politika e privatësisë


Kjo Politikë Privatësie aplikohet për informacionin që mblidhet gjatë kohës që përdorni “Instrumenti i Sigurisë Kibernetike” në faqen https://toolkit.sharecert.rs.

Fondacioni SHARE, me adresë Kapetan Mišina 6a, Zyra 31, Beograd, Serbi, është kontrollori i të dhënave për sa i përket të dhënave tuaja personale.

Ne nuk i përpunojmë të dhënat personale të përdoruesve tanë. Ne përdorim vetëm mjete analitike që përpunojnë të dhënat anonime.

Të dhënat tuaja personale të ofruara përmes formularit online për raportimin e incidenteve kanë informacione të detyrueshme dhe jo të detyrueshme. Informacionin e detyrueshëm nga një adresë emaili e përdorim për t’ju kontaktuar në lidhje me incidentin e raportuar. Informacionin jo të detyrueshëm që na jepni sipas dëshirës (emri, organizata, pozicioni, adresa, numri i telefonit) e përpunojmë në mënyrë që ta vendosim dhe ta analizojmë rastin në kontekst, ose për të komunikuar me ju nëse incidenti ka nevojë për sqarime të mëtejshme. Baza ligjore për përdorimin e të dhënave tuaja personale për këto qëllime është interesi ynë legjitim për të organizuar punën për incidentet e raportuara.

Të gjitha të dhënat personale të mbledhura përmes formularit do të fshihen brenda gjashtë muajve nga dita kur raportuat rastin.

Ne nuk i ndajmë me askënd të dhënat personale që mbledhim dhe as nuk i transferojmë ato jashtë vendit.

Në përputhje me ligjet në fuqi, ju keni të drejtat e mëposhtme për sa i përket përpunimit të të dhënave tuaja personale:

  • E drejta për t’u informuar, për të aksesuar dhe për të marrë një kopje – mund të kërkoni një kopje të të dhënave tuaja personale dhe çdo informacion tjetër që lidhet me përpunimin e të dhënave tuaja personale.
  • E drejta për korrigjim – mund të kërkoni që informacioni i pasaktë që ne përpunojmë të korrigjohet.
  • E drejta e fshirjes – mund të kërkoni që të dhënat tuaja të fshihen, sipas dispozitave ligjore.
  • E drejta për kufizim – mund të kërkoni kufizimin ose pezullimin e përdorimit të të dhënave tuaja, sipas dispozitave ligjore.
  • E drejta për të kundërshtuar – mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale, kur një përpunim i tillë mbështetet në një interes të ligjshëm.

Keni të drejtë të bëni edhe një ankimim tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Komisioneri për Informacionin e Rëndësisë Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Adresa: Bulevar kralja Aleksandra 15
E-mail: [email protected]
Faqja ueb: https://www.poverenik.rs/en/

Nëse keni pyetje të tjera për sa i përket përdorimit të të dhënave personale, mund të na kontaktoni nëpërmjet email: [email protected]