Sulmet me objektiv të caktuar, që zgjasin në kohë, me intensitet të lartë,
që shkaktojnë dëm, duke shfrytëzuar qëllimisht dobësitë. Ngacmimi është
sulm ndaj dinjitetit njerëzor, reputacionit dhe privatësisë, me qëllim
heshtjen dhe/ose kufizimin e pjesëmarrjes dixhitale të objektivit.
Ky është një term ombrellë që mbulon akte të ndryshme: nga kërcënimet me
objekt të qartë seksual deri në shkallë të ndryshme të pushtimit të
privatësisë.
Struktura e ekosistemit dixhital do të thotë që sulmet mund të vijnë nga
një person dhe nëpërmjet një platforme, por që përhapen nëpërmjet
autorëve/platformave të tjera si sulm kibernetik. Ngacmimi online, siç e
shohim në një platformë, shpesh shpërndahet shumë më gjerësisht, dhe për
këtë arsye, ka potencialisht më shumë ndikim.
Është me rëndësi tejet të madhe të kuptohet se një person që bëhet objekt i
abuzimit online nuk duhet fajësuar në asnjë mënyrë: dhuna nuk mund të
justifikohet në asnjë formë. Nëse viheni në shënjestër të çfarëdo lloj
dhune dixhitale, ju nxisim të kërkoni mbështetje tek rrjetet tuaja
mbështetëse - kryesisht miqtë, familja, që mund t’ju kuptojnë ju dhe e dinë
si ndiheni. Qëndroni pak kohë larg vendeve ku keni përjetuar ngacmimet dhe
kërkojini njerëzve të besueshëm të kontrollojnë llogaritë, emailet dhe t’ju
përditësojnë me të rejat e fundit për sulmin, ose t’ju ndihmojnë të
dokumentoni me prova dixhitale abuzimin.
Në rastin e ngacmimeve kibernetike – me gjasa me një volum të madh
mesazhesh, në platforma dhe kanale të shumta komunikimi - mbështetja
emocionale dhe ndihma praktike nga miqtë dhe familja është element kyç për
rifitimin e ndjesisë së sigurisë.
Mekanizmat më efektivë të parandalimit janë që kanë një bazë të gjerë
sigurie, përfshirë këtu sigurinë fizike, mendore dhe dixhitale (me fokus të
veçantë tek higjiena e qëndrueshme dixhitale). Për sa kohë që higjiena
dixhitale dhe parimet gjithëpërfshirëse të sigurisë nuk bëhen rutinë, është
me rëndësi të jashtëzakonshme që të bëhen vlerësime të rregullta të
rrezikut, të tilla si vlerësimi i shkeljes së mundshme - kur ka ndodhur,
pse dhe nga kush? Nëse është e mundur, duhet t’i kërkohet punëdhënësit t’ju
lidhë me një terapist, këshillim ligjor ose përfaqësues gjykate nëse është
e nevojshme.
Ekziston përherë opsioni i heqjes dorë nga mediat sociale për një periudhë
të caktuar kohe, por duke pasur parasysh varësinë tonë nga këto platforma,
kjo është një strategji që është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Më
mirë do të ishte të reduktonit kohën që shpenzoni në këto platforma dhe të
rrini me njerëz që i besoni. Gjëja më e rëndësishme është të kujdeseni për
veten dhe të përballoni ndjenjat, apo edhe t’i dhuroni vetes disa ditë
qëndrimi në shtrat mbuluar me batanije, pa bërë asgjë.
Kur të ndiheni gati, mund të punoni për të përmirësuar sigurinë dhe
higjienën tuaj dixhitale. Kontrolloni udhëzuesin e sigurisë online
DIY
dhe
ZEN
dhe artin e krijimit të teknologjisë për ju. Nëse jeni gazetar, provoni
edhe kursin
Totem
për mbrojtjen online. Nëse doni të mësoni më shumë
OnLine sos
është një vend i shkëlqyer nga ku ta filloni si dhe
Feminist frequency
, një përmbledhje e hollësishme e mekanizmave të ndryshëm të ndihmës për
vetveten.
Fakte digjitale
Higjiena digjitale
Siguria
Mbështetja
Ngacmim seksual
Pornografi
Frikë
Punëdhënës