Fyerje me provokime

Fyerje me provokime (flaming)

Gjendur zakonisht në forumet në internet ose në diskutimet e stilit reddit, flaming (gjuha me provokime) i referohet përdorimit të gjuhës fyese, sharjeve dhe metodave të tjera të provokimit me qëllim marrjen e një përgjigjeje ose angazhimit me objektivin. Qëllimi përfundimtar është të shkaktojë poshtërim, turpërim dhe prishje të besueshmërisë së objektivit.

Përpara se të njihej si mjet për ngacmimin dhe abuzimin dixhital, flaming ishte diçka normale dhe pjesë përbërëse e komunikimit në internet në forume të mbyllura dhe dhoma bisedash.

Për disa njerëz që kanë qenë objekt i dhunës online, në vend që të hiqnin dorë nga bota online, ata zgjodhën t’i përgjigjen me më shumë fjalë dhe me rritje të angazhimit. Të flasësh hapur për një përvojë abuzimi online (duke shtuar këtu përdorimin e mekanizmave institucionalë ose alternativë të mbrojtjes), mund të jetë me dobi për disa arsye. Përcaktimi me emër dhe turpërimi i abuzuesit dhe denoncimi i tij në publik mund të jetë një tjetër mekanizëm mbrojtjeje, sepse ju ndihmon të rifitoni ndjesinë e kontrollit dhe ju jep fuqi për të ndihmuar të tjerët me përvoja të ngjashme si dhe rrit ndërgjegjësimin e publikut për dhunën dixhitale. Teksa publiku i gjerë mëson shtrirjen dhe objektin e abuzimit online, ata do të njohin efektet e tij negative në shoqëri dhe, me shpresë, do të kërkojnë nga institucionet shtetërorë që të ndërhyjnë. Nëse keni zgjedhur këtë rrugë, përpiquni të përqendroheni në ndarjen e përvojës suaj dhe ndikimeve që ka sulmi në nivel personal dhe në komunitet.

Lexoni më shumë se si diskutimet në internet kthehen në debate të rrezikshme: https://www.lifewire.com/what-is-flaming-2483253

Nuk është e pamundur të identifikohet personi që qëndron pas abuzimit online. Monitorimi i rregullt i abuzimit ndihmon edhe në dokumentimin e gjurmëve dixhitale që lënë pas autorët. Duke përdorur këto të dhëna, dhe me ndihmën e miqve, ekspertët e sigurisë dixhitale, gazetarëve investigativë dhe me pak fat, mund të jetë e mundur të identifikohen individët ose grupet përgjegjëse për abuzim. Hidhini një sy këtij shembulli të mrekullueshëm nga

Qendra e për Gazetarinë Investigative në Amerikën Latine

- kur bashkëpunimi rezultoi në zbulimin se një grup politikanësh ishin përgjegjës për sulmet online në të gjithë kontinentin.

Taktikë Mbështetja Presion Strategji novatore