kërkimi


Etiketat Higjiena digjitale x Υπολογιστής/Φορητός Υπολογιστής x Πίεση x Apps x

Rivendos fjalëkalimin

Në rast se hasni probleme me aksesin e llogarisë dhe jeni të bindur se po fusni fjalëkalimin e saktë (kujdes se mos keni aktivizuar CAPS LOCK dhe ndryshuar formatin e gjuhës së tastierës), mund të rivendosni fjalëkalimin. Në pjesën më të madhe të platformave dhe shërbimeve online, kjo bëhet duke klikuar në linkun “Forgot your password” (Harrove fjalëkalimi) apo diçka e tillë, që ndodhet në faqen hyrëse.

Ndiqni udhëzimet në faqen “Harrove fjalëkalimin?”, por së pari duhet të keni akses në adresën e emailit/numrin e telefonit që është përdorur për të krijuar llogarinë. Nëse nuk keni akses në emailin ose nr. e telefonit, do t'ju duhet të përdorni llogarinë e rikuperimit (rezervë/backup) nëse ofruesi e ka këtë opsion. Përndryshe, llogaria do të mbetet e bllokuar dhe nuk do t’ju hapet më.

Ka shumë gjasa që ofruesi i shërbimit t’ju dërgojë një link nëpërmjet emailit apo një tjetër formë komunikimi për të rivendosur fjalëkalimin, gjë që do t’ju bëjë të mundur të krijoni një fjalëkalim të ri për llogarinë. Pas kësaj procedure, duhet të përdorni fjalëkalimin e ri për të hyrë në llogarinë tuaj.


Fjalëkalimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Llogari përdoruesi Rikuperim aksesi

Llogaria e rikuperimit

Pjesa më e madhe e platformave dhe ofruesve të shërbimeve në internet ofrojnë mundësinë e konfigurimit të një kontakti për rikuperim ose si kopje rezervë, përgjithësisht një adresë email, një numër telefoni ose një grup kodesh rezervë që përdoren vetëm një herë. Ka shumë rëndësi ta konfiguroni këtë opsion që llogaria të mos ju bllokohet përgjithmonë.

Në rast se nuk e aksesoni dot llogarinë dhe nuk jeni futur në të nga pajisje të tjera, përdor adresën email rezervë apo telefonin për të aksesuar llogarinë e bllokuar. Duhet të siguroheni që keni akses në llogarinë rezervë/formën e komunikimit, përndryshe do të humbisni përgjithmonë kontrollin e llogarisë së bllokuar.


Fjalëkalimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Llogari përdoruesi Rikuperim llogarie

Pyetjet e sigurisë

Një tjetër metodë për të rihapur llogarinë është t’i përgjigjeni pyetjeve të sigurisë, në rast se e keni aktivizuar këtë opsion në konfigurimin e sigurisë së llogarisë. Megjithatë, disa kompani shërbimi online e kanë braktisur opsionin e pyetjeve të sigurisë për shkak të inefikasitetit (mund të merren me mend lehtë, etj.). Nga ana tjetër, njerëzit nuk i ndryshojnë përgjigjet e këtyre pyetjeve për vite me radhë apo thjesht i harrojnë, sepse nuk i përdorin shpesh ato.

Megjithatë, nëse pyetjet e sigurisë janë një opsion për rikuperimin e llogarisë, përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të mbahen në një vend të sigurt, duhet të mos jenë informacion publik, apo diçka që mund të hamendësohet lehtë (p.sh., “Çfarë ushqimi ju pëlqen më shumë?”).


Fjalëkalimi Higjiena digjitale Llogari përdoruesi Rikuperim aksesi

Kontrollo shfletuesin për fjalëkalimet e ruajtura në të

Shfletuesit modernë (si Firefox, Chrome, Edhe) kanë opsionin e ruajtjes automatike të fjalëkalimeve, që të mos ta fusni sa herë aksesoni llogarinë. Megjithatë, një gjë e tillë nuk rekomandohet dhe duhet të përdorni programe të veçanta për administrimin e fjalëkalimeve, si KeePass, KeePassXC apo Bitwarden.

Në rast se nuk futeni dot duke shkruar fjalëkalimin, kontrolloni shfletuesin nëse ka ruajtur automatikisht ndonjë fjalëkalim dhe përdoreni atë për të hapur llogarinë. Këshillohet që ta kopjoni dhe vendosni fjalëkalimin dhe mos ta shkruani nga tastiera për të shmangur gabimet.


