kërkimi


Etiketat Rikuperim aksesi x Uznemiravanje x Digitalna higijena x Report to platform x Password x Computer/Laptop x

Rivendos fjalëkalimin

Në rast se hasni probleme me aksesin e llogarisë dhe jeni të bindur se po fusni fjalëkalimin e saktë (kujdes se mos keni aktivizuar CAPS LOCK dhe ndryshuar formatin e gjuhës së tastierës), mund të rivendosni fjalëkalimin. Në pjesën më të madhe të platformave dhe shërbimeve online, kjo bëhet duke klikuar në linkun “Forgot your password” (Harrove fjalëkalimi) apo diçka e tillë, që ndodhet në faqen hyrëse.

Ndiqni udhëzimet në faqen “Harrove fjalëkalimin?”, por së pari duhet të keni akses në adresën e emailit/numrin e telefonit që është përdorur për të krijuar llogarinë. Nëse nuk keni akses në emailin ose nr. e telefonit, do t'ju duhet të përdorni llogarinë e rikuperimit (rezervë/backup) nëse ofruesi e ka këtë opsion. Përndryshe, llogaria do të mbetet e bllokuar dhe nuk do t’ju hapet më.

Ka shumë gjasa që ofruesi i shërbimit t’ju dërgojë një link nëpërmjet emailit apo një tjetër formë komunikimi për të rivendosur fjalëkalimin, gjë që do t’ju bëjë të mundur të krijoni një fjalëkalim të ri për llogarinë. Pas kësaj procedure, duhet të përdorni fjalëkalimin e ri për të hyrë në llogarinë tuaj.


Fjalëkalimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Llogari përdoruesi Rikuperim aksesi

Pyetjet e sigurisë

Një tjetër metodë për të rihapur llogarinë është t’i përgjigjeni pyetjeve të sigurisë, në rast se e keni aktivizuar këtë opsion në konfigurimin e sigurisë së llogarisë. Megjithatë, disa kompani shërbimi online e kanë braktisur opsionin e pyetjeve të sigurisë për shkak të inefikasitetit (mund të merren me mend lehtë, etj.). Nga ana tjetër, njerëzit nuk i ndryshojnë përgjigjet e këtyre pyetjeve për vite me radhë apo thjesht i harrojnë, sepse nuk i përdorin shpesh ato.

Megjithatë, nëse pyetjet e sigurisë janë një opsion për rikuperimin e llogarisë, përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të mbahen në një vend të sigurt, duhet të mos jenë informacion publik, apo diçka që mund të hamendësohet lehtë (p.sh., “Çfarë ushqimi ju pëlqen më shumë?”).


Fjalëkalimi Higjiena digjitale Llogari përdoruesi Rikuperim aksesi

Kontrollo shfletuesin për fjalëkalimet e ruajtura në të

Shfletuesit modernë (si Firefox, Chrome, Edhe) kanë opsionin e ruajtjes automatike të fjalëkalimeve, që të mos ta fusni sa herë aksesoni llogarinë. Megjithatë, një gjë e tillë nuk rekomandohet dhe duhet të përdorni programe të veçanta për administrimin e fjalëkalimeve, si KeePass, KeePassXC apo Bitwarden.

Në rast se nuk futeni dot duke shkruar fjalëkalimin, kontrolloni shfletuesin nëse ka ruajtur automatikisht ndonjë fjalëkalim dhe përdoreni atë për të hapur llogarinë. Këshillohet që ta kopjoni dhe vendosni fjalëkalimin dhe mos ta shkruani nga tastiera për të shmangur gabimet.


Fjalëkalimi Higjiena digjitale Shfletuesi Rikuperim aksesi

Rivendos të dhënat

Në varësi të të dhënave që nuk mund të akesoni, duhet të përpiqeni të rivendosni skedarët nga një kopje rezervë. Sigurohuni që skedarët të kopjohen rregullisht dhe që të keni akses te kopjet rezervë në rast se ato mbahen në ndonjë shërbim cloud (p.sh. Google Drive, Dropbox, OneDrive).

Në rast se sistemi operativ i pajisjes ka pësuar dëmtime serioze që ndikojnë në performancën e tij, këshillohet ta riktheni atë në konfigurimin e fundit kur pajisja ishte plotësisht funksionale. Windows ka opsionin “

System Restore

”, në MacOS mund të përdoret

Time Machine

, ndërsa për sistemet Linux ka

shumë mjete që bëjnë të mundur rikthimin e kopjes rezervë

.

