Pavarësisht zhvillimit të formave më moderne të komunikimit, emaili ka
mbetur një nga zgjidhjet më të përdorura në komunikimet zyrtare përmes
internetit. Prandaj, sasi të mëdha informacioni të rëndësishëm dhe të
ndjeshëm transmetohen ende me email. Nga ana tjetër, teknologjia që qëndron
pas email-it nuk është plotësisht e sigurt. Ajo ka shumë të meta për sa i
përket sigurisë dhe përdoruesit nuk kanë kontroll se kush mund t’i marrë
këto meta të dhëna dhe përmbajtjen e komunikimit përmes postës elektronike,
veçanërisht kur përdorin shërbimet e postës elektronike. të tilla si Gmail,
Outlook.com, Yahoo Mail, etj.
Email-et mund të kodohen duke përdorur
PGP (Pretty Good Privacy)
, i cili bazohet në
kriptografinë e çelësit publik
. Duhet të gjeneroni një çift çelësash - një çelës publik të cilin e ndani
me të tjerët dhe një çelës privat që e mbani sekret - në mënyrë që të
shkëmbeni emaile të koduara me korrespondentët.
Nëse përdorni një shërbim emaili si Gmail ose Outlook, mund të kriptoni
komunikimin duke përdorur Thunderbird, një klient
email me burim të hapur me
aftësi të integruara OpenPGP
, ose duke përdorur shtesën e shfletuesit Mailvelope që
funksionon me shërbimet e njohura webmail. Duke përdorur këto mjete, mund
të krijoni lehtësisht një çift çelësash për kriptimin e emailit, ose të
importoni çelësat ekzistues të kriptimit.
Megjithatë, ka shërbime email, si ProtonMail ose Tutanota, të cilët kodojnë
automatikisht mesazhet email kur ato dërgohen mes përdoruesve të tyre si
dhe ofrojnë forma të tjera për të dërguar email të kriptuar tek ata
përdorues që kanë shërbime email nga të tjerë.
Telefon/Tabletë
Aplikacione
Kriptimi
Kompjuter/Laptop