Fjalëkalimi Higjiena digjitale Shfletuesi Rikuperim aksesi

Malware

Malware (programet dashakeqëse) është një term i përgjithshëm që përdoret për programet që futen në një kompjuter për të marrë informacione të ndjeshme apo për t’u futur vjedhurazi në sisteme të mbrojtura informacioni. Programe të tilla krijohen dhe përdoren nga krimi kibernetik, madje edhe nga qeveritë , për të dëmtuar qëllimisht sistemet e informacionit.

Llojet më të njohura të programeve dashakeqëse janë viruset, por ka edhe lloje të tjera si ransomware (programe haraçi), trojanë, adware (program reklamimi), spyware (program spiunimi) dhe worms (programe depërtimi). Çdo lloj malware ka formën e vet të funksionimit, ndaj edhe dëmi që shkaktojnë ata janë të niveleve të ndryshme.

Pavarësisht se ekzistojnë përkufizime dhe ndarje të caktuara të programeve malware, kategoritë nuk mund të veçohen si me thikë, kështu që ndodh shpesh që një malware të kryejë aktivitete që janë karakteristike për lloje të tjera malware.

Malware përhapen në forma të ndryshme. Shumica e përdoruesve i shkarkojnë vetë malware, por teksa programet dhe pajisjet e instaluara komunikojnë në internet në mënyra të ndryshme për shkak të aktivitetit të tyre, me raste ato kanë edhe çarje apo dobësi nga të cilat mund të përfitojnë keqdashësit. Në shumë raste, këto dobësi trajtohen nga shitësit e softuerit dhe harduerit, kështu që është e rëndësishme që të instalohen rregullisht përditësimet e softuerit dhe pajisjes.

Malware mund të kryejnë një sërë veprimesh, duke filluar nga ridrejtimi i përdoruesve në faqe të rreme interneti deri te destabilizimi i të gjithë sistemit. Një lloj i veçantë malware janë keyloggers (regjistrues tastiere), programe që regjistrojnë goditjet në tastierë dhe ua dërgojnë të dhënat palëve të treta. Po ashtu, ekziston një lloj malware që ka aftësinë të dërgojë me mijëra email nga një kompjuter i infektuar. Ja disa lloje të tjera të zakonshme të malware:


  • Virusi është një lloj malware që riprodhohet te skedarët dhe programet ekzistuese, madje edhe në vetë sistemin operativ. Zakonisht, ai modifikon përmbajtjen e skedarëve ose i fshin ato, gjë që mund të shkaktojë prishjen e sistemit kur fshin skedarë të sistemit;

  • Trojani është një lloj malware që, kur instalohet, kryen operacione të përcaktuara nga sulmuesi, që më së shpeshti fshijnë ose modifikojnë të dhënat, por shpesh mund të dëmtojnë të gjithë sistemin. Zakonisht duken si skedarë të rregullt dhe të dobishëm instalimi, nga edhe kanë marrë emrin (Kali i Trojës);

  • Adware (program reklamimi) është një lloj malware që, kur infekton sistemin, shfaq automatikisht reklama kur bën një kërkim në internet, gjë që sjell të ardhura për personin që e ka krijuar atë;

  • Spyware (program spiunimi) është një lloj malware që mbledh të dhëna nga një sistem i infektuar dhe që ia kalon ato një pale të tretë, zakonisht atij që e ka krijuar. Me anë të këtij malware, personat e paautorizuar mund t’ju marrin fjalëkalimet, të dhënat personale, korrespondencën, etj.;

  • Worm (Krimbi) është një lloj malware që riprodhohet vetë, që do të thotë se nëse një kompjuter brenda sistemit është i infektuar, ka shumë të ngjarë që të gjithë kompjuterët e lidhur me të të infektohen brenda një kohe të caktuar. Ai dëmton më së shumti rrjetin dhe sistemin duke ngadalësuar kalimin e të dhënave në rrjet. Krimbat janë malware të pavarur, që do të thotë se ndryshe nga viruset, ata nuk kanë nevojë të lidhen me një program ekzistues për t’u transmetuar.

