Pornografia për hakmarrje përkufizohet si postimi i përmbajtjes vetëm
seksuale pa leje dhe pëlqim, me qëllim poshtërimin, turpërimin ose për
shantazh. Pornografia për hakmarrje është shkelje e privatësisë dhe mund të
rezultojë në trauma jashtëzakonisht të rënda emocionale.
Pornografia për hakmarrje është një formë e rëndë sulmi, dhe si e tillë,
është me rëndësi të madhe që rastet të denoncohen në polici dhe prokurori.
Ka disa vepra penale që mund të përdoren si bazë ligjore për të ndjekur
penalisht postimin e pornografisë për hakmarrje.
Ngacmimi seksual (neni 108/a i K.Penal): parashtrimi i kërkesës për
fillimin e procedurës është parakusht për nisjen e procedurës. Kjo do të
thotë që duhet të informoni policinë dhe prokurorinë - një procedurë
standarde - si dhe të paraqisni një kërkesë për nisjen e procedurës.
KËSHILLË: Bëni padinë. Gjykatat janë një komponent i rëndësishëm për
mbrojtjen kundër pornografisë për hakmarrje.
Përgjimet dhe regjistrimet e paautorizuara (neni 121 i K.Penal), nxjerrja e
paautorizuar e fotografive (neni 143/a), publikimi dhe prezantimi i
paautorizuar i teksteve, portreteve dhe regjistrimeve të të tjerëve (neni
143/b i K. Penal), janë akuza të tjera që i referohen regjistrimeve të
paligjshme dhe mund të përdoren për të ndjekur penalisht rastet në të cilat
është bërë video pa pëlqim, edhe nëse nuk është postuar në internet. Këto
procedura kanë si indicie kallëzimin penal nga i dëmtuari, që do të thotë
se ju, pala paditëse, duhet të jepni identitetin e autorit, dhe sa më shumë
detaje dhe sa më shumë prova të mundeni (për shembull, ku ruhen
regjistrimet, ku mund të jetë vendosur kamera gjatë regjistrimit, etj.).
Siguria juaj fizike është prioriteti më i lartë kur bëhet fjalë për
mbrojtjen.
Nëse ngacmuesi vjen qëllimisht pranë jush fizikisht, mund të kërkoni një
urdhër ndalimi të menjëhershëm të lëshuar nga gjykata.
Dokumentoni të gjitha regjistrimet, komentet, kërcënimet dhe format e tjera
të ngacmimit si prova kyçe për fillimin e mekanizmave mbrojtës dhe/ose
procedurave gjyqësore.
Kërkoni mbështetje nga OSHC-të, rrjetet e mbështetjes së grave dhe
organizata të tjera që mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni mënyrën më të mirë
për të mbrojtur veten.
Raportojini të gjitha regjistrimet, komentet, kërcënimet dhe format e tjera
të ngacmimit në platformat ku ato janë postuar dhe mësoni më shumë rreth
procedurave të heqjes nga
Facebook
dhe
platformat e tjera
.
Dhe mos harroni, edhe nëse keni dhënë fillimisht pëlqimin tuaj për t’ju
filmuar, kjo nuk nënkupton pëlqimin për publikimin e asaj përmbajtjeje. Ju
nuk keni faj që jeni bërë objekt i këtij lloj sulmi.
Nëse ndonjëherë mendoni se dhuna online që po përjetoni, mund të bëhet edhe
në botën reale, njoftoni policinë → menjëherë.
Fjalëkalimi
Autentifikimi
Llogari rikuperimi
Higjiena digjitale
Telefon/Tabletë
Kriptimi
Vendndodhja
Raportoje në platformë
Reputacion
Siguria
Mbështetja
Ngacmim seksual
Pornografi
Kompjuter/Laptop
Padi penale