Fjalëkalimet

Krijo një fjalëkalim të fortë

Kur të krijosh fjalëkalimin, sigurohu që të jetë i veçantë, d.m.th., të përdoret vetëm për një llogari apo pajisje, të jetë i gjatë dhe i ndërlikuar.

Përdorimi i të njëjtit fjalëkalim për shumë adresa/llogari është me rrezik. Nëse kompromentohet një llogari, edhe të tjerat që përdorin të njëjtin fjalëkalim janë në rrezik.

Krijimi i një fjalëkalimi të gjatë (me mbi 10 apo edhe me mbi 20 karaktere, sa më i gjatë, aq më mirë) e bën më të vështirë thyerjen e tyre. Duhen përdorur lloje të ndryshme karakteresh dhe simbolesh, si numra, germa të MËDHA dhe të vogla, apo karaktere të veçantë ([email protected]*).

Mos përdorni krijues automatikë fjalëkalimesh online apo programe të tipit “sa i sigurt është fjalëkalimi im”. Nuk mund të dimë se kush qëndron pas tyre dhe në dorë të kujt mund të përfundojë fjalëkalimi.

Rekomandohet me prioritet që për llogarinë të konfigurohet

autentifikimi me shumë faktorë

, nëse shërbimi apo platforma e kanë këtë opsion.Kjo përbën një mënyrë tjetër mbrojtjeje, duke qenë se për të hyrë në llogari kërkohet një hap i mëtejshëm, zakonisht një kod që vjen me SMS ose nga një aplikacion si Google Authenticator (Verifikimi me Google).

Fjalëkalimi Autentifikimi Higjiena digjitale Aplikacione