Organizatat në ditët e sotme përballen me një nga problemet më të mëdha të sigurisë dhe format e krimit kibernetik: një formë programi dashakeqës të quajtur ransomware (program haraçi). Kjo formë malware kripton të gjitha dokumentet duke filluar nga një kompjuter i vetëm deri tek i gjithë rrjeti i brendshëm, përfshirë edhe serverët, kështu që skedarët nuk mund të hapen pa kodin e deshifrimit. Keqbërësi më pas kërkon pagesë (haraç) në kriptomonedhë për t’i dhënë viktimës kodin e deshifrimit të dokumenteve, zakonisht brenda një periudhe të shkurtër kohore me qëllim që t’i ushtrojë më shumë presion atij.

Disa infeksione ransomware fillojnë kur viktima klikon mbi atë që duket si një dokument i thjeshtë i bashkëngjitur që, kur hapet, shkarkon skedarët dashakeqës (infektues) dhe fillon procesin e kriptimit (kriptimit të skedarëve). Në fushatat më të mëdha ransomware përdoren mangësitë dhe defekte e softuerëve, fjalëkalime që janë thyer dhe dobësi të tjera për t’u futur në sistemet e institucioneve duke përdorur pika të dobëta, si serverët me lidhje të drejtpërdrejtë me internetin ose hyrjet nga distanca në kompjuter. Sulmuesit kërkojnë fshehurazi gjithë rrjetin derisa të vendosin nën kontroll pothuajse gjithçka – përpara se të kriptojnë çdo dokument.

Viktimave të sulmeve me ramsomware u mbeten zgjidhje të pakta: ose duhet të paguajnë haraçin tek kriminelët për të rifituar dokumentet e kriptuara, ose të rikthejnë dokumentet nga kopjet rezervë, ose të shpresojnë se ka një metodë të gatshme deshifrimi në internet .

Shënjestër e ransomware janë zakonisht bizneset e vogla dhe të mesme, sepse ato përgjithësisht kanë standarde dhe praktika më të dobëta sigurie në krahasim me korporatat e mëdha.

Nuk është përherë e lehtë të dallosh malware, sepse ndodh shpesh që përdoruesi fillimisht nuk është në dijeni se kompjuteri/sistemi i tij është infektuar. Ndonjëherë aktiviteti i malware mund të kuptohet për shkak të përkeqësimit të papritur të punës së sistemit. Përdoruesi mesatar nuk mund ta heqë plotësisht malware vetë pa përdorur një program specifik anti-malware. Programe të tilla monitorojnë sistemin, skanojnë skedarët e shkarkuar nga interneti dhe emaili dhe nëse gjejnë ndonjë malware, e vendosin në karantinë ose e fshijnë, sipas konfigurimit të programit.

Megjithatë, nuk mjafton vetëm të instalohet një program i caktuar që skanon dhe heq malware. Ka rëndësi që përdoruesit të mos instalojnë programe të pabesueshme, të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, të mos hapin emaile të dyshimta ose të mos vizitojnë faqe interneti jo të besueshme.


Kopje rezervë e të dhënave Higjiena digjitale Malware Dëmi Krimi kibernetik Risetim i pajisjes Rivendosje sistemi

Krijo një fjalëkalim të fortë

Kur të krijosh fjalëkalimin, sigurohu që të jetë i veçantë, d.m.th., të përdoret vetëm për një llogari apo pajisje, të jetë i gjatë dhe i ndërlikuar.

Përdorimi i të njëjtit fjalëkalim për shumë adresa/llogari është me rrezik. Nëse kompromentohet një llogari, edhe të tjerat që përdorin të njëjtin fjalëkalim janë në rrezik.

Krijimi i një fjalëkalimi të gjatë (me mbi 10 apo edhe me mbi 20 karaktere, sa më i gjatë, aq më mirë) e bën më të vështirë thyerjen e tyre. Duhen përdorur lloje të ndryshme karakteresh dhe simbolesh, si numra, germa të MËDHA dhe të vogla, apo karaktere të veçantë (!@*).

Mos përdorni krijues automatikë fjalëkalimesh online apo programe të tipit “sa i sigurt është fjalëkalimi im”. Nuk mund të dimë se kush qëndron pas tyre dhe në dorë të kujt mund të përfundojë fjalëkalimi.

Rekomandohet me prioritet që për llogarinë të konfigurohet autentifikimi me shumë faktorë, nëse shërbimi apo platforma e kanë këtë opsion.Kjo përbën një mënyrë tjetër mbrojtjeje, duke qenë se për të hyrë në llogari kërkohet një hap i mëtejshëm, zakonisht një kod që vjen me SMS ose nga një aplikacion si Google Authenticator (Verifikimi me Google).

