Listë e gabimeve të serverit
Kur uebsajti apo disa faqe në të nuk hapen, mund t’ju shfaqen lloje të ndryshme mesazhesh gabimi . Kodet e gabimit kanë një numër të caktuar dhe lloji i tyre mund të përcaktohet sipas shifrës së parë: 1xx: informues, 2xx: sukses, 3xx: ridrejtim, 4xx: gabim nga klienti, 5xx: gabim serveri.
Gabimet nga klienti (400-499) dhe nga serveri (500-599) janë shumë të zakonshme dhe gjatë trajtimit të tyre duhet të rihapni faqen në programin shfletues (Google Chrome, MS Edge, Firefox, Safari, etj.) pasi të keni bërë ndryshimet në server [SERVER] dhe të kontrolloni regjistrimet (log) të serverit për më shumë hollësi nëse problemi vazhdon.
Në
DigitalOceanjepet një listë e gabimeve më të zakonshme nga klienti dhe serveri, çfarë i shkakton ato dhe shpjegime të hollësishme se si mund të zgjidhet secila prej tyre.
Gabim Server Fakte digjitale Sajti