Manipulimi i identitetit ose keqpërdorimi i të dhënave personale është një
kërcënim serioz me pasoja mjaft të rënda. Edhe sikur objektivi të jetë një
person të dhënat e të cilit janë keqpërdorur apo të dikujt tjetër, dëmi
është i pallogaritshëm.
Për shkak të kompleksitetit dhe formave të ndryshme të kësaj kategorie
sulmi, është e vështirë të përcaktohet baza ligjore që ofron mbrojtjen më
të përshtatshme. Në rast mashtrimi të kryer duke përdorur kompjuterin që i
përket një personi tjetër dhe që rezulton me përfitime materiale ose
financiare për autorin, mund të bëhet kallëzim penal sipas nenit 143/b
(Mashtrim kompjuterik). Një vepër tjetër penale, mbledhja e paautorizuar e
të dhënave personale (neni 143/a), duhet të niset pas padisë të viktimës,
prandaj duhet të njihet identiteti i autorit.
Në rastet kur manipulimi i identitetit çon në dëm psikologjik, ose dëmtim
të reputacionit apo dinjitetit të personit, atëherë kompensimi mund të
kërkohet duke përdorur procedurat ligjore civile. Para fillimit të kësaj
padie, duhet të sigurohet identiteti i keqbërësit si dhe provat që
vërtetojnë pretendimin e manipulimit të identitetit dhe dëmtimit të tij.
Manipulimi i identitetit lidhet shpesh me mashtrimin financiar dhe vjedhje
në internet. Ka mënyra të ndryshme se si mund të mbroheni nga këto krime:
kufizoni sasinë e parave që mund të transferohen në një llogari tjetër, ose
që mund të tërhiqen nga bankomatet në të njëjtën kohë, përdorni të paktën
një sistem verifikimi me dy faktorë për futjen në të dhënat financiare dhe
shkatërroni kartat e vjetra bankare dhe karta të tjera identiteti me të
dhëna të ndjeshme.
Nëse jeni viktimë e manipulimit të identitetit, njoftoni menjëherë
policinë, institucionet financiare apo faqen e internetit ku keni llogaritë
dhe bllokoni përkohësisht llogaritë bankare apo kartat e komprometuara.
Mjete të rëndësishme të parandalimit dhe mbrojtjes janë vlerësimi në kohë i
riskut dhe higjiena digjitale.
Fakte digjitale
Fjalëkalimi
Autentifikimi
Llogari rikuperimi
Telefon/Tabletë
Dëmi
Reputacion
Identitet
Krimi kibernetik
Llogari përdoruesi
Kompjuter/Laptop
Rikuperim aksesi
Rivendosje sistemi
Padi penale