Megjithatë, verifikimi me shumë faktorë (ang.: multi-factor authentication - MFA) nuk është zgjidhje e përkryer - njerëzit janë ende të cenueshëm nga sulmet e fabrikuara sociale, të tilla si mashtrimet ‘phishing’, apo mashtrime përmes linqeve që kërkohet të klikohen, dhe mund të binden për të dhënë faktorin e dytë të identifikimit, për shembull një kod unik. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të merret në konsideratë një zgjidhje rezistente ndaj ‘phishing’ për MFA, siç është përdorimi i çelësave fizikë harduerik.

Verifikimi me shumë faktorë si opsion fillestar fatkeqësisht nuk është ende standard i industrisë - ekzistojnë shërbime që nuk e ofrojnë, kurse në rastet kur ofrohet, përdoruesve u duhet të navigojnë nëpër rregulla të ndërlikuara të sigurisë në llogaritë e tyre deri ta kompletojnë.

Edhe pse çfarëdo MFA është më e mirë sesa kur nuk ka asnjë, disa mënyra janë më të sigurta se të tjerat. Për shembull, pranimi i kodeve përmes mesazheve telefonike (SMS) nuk është mënyrë e besueshme për shkak të cenueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile dhe fenomenit të ashtuquajtur “ndërrim i kartelës” - kur një sulmues arrin të ketë qasje në numrin e telefonit të viktimës përmes mashtrimit të stafit të ofruesit të shërbimit të telefonisë mobile.

Sidoqoftë, duhet theksuar se MFA nuk është zëvendësim për trajnimet e rregullta të sigurisë dhe ndërgjegjësimin për kërcënime, të tilla si ‘ransomware’ – apo marrja ‘peng’ e paisjeve apo të dhënave personale deri në kryerjen e një pagese. Është shumë e rëndësishme të kultivohet një kulturë pozitive dhe proaktive sigurie brenda organizatës përmes trajnimeve motivuese dhe angazhuese - mund të përmirësohet siguria dixhitale, si në rrafshin personal ashtu edhe në atë organizativ, nëse fokusi vihet në të tri fushat e sigurisë kibernetike: njerëzit, proceset dhe teknologjinë.

Fjalëkalimi Autentifikimi Higjiena digjitale Aplikacione

Administrimi i fjalëkalimeve

Po të kemi parasysh se një përdorues i zakonshëm interneti ka shumë llogari, është bërë përherë e më e vështirë të mbahen mend të gjitha fjalëkalimet, veçanërisht kur janë edhe të ndryshme nga njëra tjetra, janë të gjata dhe të ndërlikuara.

Kjo është arsyeja pse duhen përdorur aplikacione që quhen administratorë fjalëkalimesh, të cilat ruajnë të sigurta kredencialet e hyrjes dhe i mbrojnë ato me një fjalëkalim master. Në këtë mënyrë, duhet mbajtur mend fjalëkalimi master dhe mund t’i kopjohen/vendosen kredencialet e hyrjes drejtpërsëdrejti nga aplikacioni. Aplikacione të tilla kanë opsionin e krijimit automatik të fjalëkalimeve të gjatë dhe të fortë, të përbërë nga karaktere dhe simbole të rastësishme.

Aplikacionet më të përdorura për administrimin e fjalëkalimeve janë KeePass, KeePassXC dhe Bitwarden.

Duhet shmangur ruajtja e kredencialeve tek shfletuesit, së bashku me aplikacionet online të fjalëkalimeve, të cilat nuk janë kode të hapura burimore dhe nuk kanë siguri në të dy anët e komunikimi.


Fjalëkalimi Autentifikimi Higjiena digjitale Aplikacione

Shtojcat e shfletuesve

Ka mënyra të shumta për të përmirësuar shfletimin në internet dhe për të bërë të sigurt përdorimin e shërbimeve të preferuara online. Shfletuesit modernë të internetit, si Mozilla Firefox, Brave, apo Google Chrome, kanë shtojca programi, të cilat ofrojnë opsione dhe përfitime të tjera për shfletuesin. Ja disa nga më të mirat:

HTTPS Everywhere (HTTPS Kudo): kjo shtojcë forcon komunikimin e kriptuar (HTTPS) kur vizitoni një faqe në internet nëse faqja e pranon HTTPS, duke e bërë kështu lundrimin më të sigurt.

Privacy Badger (Vjerdulla e privatësisë): shtojcë që bën të mundur bllokimin e gjurmuesve të reklamave nga palë të treta në faqet që vizitoni.


