kërkimi


Etiketat Kompjuter/Laptop x Vendndodhja x Siguria x Përndjekje x D��mi x

Përndjekja

Procesi i ndjekjes së vazhdueshme dhe të zellshme të aktivitetit të dikujt në internet. Përkufizimi i përndjekjes mund të zbatohet nëse ndjekësi ose objektivi e njohin njëri-tjetrin personalisht ose jo. Gjurmët dixhitale, të dhënat dhe treguesit e tjerë të pjesëmarrjes sonë që shfaqen në platformat e mediave sociale dhe në faqet e tjera online e kanë bërë përndjekjen në hapësirën dixhitale një detyrë shumë më të lehtë. Ashtu si në botën fizike, pasojat për individin që është objektivi mund të ndryshojnë, por mund të përfshijnë një rritje të ndjenjës së pasigurisë, frikës dhe perceptimit të një pushtimi të privatësisë.

Përndjekja, sipas Kodit Penal, klasifikohet si vepër penale (neni 121/a), që përcakton dënime jo vetëm për veprën e përndjekjes, por edhe për grumbullimin e paligjshëm të të dhënave personale të dikujt tjetër, si vepër penale paraprake, para nisjes të përndjekjes. Megjithatë, neni përcakton se për t’u konsideruar si përndjekje, incidenti(et) duhet të ndodhin për një periudhë të caktuar kohe. Intensiteti i ndjekjes dhe pasojat e përjetuara nga viktima nuk janë të një rëndësie të madhe, por mund të merren parasysh nga gjykata gjatë procesit penal.

Nëse rastet e përndjekjes nuk plotësojnë kohën e përcaktuar në nenin 121/a të Kodit Penal, atëherë edhe nga Kreu II i Kodit Penal mund të ofrohet mbrojtje ndaj akteve që mbjellin frikë për sigurinë e dikujt.

Në këtë rast, prokurori dhe policia e kanë për detyrim të ndjekin, hetojnë dhe janë përgjegjës për mbrojtjen. Si palë paditëse, keni përgjegjësinë për mbledhjen e provave të nevojshme për ngritjen e padisë penale.

Është më e lehtë se kurrë për të bërë mbikëqyrje private të hapësirave publike dixhitale duke përdorur një sërë metodash të ndryshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kontrolloni pajisjet e teknologjisë (telefonat, kompjuterët, etj.) për të parë nëse opsionet (p.sh. vendndodhja, privatësia) janë të mbrojtura mirë (fikja e gjetjes së vendndodhjes, etj.) dhe të jenë të kufizuar në aftësinë e tyre për të shkëmbyer të dhënat private.

Ashtu si me të gjitha llojet e sulmeve, personat që bëhen viktima të përndjekjes duhet të informojnë miqtë, familjen, partnerët dhe kolegët për këto ngacmime, kështu që duhet të keni një rrjet më të madh mbështetjeje. Nëse përndjekja online kalon në botën fizike, duhet të njoftoni menjëherë policinë dhe të kërkoni mbrojtje.

Shihni edhe këto

burime

për përmirësimin e sigurisë dixhitale.

Fakte digjitale Fjalëkalimi Autentifikimi Llogari rikuperimi Telefon/Tabletë Vendndodhja Siguria Mbështetja Identitet Kompjuter/Laptop Padi penale Përndjekje