhe kjo teknikë nuk rekomandohet për çdo situatë.

Server Rrjedhje të dhënash Hostim Cloud

Domeini dhe hostimi

Aspekte shumë të rëndësishme të administrimit të infrastrukturës organizative janë emri i domeinit dhe hostimi, d.m.th. në cilin server hostohen faqet e internetit të organizatës dhe me cilin regjistrues është regjistruar emri i domeinit.

Ka zgjedhje të shumta që mund të bëhen gjatë regjistrimit të një emri domeini (p.sh. organisation.org) dhe mund të bëhet relativisht lirë dhe lehtësisht në internet, në varësi të nevojave të organizatës. Zakonisht emrat e domeinit regjistrohen çdo vit dhe regjistrimi duhet të rinovohet rregullisht.

Organizatat mund të zgjedhin lloje të ndryshme të demeineve të nivelit të lartë, d.m.th., pjesa fundore e URL dhe më të zakonshmet janë:

  • Kodi i shtetit (ccTLD) që shoqërohen me një vend të caktuar, me një rajon, apo territor, si .de, .al, .it.

  • E përgjithshme (gTLD), që lidhet me nocionet e përgjithshme: .com, .net, .org;

  • E sponsorizuar (sTLD), që rezervohet për lloje të veçanta regjistruesisht, si organe shtetërore apo organizata ndërkombëtare: .gov, .int, .aero.

Kur regjistrojmë një domein, ekziston edhe opsioni i mbrojtjes së domenit Whois, në mënyrë që të dhënat e regjistruesit (emri, adresa, kontaktet...) të mos shfaqen në kërkimet të tipit Whois. Megjithatë, për organizata si ato mediatike, rekomandohet transparenca e domenit.

Kur regjistrojmë një domein, ekziston edhe opsioni i mbrojtjes së domenit Whois, në mënyrë që të dhënat e regjistruesit (emri, adresa, kontaktet...) të mos shfaqen në kërkimet të tipit Whois. Megjithatë, për organizata si ato mediatike, rekomandohet transparenca e domenit.


  • Hostimi brenda vendit

    • Mund të inspektohet drejtpërsëdrejti cilësia dhe siguria e hapësirave të serverit të ofruesit të shërbimit;

    • Nivel më i lartë i gatishmërisë së ekipit teknik që nuk varet vetëm tek raportimi dhe komunikimi online;

    • Likuiditeti dhe reputacioni i shërbimit të hostimit mund të kontrollohet me komunitetin vendas;

    • Për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale nuk aplikohen dot dispozitat ligjore;

    • Nëse një faqe e krijuar për audiencën vendase ndodhet nën sulmet DDoS [DDoS] që bëhen nga jashtë (gjë që ndodh shumë shpesh), faqja mund të mbetet ende në punë dhe hapet lehtë nga përdoruesit vendas duke bllokuar përkohësisht adresat IP të huaja.


  • Hostimi jashtë vendit

    • Serveri ku hostohet faqja është jashtë juridiksionit të autoriteteve shtetërore të vendit ku ndodhet organizata;

    • Legjislacioni i vendit të organizatës nuk aplikohet për hostimin, ndaj procedurat ligjore dhe administrative në lidhje me përmbajtjen e hostuar mund të jenë të ndërlikuara dhe të pasigurta.

Për sa i përket aspekteve teknike të hostimit, kemi katër lloje:

  • Hostimi i përbashkët është hostim i bazuar në parimin e përdorimit bashkërisht të burimeve. Faqe të ndryshme në një server të përbashkët përdorin bashkërisht procesorin, gjerësinë e valës, hapësirën në disk, e kështu me radhë. Kjo do të thotë që nëse një nga faqet në hostin e përbashkët ka rritje të numrit të kërkesave për akses, do të ndikohet edhe performanca e faqeve të tjera të hostuara në atë server;

  • Serveri Virtual Privat (VPS) është hostimi ku secili ka burimet e veta. Teknikisht, në një server fizik krijohen shumë serverë virtualë dhe secili prej tyre ka burime të caktuara që nuk i ndan me të tjerët. Gjithashtu, nëse një nga serverët virtualë sulmohet, integriteti i serverëve të tjerë nuk cenohet;

  • Serveri i dedikuar është një lloj hostimi ku përdoruesit i caktohet e drejta ekskluzive për të hyrë në pajisje dhe për ta përdorur atë për çdo qëllim. Në serverin e dedikuar, pajisjet virtuale mund të konfigurohen dhe përdoren për qëllime të ndryshme, si p.sh. hostimi i faqes ueb, email, ruajtja e të dhënave;

  • Hostimi në cloud është hostimi në disa serverë të lidhur për të funksionuar si një i vetëm, gjë që kontribuon në decentralizimin e sistemit, dhe kështu ka integritet më të mirë. Në rast të dëmtimit të një prej serverëve, të tjerët marrin përsipër rolin e tij, kështu që problemi nuk do të ndikojë në funksionimin e faqes.

Hostimi i përbashkët nuk rekomandohet në rastet kur faqja ka përmbajtje aktive që ndryshon relativisht shpesh dhe kur numri i vizitorëve ndryshon vazhdimisht. Hostimi i dedikuar dhe hostimi në cloud janë zgjidhje më të mira, por çmimi i tyre është paksa më i lartë. Së fundi, zgjedhja e opsionit varet nga vetë nevojat e organizatës.

Mbështetja teknike është një nga aspektet më të rëndësishme të shërbimit të hostimit, sepse në rast se diçka nuk shkon mirë, ky shërbim është kontakti i parë që duhet të jetë plotësisht bashkëpunues për të zgjidhur problemin sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshillohet të zgjidhet një kompani, shërbimi i mbështetjes teknike të së cilës funksionon 24 orë në 7 ditë të javës.

Edhe pse e gjithë përmbajtja dhe trafiku në internet janë praktikisht virtualë, baza e të gjithave janë ende makineritë e vjetra të mira. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të verifikohet se çfarë lloj hardueri përdor kompania e hostimit.

Së fundi, specifikimet teknike të paketës së hostimit janë tipari më i rëndësishëm dhe është mirë që ato të jenë të shkallëzueshme, pra të mund të përshtaten dhe të shtohen në përputhje me nevojat në ndryshim të organizatës.

Hostimi i mirë nënkupton edhe decentralizimin. Nuk rekomandohet që i njëjti server të përdoret edhe për të hostuar faqen edhe si server email apo qendër të dhënash. Serveri ueb duhet të jetë i aksesueshëm nga interneti publik, ndërkohë që hyrja në qendrën e të dhënave nëpërmjet internetit publik do të ishte problem serioze sigurie. Nëse del nevoja për të aksesuar nga distanca të dhënat e ruajtura në qendrën e të dhënave, është më mirë të përdoret shërbimi VPN.


Server Sajti Hostim Cloud