Facebook Container (Kufizues për Facebook-un) (vetëm për Firefox): izolon identitetin tënd të Facebook në një skedë të kufizuar, duke ia bërë më të vështirë Facebook-ut të gjurmojë me cookies të palëve të treta faqet që vizitoni.

uBlock Origin (bllokim që në origjinë):

shtojcë bllokuese për shumë qëllime dhe që nuk konsumon memorie e krijuar për të bllokuar reklamat, gjurmuesit dhe domeinet me malware (programe dashakeqëse).

Higjiena digjitale Shfletuesi Kriptimi

Rrjeti TOR dhe VPN

Interneti zakonisht ofron një ndjesi të rreme anonimati, ndërkohë ekziston vetëm pseudo-anonimati për pjesën më të madhe të përdoruesve. Pothuajse të gjithë janë të identifikueshëm në internet nga adresa IP e tyre, identifikues unik që caktohet nga ofruesi i shërbimit të internetit (ISP).

Gjithsesi, ka mjete që mund të ndihmojnë në fshehjen e adresës aktuale IP duke ofruar kështu një tjetër shtresë mbrojtjeje për identitetin në internet. Kjo mund të arrihet me përdorimin e shërbimeve Shfletuesit Tor (Tor Browser) ose Rrjetit Virtual Privat (Virtual Private Network - VPN).

Shfletuesi Tor (Tor Browser) është një softuer pa pagesë dhe me burim të hapur i përshtatur për të punuar me rrjetin Tor, i bazuar në Mozilla Firefox, i cili kripton trafikun e shfletimit dhe ofron një identitet të ri, d.m.th. një adresë të re IP. Është veçanërisht i dobishëm për të hyrë në faqe ueb që janë të bllokuara në rrjet. Gjithsesi, ai ka disa të meta, pasi rrjeti Tor ofron shpejtësi përgjithësisht të ngadaltë në internetit dhe identiteti i përdoruesve mund të ekspozohet nëse ata nuk e përdorin siç duhet Shfletuesin Tor .

Rrjeti Virtual Privat (VPN) është shërbim që u mundëson përdoruesve të lidhen me internetin publik përmes një rrjeti privat, duke siguruar një tjetër shtresë të kriptuar privatësie dhe duke maskuar adresën IP aktuale të përdoruesve. Ka shumë ofrues VPN, por përdoruesit duhet të kenë parasysh dhe të jenë të ndërgjegjshëm për aspektet e mundshme të sigurisë si:

  • Juridiksioni, d.m.th. në cilin vend e ka qendrën kompania që ofron shërbime VPN. Në përgjithësi duhet të shmangen vendet që janë anëtarë të aleancës së mbikëqyrjes masive “Five Eyes” (SHBA, Britania e Madhe, Kanada, Zelanda e Re, Australia);

  • Nuk ka politikë për skedarë regjistrimi të aktivitetit (logfile), që do të thotë se ofruesi VPN nuk regjistron trafikun e internetit të bërë përmes rrjetit të tyre;

  • Kryhen rregullisht kontrolle të pavarura të sigurisë, të cilat dokumentohen zakonisht në faqen e internetit të ofruesit të VPN;

  • Çmimi - disa shërbime VPN janë mjaft të kushtueshme, por duhet treguar kujdes nga aplikacionet VPN “plotësisht falas”, pasi biznesin ata e bazojnë pothuajse me siguri të plotë në gjurmimin e përdoruesve. Gjithsesi, disa ofrues shërbimesh me pagesë ofrojnë edhe opsione falas por me mundësi të kufizuara, të tilla si shpejtësi më të ulët dhe një numër më të vogël serverësh.

Adresa IP Higjiena digjitale Shfletuesi Aplikacione Kriptimi Rrjedhje të dhënash Siguria

Praktika të mira për sigurinë

Pavarësisht se çfarë bën në internet, gjithmonë duhet të mundohesh të ndjekësh praktika përgjithësisht të mira për sigurinë:


  • Kujdes me të dhënat e tua personale;

  • Respekto privatësinë e të tjerëve në internet;

  • Shkarko skedarë dhe instalo programe vetëm nga burimet e njohura dhe të besuara;

  • Përditëso rregullisht të gjitha programet dhe sistemin operativ në pajisje për të ulur rrezikun e sulmeve

  • Krijo fjalëkalime të veçanta dhe të ndërlikuara dhe ruaji ato me programe fjalëkalimesh

