Aspekte shumë të rëndësishme të administrimit të infrastrukturës
organizative janë emri i domeinit dhe hostimi, d.m.th. në cilin server
hostohen faqet e internetit të organizatës dhe me cilin regjistrues është
regjistruar emri i domeinit.
Ka zgjedhje të shumta që mund të bëhen gjatë regjistrimit të një emri
domeini (p.sh. organisation.org) dhe mund të bëhet relativisht lirë dhe
lehtësisht në internet, në varësi të nevojave të organizatës. Zakonisht
emrat e domeinit regjistrohen çdo vit dhe regjistrimi duhet të rinovohet
rregullisht.
Organizatat mund të zgjedhin lloje të ndryshme të demeineve të nivelit të
lartë, d.m.th., pjesa fundore e URL dhe më të zakonshmet janë:
-
Kodi i shtetit (ccTLD) që shoqërohen me një vend të caktuar, me një
rajon, apo territor, si .de, .al, .it.
-
E përgjithshme (gTLD), që lidhet me nocionet e përgjithshme: .com,
.net, .org;
-
E sponsorizuar (sTLD), që rezervohet për lloje të veçanta
regjistruesisht, si organe shtetërore apo organizata ndërkombëtare:
.gov, .int, .aero.
Kur regjistrojmë një domein, ekziston edhe opsioni i mbrojtjes së domenit
Whois, në mënyrë që të dhënat e regjistruesit (emri, adresa, kontaktet...)
të mos shfaqen në kërkimet të tipit Whois. Megjithatë, për organizata si
ato mediatike, rekomandohet transparenca e domenit.
Kur regjistrojmë një domein, ekziston edhe opsioni i mbrojtjes së domenit
Whois, në mënyrë që të dhënat e regjistruesit (emri, adresa, kontaktet...)
të mos shfaqen në kërkimet të tipit Whois. Megjithatë, për organizata si
ato mediatike, rekomandohet transparenca e domenit.
-
Hostimi brenda vendit
-
Mund të inspektohet drejtpërsëdrejti cilësia dhe siguria e
hapësirave të serverit të ofruesit të shërbimit;
-
Nivel më i lartë i gatishmërisë së ekipit teknik që nuk varet
vetëm tek raportimi dhe komunikimi online;
-
Likuiditeti dhe reputacioni i shërbimit të hostimit mund të
kontrollohet me komunitetin vendas;
-
Për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale nuk
aplikohen dot dispozitat ligjore;
-
Nëse një faqe e krijuar për audiencën vendase ndodhet nën
sulmet DDoS [DDoS] që bëhen nga jashtë (gjë që ndodh shumë
shpesh), faqja mund të mbetet ende në punë dhe hapet lehtë nga
përdoruesit vendas duke bllokuar përkohësisht adresat IP të
huaja.
-
Hostimi jashtë vendit
-
Serveri ku hostohet faqja është jashtë juridiksionit të
autoriteteve shtetërore të vendit ku ndodhet organizata;
-
Legjislacioni i vendit të organizatës nuk aplikohet për
hostimin, ndaj procedurat ligjore dhe administrative në lidhje
me përmbajtjen e hostuar mund të jenë të ndërlikuara dhe të
pasigurta.
Për sa i përket aspekteve teknike të hostimit, kemi katër lloje:
-
Hostimi i përbashkët është hostim i bazuar në parimin e përdorimit
bashkërisht të burimeve. Faqe të ndryshme në një server të
përbashkët përdorin bashkërisht procesorin, gjerësinë e valës,
hapësirën në disk, e kështu me radhë. Kjo do të thotë që nëse një
nga faqet në hostin e përbashkët ka rritje të numrit të kërkesave
për akses, do të ndikohet edhe performanca e faqeve të tjera të
hostuara në atë server;
-
Serveri Virtual Privat (VPS) është hostimi ku secili ka burimet e
veta. Teknikisht, në një server fizik krijohen shumë serverë
virtualë dhe secili prej tyre ka burime të caktuara që nuk i ndan
me të tjerët. Gjithashtu, nëse një nga serverët virtualë sulmohet,
integriteti i serverëve të tjerë nuk cenohet;
-
Serveri i dedikuar është një lloj hostimi ku përdoruesit i caktohet
e drejta ekskluzive për të hyrë në pajisje dhe për ta përdorur atë
për çdo qëllim. Në serverin e dedikuar, pajisjet virtuale mund të
konfigurohen dhe përdoren për qëllime të ndryshme, si p.sh. hostimi
i faqes ueb, email, ruajtja e të dhënave;
-
Hostimi në cloud është hostimi në disa serverë të lidhur për të
funksionuar si një i vetëm, gjë që kontribuon në decentralizimin e
sistemit, dhe kështu ka integritet më të mirë. Në rast të dëmtimit
të një prej serverëve, të tjerët marrin përsipër rolin e tij,
kështu që problemi nuk do të ndikojë në funksionimin e faqes.
Hostimi i përbashkët nuk rekomandohet në rastet kur faqja ka përmbajtje
aktive që ndryshon relativisht shpesh dhe kur numri i vizitorëve ndryshon
vazhdimisht. Hostimi i dedikuar dhe hostimi në cloud janë zgjidhje më të
mira, por çmimi i tyre është paksa më i lartë. Së fundi, zgjedhja e
opsionit varet nga vetë nevojat e organizatës.
Mbështetja teknike është një nga aspektet më të rëndësishme të shërbimit të
hostimit, sepse në rast se diçka nuk shkon mirë, ky shërbim është kontakti
i parë që duhet të jetë plotësisht bashkëpunues për të zgjidhur problemin
sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshillohet të zgjidhet një kompani,
shërbimi i mbështetjes teknike të së cilës funksionon 24 orë në 7 ditë të
javës.
Edhe pse e gjithë përmbajtja dhe trafiku në internet janë praktikisht
virtualë, baza e të gjithave janë ende makineritë e vjetra të mira. Kjo
është arsyeja pse është e rëndësishme të verifikohet se çfarë lloj hardueri
përdor kompania e hostimit.
Së fundi, specifikimet teknike të paketës së hostimit janë tipari më i
rëndësishëm dhe është mirë që ato të jenë të shkallëzueshme, pra të mund të
përshtaten dhe të shtohen në përputhje me nevojat në ndryshim të
organizatës.
Hostimi i mirë nënkupton edhe decentralizimin. Nuk rekomandohet që i njëjti
server të përdoret edhe për të hostuar faqen edhe si server email apo
qendër të dhënash. Serveri ueb duhet të jetë i aksesueshëm nga interneti
publik, ndërkohë që hyrja në qendrën e të dhënave nëpërmjet internetit
publik do të ishte problem serioze sigurie. Nëse del nevoja për të aksesuar
nga distanca të dhënat e ruajtura në qendrën e të dhënave, është më mirë të
përdoret shërbimi VPN.
Server
Sajti
Hostim
Cloud