kërkimi


Etiketat Padi penale x Mbështetja x Israrlı Takip x Τηλέφωνο/Ταμπλέτα x Authentication x Fear x Safety x Media x

Akuza të rreme

Si rezultat i pabarazisë strukturore të pushtetit, akuzat e rreme, edhe nëse vërtetohen se janë rreme, kanë potencialin të shkaktojnë dëm serioz dhe afatgjatë të reputacionit të të akuzuarit.

Ky lloj sulmi mund të konsiderohet si një lloj presioni ndaj lirisë së shprehjes dhe është e vështirë të sigurohet mbrojtje në këtë rast.

Në rast se një akuzë e rreme rezulton se vë në rrezik sigurinë, duhet kërkuar mbrojtja sipas nenit 84 të Kodit Penal. Në këtë rast, prokurori dhe policia e kanë për detyrim të ndjekin, hetojnë dhe janë përgjegjës për mbrojtjen. Si palë paditëse, keni përgjegjësinë për mbledhjen e provave të nevojshme për ngritjen e padisë penale.

KËSHILLË: Shpjegoni me hollësi se si, pse dhe kur ndiheni të pasigurt dhe jepni detaje të shqetësimit për sigurinë e familjes dhe njerëzve të afërt. Këto detaje mund të jenë çelësi i suksesit kur bëhet fjalë për procedurat gjyqësore.

Në rastet kur akuzat e rreme shkaktojnë dëm psikologjik, ose dëmtim të reputacionit apo dinjitetit të personit, atëherë kompensimi mund të kërkohet duke përdorur procedurat ligjore civile. Para fillimit të kësaj padie, duhet të sigurohet identiteti i keqbërësit si dhe provat që vërtetojnë pretendimin e manipulimit të identitetit dhe dëmtimit të tij.

Dokumentoni dëmin që ju është shkaktuar nga akuzat e rreme. Nëse akuzat janë botuar në internet, kërkojini faqes apo platformës ta fshijë informacionin.

Nëse sasia e përmbajtjes së postuar është tepër e madhe dhe nuk mund të mblidhet, kërkojini miqve dhe familjes t’u ndihmojë me dokumentin e akuzave të rreme dhe raportojini ato në faqen e internetit apo në platforma.

Komentimi publik apo ngritja e akuzave është një tjetër mënyrë për të trajtuar sulmin, por bëni një vlerësim paraprak të rrezikut për të parë mundësitë e reagimeve negative dhe zmadhimin e akuzave të rreme.

Dëmi Raportoje në platformë Reputacion Taktikë Mbështetja Media Padi penale

Fyerje me provokime

Gjendur zakonisht në forumet në internet ose në diskutimet e stilit reddit, flaming (gjuha me provokime) i referohet përdorimit të gjuhës fyese, sharjeve dhe metodave të tjera të provokimit me qëllim marrjen e një përgjigjeje ose angazhimit me objektivin. Qëllimi përfundimtar është të shkaktojë poshtërim, turpërim dhe prishje të besueshmërisë së objektivit.

Ka një sërë metodash për të realizimin e këtij sulmi, ndaj mund të konsiderohen disa vepra penale si mekanizma për mbrojtjen.

Në rast se fyerja me provokim përfshin edhe kërcënim, sipas nenit 84 të Kodit Penal, “kanosja” përbën bazë ligjore për të kërkuar mbrojtje. Në këtë rast, prokurori dhe policia e kanë për detyrim të ndjekin, hetojnë dhe janë përgjegjës për mbrojtjen. Si palë paditëse, keni përgjegjësinë për mbledhjen e provave të nevojshme për ngritjen e padisë penale.

KËSHILLË: Shpjegoni me hollësi se si, pse dhe kur ndiheni të pasigurt dhe jepni detaje të shqetësimit për sigurinë e familjes dhe njerëzve të afërt. Këto detaje mund të jenë çelësi i suksesit kur bëhet fjalë për procedurat gjyqësore.

Nëse fyerja me provokim është ofenduese dhe mungesë respekti për nga natyra, mund të fillohen procedurat gjyqësore me anë të padisë ku të kërkohet identiteti i shkelësit.

Fyerja me provokim shpesh shoqërohet me një numër të madh mesazhesh anonime dhe komente të tjera që e ndërlikojnë edhe më shumë procesin e sigurimit të mbrojtjes ligjore.

Siguria fizike është përparësia më e madhe. Duhet të qëndroni në një vend të sigurt. Çaktivizoni opsionin e gjetjes së vendndodhjes në telefon, përfshirë edhe Google Maps apo aplikacione të tjera.

Përveç dokumentimit të fakteve, lidhuni me familjen, miqtë dhe partnerët për të marrë mbështetje. Nëse fyerja me provokim lidhet me punën që bëni, flisni me kolegët dhe punëdhënësin për të përgatitur një përgjigje që funksionin më mirë për ju.

Fyerja me provokim shpesh shoqërohet me një numër të madh mesazhesh dhe mund të krijojë tronditje, ndaj largohuni për pak kohë nga platformat dhe faqet ueb ku po ndodh abuzimi.


Reputacion Taktikë Mbështetja Gazetarë Media Padi penale