Hyrja tek aplikacionet dhe tek të dhënat që ndodhen fizikisht në sistem (në
organizatë, redaksi, etj.) është e mundur, sipas lejeve përkatëse, nga një
kompjuter kudo në botë. Në këtë mënyrë lehtësohet ndjeshëm puna, shkurtohet
koha e nevojshme për përpunimin e të dhënave dhe mundësohet pjesëmarrja në
procesin e punës që bëhet në terren.
Nga pikëpamja e sigurisë, puna në distancë ka të meta serioze. Krijimi i
lidhjes mes rrjetit ose serverit në sistem dhe kompjuterit të jashtëm hap
mundësinë e sulmeve MitM (
Man in the Middle - Njeriu në mes
). MitM [MitM] është një lloj sulmi teknik në të cilin klienti dhe serveri
nuk janë domosdoshmërisht në rrezik, por hakeri përdor të defektet e
lidhjes për të hyrë në komunikimin mes tyre dhe për të kryer vjedhjen e të
dhënave.
Një mënyrë e sigurt për të punuar në distancë është lidhja nëpërmjet VPN
(Rrjetit Virtual Privat). Është shërbim që krijon një tunel të veçantë mes
dy kompjuterëve në rrjetin publik, i cili është i kriptuar posaçërisht për
mbrojtje. Nga disa lloje rrjetesh private virtuale, më i sigurt është
përdorimi i të ashtuquajturit TSL (Transport Layer Security Protocol –
Protokolli i Sigurisë së Shtresës së Transportit). Një nga programet më të
mira të zbatimit të VPN në nivel organizate është OpenVPN.
Si alternativë,
organizatat jofitimprurëse mund të zgjedhin të përdorin G Suite
, d.m.th. paketën e produktivitetit të Google, e cila përfshin disa
instrumente dhe produkte të njohura (Gmail, Google Drive, Google Calendar,
etj.). Megjithatë, duhet të theksohet se modeli i biznesit i Google bazohet
në profilizimin e përdoruesit dhe analizën e të dhënave personale të
mbledhura nga përdoruesit e tij.
Adresa IP
Higjiena digjitale
Kriptimi