kërkimi


Etiketat Aplikacione x Cloud x Computer/Laptop x

Kriptimi i diskut

Kriptimi është procesi i mbrojtjes së të dhënave me një shifër të ndërlikuar, duke e gërshetuar atë në mënyrë që të mund të dekriptohet (deshifrohet) vetëm me një fjalëkalim ose çelës (kod), ndonjëherë duke kërkuar një faktor shtesë autentifikimi, p.sh. një certifikatë dixhitale. Kriptimi i disqeve të ngurtë dhe pajisjeve të lëvizshme, si memoriet USB, rekomandohet veçanërisht për njerëzit që punojnë me informacione konfidenciale, kryesisht gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

VeraCrypt është një program pa pagesë për shumë platforma (Windows, Linux, MacOS X) dhe me burim të hapur për kriptimin e diskut me opsione të avancuara. Mund të përdoret për të kriptuar vetëm skedarë të caktuar, ndarje (particione) të tëra të hard diskut, disqe të lëvizshme, si dhe një ndarje (particion) ose njësia ku është instaluar Windows ( autentifikimi para nisjes ).

Cryptomator

bën të mundur kriptimin e skedarëve që ruhen në hapësirën cloud për shërbime të tilla si Dropbox ose Google Drive. Skedarët kriptohen brenda një kasaforte të sigurt, që më pas ruhet me ofruesit e shërbimeve cloud, të cilët nuk mund t’i qasen të dhënave. Cryptomator është program me burim të hapur dhe i disponueshëm për Windows, Linux, MacOS X dhe platformat celulare (iOS, Android).

Higjiena digjitale Aplikacione Kriptimi Rrjedhje të dhënash Cloud

Qendra e të dhënave dhe ruajtja në ‘cloud’

Decentralizimi i sistemit, si masë për mbrojtjen fizike, është caktuar si kusht kryesor për sigurinë e tij. Rekomandohet që të dhënat të mos ruhen në të njëjtën pajisje nga e cila dërgohen në rrjet ose në të cilën përpunohen. Ka disa mënyra për të ruajtur sasi të mëdha të dhënash. Mënyra më e thjeshtë është ruajtja e të dhënave në një hard disk të jashtëm. Hard disqet e jashtme me performancë relativisht të mirë janë të përballueshme për nga çmimi, por ky lloj hardueri kompjuterik nuk ka një mekanizëm të integruar duplikimi. Kjo do të thotë që në rast të një defekti, pjesa më e madhe e të dhënave në atë disk do të humbasin përgjithmonë. Nga ana tjetër, disqet e jashtme nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me internetin dhe janë aktivë vetëm kur lidhen me një kompjuter, kështu që mund të thuhet se janë relativisht të sigurt. Ruajtja e të dhënave në një hard disk të jashtëm do të thotë që të dhënat mbeten në zyrat qendrore të organizatës.

Nga këndvështrimi i rrezikut të humbjes së të dhënave, marrja me qira e hapësirës së ruajtjes në një server cloud është një mënyrë shumë më e mirë për të ruajtur të dhëna të rëndësishme. Cloud computing është një teknologji interneti e bazuar në përdorimin në distancë të burimeve (kalimi i të dhënave, hapësira e ruajtjes, memoria e punës, etj.) dhe shkëmbimi i tyre ndërmjet aplikacioneve dhe përdoruesve të shumtë. Cloud mund të jetë privat, publik ose hibrid. Shërbimet Cloud përdorin teknologjinë RAID (Redundant Array of Independent Disks – grupi rezervë i disqeve të pavarur) bazuar në modelin e përdorimit sinkronizues të disqeve të shumëfishta për ruajtjen e të dhënave, ku çdo e dhënë ndodhet në të paktën dy disqe, gjë që redukton ndjeshëm rrezikun në rast defekti të njërës pajisje. Disa zgjidhje për ruajtjen në cloud janë Google Drive , Dropbox, OneDrive, SpiderOak, Tresorit, etj. Megjithatë, në rast të të dhënave sensitive, nuk rekomandohet që këto të dhëna të ruhen në pajisjet e njerëzve të tjerë,

Mënyra e tretë e ruajtjes së të dhënave është të krijohet një mini qendrën të dhënash në të cilën do të ruhen të gjitha të dhënat me rëndësi për organizatën. Pajisjet për këtë qëllim varen nga nevojat. Ka një sërë zgjidhjesh të gatshme që janë më të lira dhe mund t’i japin zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje. Kështu, të dhënat do të mbeten brenda hapësirës fizike të organizatës dhe aplikimi i teknologjisë RAID do të ulë rrezikun e humbjes dhe vjedhjes së të dhënave. Një nga zgjidhjet e gatshme të qendrës së të dhënave është

Drobo

.

Server Aplikacione Cloud