  • Aktivizo autentifikimin me shumë nivele për llogaritë online sipas mundësisë;

  • Përdor një program antivirusi/anti-malware;

  • Kripto çdo gjë që mund të kriptosh;

  • Nëse përdor kompjuter publik, mundohu të mos lësh/të fshish gjurmët prapa

  • Nëse disku yt USB është përdorur në një kompjuter publik ose të pambrojtur, ai duhet skanuar me program antivirus/anti-malware përpara se të përdoret sërish. Në përgjithësi rekomandohet që pajisjet portative, p.sh. memoriet USB ose hard disqet e jashtme të skanohen sa herë që lidhen me një kompjuter;

  • Duhet kemi parasysh rreziqet se çdo veprim në internet nënkupton se privatësia nuk do të thotë më pak përgjegjësi;

  • Lexo ose të paktën hidhi një sy Termave të Përdorimit/Shërbimit para se të klikosh butonin “Pranoj”.

Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Rrjedhje të dhënash Siguria Kompjuter/Laptop

Praktika të gabuara për sigurinë


Zakonet janë të vështira për t’u ndryshuar, por duhet të përpiqemi sa më shumë për të shmangur këto praktika të gabuara për sigurinë:

  • Mos dërgo kurrë të dhënat personale apo informacione financiare me email me tekst të paformatuar (të thjeshtë);

  • Mos hy në rrjete ose sisteme të tjera për të cilat nuk ke autorizim, edhe nëse ke marrë në një farë mënyre kredenciale të caktuara hyrjeje (emri i përdoruesit, fjalëkalimi). Kjo nuk do të thotë se je autorizuar për t’i përdorur ato;

  • Mos instalo shtojca të dyshimta apo përditësime të panjohura programesh;

  • Mos kliko tek adresat e dyshimta që vijnë me email, pavarësisht sa interesante mund të duket mesazhi;

  • Shmang sa më shumë përdorimin e kompjuterëve publikë apo të pambrojtur;

  • Shmang sa më shumë përdorimin e celularëve të të tjerëve;

  • Mos i shkruaj fjalëkalimet në letër ngjitëse. Mos e bëj një gjë të tillë! Seriozisht!

  • Mos përdor emrat apo datëlindjet e njerëzve të afërt si fjalëkalime;

  • Mos i lë pajisjet jashtë vëmendjes dhe të hapura;

  • Mos i anashkalo aktivitetet e dyshimta në kompjuter - ndonjëherë është mirë të jesh paranojak.

  • Mos përdor programe pirate. Nëse nuk ke mundësi të paguash për programet, kërko për një alternativë pa pagesë dhe me burim të hapur;

  • Mos fle mbi dafina. Ndonjëherë ia vlen të investosh pak kohë dhe mund dhe të mësosh bazat e sigurisë në internet.

Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Rrjedhje të dhënash Siguria Kompjuter/Laptop

Kriptimi i diskut

Kriptimi është procesi i mbrojtjes së të dhënave me një shifër të ndërlikuar, duke e gërshetuar atë në mënyrë që të mund të dekriptohet (deshifrohet) vetëm me një fjalëkalim ose çelës (kod), ndonjëherë duke kërkuar një faktor shtesë autentifikimi, p.sh. një certifikatë dixhitale. Kriptimi i disqeve të ngurtë dhe pajisjeve të lëvizshme, si memoriet USB, rekomandohet veçanërisht për njerëzit që punojnë me informacione konfidenciale, kryesisht gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

VeraCrypt është një program pa pagesë për shumë platforma (Windows, Linux, MacOS X) dhe me burim të hapur për kriptimin e diskut me opsione të avancuara. Mund të përdoret për të kriptuar vetëm skedarë të caktuar, ndarje (particione) të tëra të hard diskut, disqe të lëvizshme, si dhe një ndarje (particion) ose njësia ku është instaluar Windows ( autentifikimi para nisjes ).

Cryptomator

bën të mundur kriptimin e skedarëve që ruhen në hapësirën cloud për shërbime të tilla si Dropbox ose Google Drive. Skedarët kriptohen brenda një kasaforte të sigurt, që më pas ruhet me ofruesit e shërbimeve cloud, të cilët nuk mund t’i qasen të dhënave. Cryptomator është program me burim të hapur dhe i disponueshëm për Windows, Linux, MacOS X dhe platformat celulare (iOS, Android).