Kopje rezervë e të dhënave Rikuperim aksesi Cloud Rivendosje sistemi

Kërko për programe të gatshme dekriptimi

Një nga problemet më të mëdha të sigurisë dhe format e krimit kibernetik sot është ransomware (viruse haraçi). Kjo formë malware kripton të gjitha dokumentet, kështu që skedarët nuk mund të hapen pa kodin e deshifrimit. Keqbërësi më pas kërkon pagesë (haraç) në kriptomonedhë për t’i dhënë viktimës kodin e deshifrimit të dokumenteve, zakonisht brenda një periudhe të shkurtër kohore me qëllim që t’i ushtrojë më shumë presion atij.

Në rast se bëheni objektiv i ransomware, këshilla e përgjithshme është të mos paguani, pasi nuk ka asnjë garanci që do të merrni vërtet çelësin e saktë të deshifrimit. Po ashtu, pagesat inkurajojnë përpjekje të mëtejshme të krimit kibernetik. Mund të përpiqeni të gjeni një mjet deshifrimi duke bazuar në llojin e ransomware. Për shembull,

No More Ransom

është një nismë që u ofron qytetarëve mjete deshifrimi falas për shumë forma të ransomware.

Kriptimi Malware Dëmi Rikuperim aksesi

Programe për rikuperim të dhënash

Në rast se të humbasin ose të fshihen aksidentalisht skedarët dhe nuk keni asnjë kopje rezervë, ka mjete për rikuperimin e të dhënave që mund t'ju ndihmojnë. Nëse të dhënat nuk janë fshirë me një program të avancuar si Eraser, mjetet konvencionale të rikuperimit të të dhënave mund t’ju ndihmojnë të rikuperoni skedarët.

Recuva

është një program për rikuperimin e të dhënave për Windows, i cili ka versione falas dhe me pagesë. Për një përdorues mesatar, opsioni falas duhet të jetë më se i mjaftueshëm për rikthimin e skedarëve të fshirë dhe funksionon edhe me kartat e memories, disqet e jashtme dhe disqet USB.

Disk Drill

është një tjetër mjet rikuperimi me version pa pagesë që funksionon për edhe për MacOS edhe për Windows.

Aplikacione Rikuperim aksesi

Manipulimi i identitetit

Manipulimi i identitetit ose keqpërdorimi i të dhënave personale është një kërcënim serioz me pasoja mjaft të rënda. Edhe sikur objektivi të jetë një person të dhënat e të cilit janë keqpërdorur apo të dikujt tjetër, dëmi është i pallogaritshëm.

Për shkak të kompleksitetit dhe formave të ndryshme të kësaj kategorie sulmi, është e vështirë të përcaktohet baza ligjore që ofron mbrojtjen më të përshtatshme. Në rast mashtrimi të kryer duke përdorur kompjuterin që i përket një personi tjetër dhe që rezulton me përfitime materiale ose financiare për autorin, mund të bëhet kallëzim penal sipas nenit 143/b (Mashtrim kompjuterik). Një vepër tjetër penale, mbledhja e paautorizuar e të dhënave personale (neni 143/a), duhet të niset pas padisë të viktimës, prandaj duhet të njihet identiteti i autorit.

Në rastet kur manipulimi i identitetit çon në dëm psikologjik, ose dëmtim të reputacionit apo dinjitetit të personit, atëherë kompensimi mund të kërkohet duke përdorur procedurat ligjore civile. Para fillimit të kësaj padie, duhet të sigurohet identiteti i keqbërësit si dhe provat që vërtetojnë pretendimin e manipulimit të identitetit dhe dëmtimit të tij.

Manipulimi i identitetit lidhet shpesh me mashtrimin financiar dhe vjedhje në internet. Ka mënyra të ndryshme se si mund të mbroheni nga këto krime: kufizoni sasinë e parave që mund të transferohen në një llogari tjetër, ose që mund të tërhiqen nga bankomatet në të njëjtën kohë, përdorni të paktën një sistem verifikimi me dy faktorë për futjen në të dhënat financiare dhe shkatërroni kartat e vjetra bankare dhe karta të tjera identiteti me të dhëna të ndjeshme.

Nëse jeni viktimë e manipulimit të identitetit, njoftoni menjëherë policinë, institucionet financiare apo faqen e internetit ku keni llogaritë dhe bllokoni përkohësisht llogaritë bankare apo kartat e komprometuara.

Mjete të rëndësishme të parandalimit dhe mbrojtjes janë vlerësimi në kohë i riskut dhe higjiena digjitale.


Fakte digjitale Fjalëkalimi Autentifikimi Llogari rikuperimi Telefon/Tabletë Dëmi Reputacion Identitet Krimi kibernetik Llogari përdoruesi Kompjuter/Laptop Rikuperim aksesi Rivendosje sistemi Padi penale