kërkimi


Etiketat Fakte digjitale x Siguria x Fjalëkalimi x Tactic x Reputation x Block user x Digital evidence x

Përndjekja

Procesi i ndjekjes së vazhdueshme dhe të zellshme të aktivitetit të dikujt në internet. Përkufizimi i përndjekjes mund të zbatohet nëse ndjekësi ose objektivi e njohin njëri-tjetrin personalisht ose jo. Gjurmët dixhitale, të dhënat dhe treguesit e tjerë të pjesëmarrjes sonë që shfaqen në platformat e mediave sociale dhe në faqet e tjera online e kanë bërë përndjekjen në hapësirën dixhitale një detyrë shumë më të lehtë. Ashtu si në botën fizike, pasojat për individin që është objektivi mund të ndryshojnë, por mund të përfshijnë një rritje të ndjenjës së pasigurisë, frikës dhe perceptimit të një pushtimi të privatësisë.

Përndjekja, sipas Kodit Penal, klasifikohet si vepër penale (neni 121/a), që përcakton dënime jo vetëm për veprën e përndjekjes, por edhe për grumbullimin e paligjshëm të të dhënave personale të dikujt tjetër, si vepër penale paraprake, para nisjes të përndjekjes. Megjithatë, neni përcakton se për t’u konsideruar si përndjekje, incidenti(et) duhet të ndodhin për një periudhë të caktuar kohe. Intensiteti i ndjekjes dhe pasojat e përjetuara nga viktima nuk janë të një rëndësie të madhe, por mund të merren parasysh nga gjykata gjatë procesit penal.

Nëse rastet e përndjekjes nuk plotësojnë kohën e përcaktuar në nenin 121/a të Kodit Penal, atëherë edhe nga Kreu II i Kodit Penal mund të ofrohet mbrojtje ndaj akteve që mbjellin frikë për sigurinë e dikujt.

Në këtë rast, prokurori dhe policia e kanë për detyrim të ndjekin, hetojnë dhe janë përgjegjës për mbrojtjen. Si palë paditëse, keni përgjegjësinë për mbledhjen e provave të nevojshme për ngritjen e padisë penale.

Është më e lehtë se kurrë për të bërë mbikëqyrje private të hapësirave publike dixhitale duke përdorur një sërë metodash të ndryshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kontrolloni pajisjet e teknologjisë (telefonat, kompjuterët, etj.) për të parë nëse opsionet (p.sh. vendndodhja, privatësia) janë të mbrojtura mirë (fikja e gjetjes së vendndodhjes, etj.) dhe të jenë të kufizuar në aftësinë e tyre për të shkëmbyer të dhënat private.

Ashtu si me të gjitha llojet e sulmeve, personat që bëhen viktima të përndjekjes duhet të informojnë miqtë, familjen, partnerët dhe kolegët për këto ngacmime, kështu që duhet të keni një rrjet më të madh mbështetjeje. Nëse përndjekja online kalon në botën fizike, duhet të njoftoni menjëherë policinë dhe të kërkoni mbrojtje.

Shihni edhe këto

burime

për përmirësimin e sigurisë dixhitale.

Fakte digjitale Fjalëkalimi Autentifikimi Llogari rikuperimi Telefon/Tabletë Vendndodhja Siguria Mbështetja Identitet Kompjuter/Laptop Padi penale Përndjekje

Nxjerrje të dhënash personale (Doxxing)

Bërja publike e informacionit personal për një objektiv, si adresa e shtëpisë, statusi familjar, të dhënat e bankës dhe kartës së kreditit, data e lindjes etj. Ky informacion mund të postohet në një ose shumë platforma të ndryshme, në seksionet e komenteve ose nëpërmjet videove apo me tekst.

Pavarësisht nëse të dhënat e publikuara përdoren apo jo për ngacmim, vetëm postimi i paautorizuar i të dhënave kualifikohet si doxxing dhe shihet si një lloj sulmi në internet. Siç ndodh shpesh, kur doxxing krijon rrezik për sigurinë, mund të kërkohet mbrojtje ligjore sipas nenit 84 të Kodit Penal, “Kanosja”. Në këtë rast, prokurori dhe policia e kanë për detyrim të ndjekin, hetojnë dhe janë përgjegjës për mbrojtjen. Si palë paditëse, keni përgjegjësinë për mbledhjen e provave të nevojshme për ngritjen e padisë penale.