Higjiena digjitale Aplikacione Kriptimi Rrjedhje të dhënash Cloud

Kriptimi i email dhe bisedave

Ashtu si me hard disqet dhe memoriet USB, kanalet e komunikimit mund të kriptohen duke mbrojtur të dhënat me një shifër të koduar, në mënyrë që komunikimi të mund të aksesohet (deshifrohet) vetëm me një fjalëkalimin ose çelësin përkatës. Natyrisht, për gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, kriptimi është një komponent kyç i sigurimit të komunikimit të sigurt me burime konfidenciale. Kjo mund të bëhet në forma të ndryshme.

Email-et mund të kriptohen duke përdorur PGP (Pretty Good Privacy) , i cili bazohet në kriptografinë e çelësit publik . Duhet të gjenerosh një çift kodesh - një kod publik të cilin e ndan me të tjerët dhe një kod privat të cilin e mban sekret - në mënyrë që të shkëmbesh emaile të kriptuara me korrespondentët.

Nëse përdor emaili si Gmail ose Outlook, mund të kriptosh komunikimin duke përdorur Thunderbird, program email me burim të hapur me aftësi të integruara OpenPGP , ose duke përdorur shtojcën Mailvelope për shfletues që funksionon me shërbimet e njohura të postës elektronike.

Megjithatë, ka shërbime të postës elektronike, të tilla si ProtonMail ose Tutanota, të cilët kriptojnë automatikisht mesazhet email kur ato dërgohen mes përdoruesve të tyre si dhe ofrojnë mënyra për të dërguar email të kriptuar tek ata që përdorin shërbime të tjera.

Një aplikacion falas dhe me burim të hapur për biseda që ofron kriptim nga njëri krah në krahun tjetër të komunikimit është

Signal

. Është i disponueshëm për iOS dhe Android si dhe për kompjuter. Ky aplikacion ofron një gamë të gjerë opsionesh sigurie, si mesazhe vetëshkatërruese, mbrojtje me PIN ose video thirrje të kriptuara. Një tjetër aplikacion me një sërë opsionesh që mund të përdoren është edhe

Telegram

, ku duhet të aktivizohen

Bisedat Sekrete

për kriptim nga njëri kah i komunikimit në tjetrin.

Higjiena digjitale Aplikacione Kriptimi

Puna në distancë

Hyrja tek aplikacionet dhe tek të dhënat që ndodhen fizikisht në sistem (në organizatë, redaksi, etj.) është e mundur, sipas lejeve përkatëse, nga një kompjuter kudo në botë. Në këtë mënyrë lehtësohet ndjeshëm puna, shkurtohet koha e nevojshme për përpunimin e të dhënave dhe mundësohet pjesëmarrja në procesin e punës që bëhet në terren.

Nga pikëpamja e sigurisë, puna në distancë ka të meta serioze. Krijimi i lidhjes mes rrjetit ose serverit në sistem dhe kompjuterit të jashtëm hap mundësinë e sulmeve MitM ( Man in the Middle - Njeriu në mes ). MitM [MitM] është një lloj sulmi teknik në të cilin klienti dhe serveri nuk janë domosdoshmërisht në rrezik, por hakeri përdor të defektet e lidhjes për të hyrë në komunikimin mes tyre dhe për të kryer vjedhjen e të dhënave.

Një mënyrë e sigurt për të punuar në distancë është lidhja nëpërmjet VPN (Rrjetit Virtual Privat). Është shërbim që krijon një tunel të veçantë mes dy kompjuterëve në rrjetin publik, i cili është i kriptuar posaçërisht për mbrojtje. Nga disa lloje rrjetesh private virtuale, më i sigurt është përdorimi i të ashtuquajturit TSL (Transport Layer Security Protocol – Protokolli i Sigurisë së Shtresës së Transportit). Një nga programet më të mira të zbatimit të VPN në nivel organizate është OpenVPN.

Si alternativë,

organizatat jofitimprurëse mund të zgjedhin të përdorin G Suite

, d.m.th. paketën e produktivitetit të Google, e cila përfshin disa instrumente dhe produkte të njohura (Gmail, Google Drive, Google Calendar, etj.). Megjithatë, duhet të theksohet se modeli i biznesit i Google bazohet në profilizimin e përdoruesit dhe analizën e të dhënave personale të mbledhura nga përdoruesit e tij.