KËSHILLË: Shpjegoni me hollësi se si, pse dhe kur ndiheni të pasigurt dhe jepni detaje të shqetësimit për sigurinë e familjes dhe njerëzve të afërt. Këto detaje mund të jenë çelësi i suksesit kur bëhet fjalë për procedurat gjyqësore.

Neni 143 i Kodit Penal, “Mbledhja e paautorizuar e të dhënave personale”, që ndalon mbledhjen, publikimin dhe përdorimin e të dhënave për qëllime “përveç atyre për të cilat janë krijuar”, mund të përbëjë bazë për mbrojtje ligjore.

Dokumentoni çdo rast dhe vend ku postohen të dhënat tuaja personale dhe denoncojeni këtë me prova në polici.

Raporto menjëherë doxxing dhe çdo publikim të paautorizuar të të dhënave personale në faqen ueb apo platformat ku janë postuar dhe në polici.

Ndiqe denoncimin deri në fund për t’u siguruar për përgjigjen. Veprimi i menjëhershëm është i rëndësishëm për parandalimin e shpërndarjes së mëtejshme të të dhënave personale online.

Çaktivizoni opsionin e gjetjes së vendndodhjes në telefon, përfshirë edhe Google Maps apo aplikacione të tjera që mbledhin të dhëna sensitive (vendi, adresat kryesorë, etj.)

Çaktivizoni opsionin e gjetjes së vendndodhjes në telefon, përfshirë edhe Google Maps apo aplikacione të tjera që mbledhin të dhëna sensitive (vendi, adresat kryesorë, etj.)

Flisni me njerëz që i besoni, kolegë, miq, punëdhënës. Kërkojini policisë t’i drejtohet platformës për fshirjen e të dhënave personale dhe përdorni edhe mekanizmat e raportimit të faqeve ueb dhe platformave.

Deleteme është një instrument që ju ndihmon të hiqni të dhënat personale online.

Nëse ndonjëherë mendoni se dhuna online që po përjetoni mund të realizohet në botën reale, njoftoni policinë → menjëherë!


Fakte digjitale Fjalëkalimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Vendndodhja Raportoje në platformë Rrjedhje të dhënash Reputacion Siguria Ngacmim seksual Identitet Llogari përdoruesi Kompjuter/Laptop Padi penale

Hakmarrja ndaj mbështetësve

Objekt i sulmit mund të bëhen edhe miqtë, familja, partnerët, kolegët, punëdhënësit, madje edhe dëshmitarët e abuzimit, në të njëjtën mënyrë ose pak a shumë ngjashme me objektivin origjinal.

Hakmarrja mund të jetë në forma të ndryshme, kështu që mund të lidhet me vepra të ndryshme penale. Në rast se sulmi rezulton në vënien në rrezik të sigurisë, sipas nenit 84 të Kodit Penal, “Kanosja”, ai përbën bazë ligjore për të kërkuar mbrojtje. Në këtë rast, prokurori dhe policia e kanë për detyrim të ndjekin, hetojnë dhe janë përgjegjës për mbrojtjen. Si palë paditëse, keni përgjegjësinë për mbledhjen e provave të nevojshme për ngritjen e padisë penale.

KËSHILLË: Shpjegoni me hollësi se si, pse dhe kur ndiheni të pasigurt dhe jepni detaje të shqetësimit për sigurinë e familjes dhe njerëzve të afërt. Këto detaje mund të jenë çelësi i suksesit kur bëhet fjalë për procedurat gjyqësore.

Bëni një vlerësim nëse sulmi mund të kualifikohet si fyerje, kërcënim, ngacmim, doxxing, akuzë e rreme apo një formë tjetër sulmi dixhitale. Identifikimi i llojeve të sulmit sipas akuzave të përcaktuara në Kodin Penal mund të rrisë mundësitë e suksesit në sigurimin e mbrojtjes ligjore.

Përveç mekanizmave të shumtë të mbrojtjes, strategji e mirë për t’iu kundërvënë një sulmi është reagimi i publikut dhe dënimi i sulmi pa identifikuar drejtpërsëdrejti ose pa i vënë emrin autorit. Nëse zgjidhni këtë taktikë, vlerësoni rrezikun dhe vazhdoni të dokumentoni përgjigjet problematike, veçanërisht nëse ato janë shpifëse për nga natyra. Rrethojeni veten me miq, familjen dhe kolegët: siguria është tek shifrat .


Fakte digjitale Fjalëkalimi Autentifikimi Llogari rikuperimi Telefon/Tabletë Vendndodhja Raportoje në platformë Siguria Mbështetja Kompjuter/Laptop Padi penale