Adresa IP Higjiena digjitale Kriptimi

Fshirja e përhershme e të dhënave

Fshirja konvencionale e të dhënave nga një pajisje nuk është zgjidhje efikase për fshirjen e përhershme të tyre, sepse me ndihmën e programeve të veçanta ka mënyra për të rikuperuar të dhënat e fshira. Zgjidhja për këtë janë programet që përdorin algoritme komplekse për prishjen e të dhënave në një “mishmash” dixhital që nuk mund të rikthehet më në formën e tij origjinale. Eraser është një aplikacion falas për Windows [APLICATION] që mund të fshijë plotësisht të dhënat nga pajisjet duke mbishkruar tek to disa herë me forma të zgjedhura me kujdes.

Për sa i përket disqeve optike (CD, DVD), mënyra më elegante për t’i prishur përgjithmonë ato është përdorimi i një grirëse speciale që mund të shkatërrojë disqet ashtu si letrën. Në internet ka metoda të ndryshme për shkatërrimin fizik të hard disqeve, ku disku acidifikohet ose digjet, metoda që janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Hard disqet përmbajnë lloje të ndryshme kimikatesh të dëmshme, që mund të shkaktojnë tym toksik dhe të djegshëm.

Nëse pajisjet e vjetra bëhen gati për shitje ose një hard disk është destinuar për asgjësim, do të nevojitet pastrim i thellë, edhe nëse pajisja është e prishur. Softueri që e bën këtë në mënyrë shumë efikase është

Darik’s Boot and Nuke

. Praktika e mirë sugjeron që kur hidhen pajisjet e vjetra, pasi softueri të ketë kryer pastrimin e thellë të disqeve, pajisja të çmontohet për të shkatërruar portat dhe hyrjet lidhëse.

Higjiena digjitale Aplikacione Rrjedhje të dhënash

Incidentet më të shpeshta kibernetike

Sipas klasifikimit më të përgjithshëm, sulmet teknike mund të kryhen ose pa akses të drejtpërdrejtë në server ose me nevojën e aksesit në server. Në grupin e parë janë kryesisht incidentet, qëllimi më i rëndësishëm i të cilave është pengimi i aksesit në përmbajtjen e faqes.

Ka disa mënyra për të nxjerrë jashtë pune një server, dhe më e zakonshmja është sulmi DDoS (Distributed Denial of Service) . Kjo do të thotë që një numër i madh pajisjesh dërgojnë në të njëjtën kohë kërkesa për akses te serveri i sulmuar, i cili nuk mund t’u përgjigjet të gjitha kërkesave dhe thjesht ndalon së punuari. Pas ndalimit të sulmit, në shumicën e rasteve serveri dhe faqja funksionojnë normalisht.

Ransomware është një formë e malware që kripton të gjitha dokumentet duke filluar nga një kompjuter i vetëm deri tek i gjithë rrjeti i brendshëm, përfshirë edhe serverët, kështu që skedarët nuk mund të hapen pa kodin e deshifrimit. Keqbërësi më pas kërkon pagesë (haraç) në kriptomonedhë për t’i dhënë viktimës kodin e deshifrimit të dokumenteve, zakonisht brenda një periudhe të shkurtër kohore me qëllim që t’i ushtrojë më shumë presion atij.

Phishing shfrytëzon mungesën e njohurive të mirëfillta ose pavëmendjen e objektivit dhe kjo bëhet kryesisht me anë të emailit. Përdoret zakonisht për scam të ndryshme, si famëkeqi “ Princi nigerian ”, që infekton pajisjet me malware ose që hyn dhe merr informacione sensitive, si të dhëna financiare apo kredencialet e hyrjes. Objektivave të mundshëm u dërgohet një mesazh mashtrimi, që në pamje është autentik dhe duket sikur ka ardhur dikush me pozitë apo nga një institucion, si bankë apo policia. Marrësit të mesazhit më pas i kërkohet të hapë skedarin bashkëngjitur apo të klikojë në një adresë për të bërë diçka të rëndësishme, p.sh., të përditësojë të dhënat e bankës apo të kontrollojë një pagesë që ka marrë.

Përgjimi i komunikmit (me zë, video, mesazhe, trafik interneti) është po ashtu rrezik, sepse ka aktorë të tillë si agjencitë e inteligjencës dhe zbulimit dhe kriminelë me aftësi dhe burime të shumta për të bërë përgjimin e kanaleve të kriptuara të komunikimit. Probleme të tilla si hakerimi nga qeveria po bëhet edhe më të rrezikshme për qytetarët dhe privatësinë e komunikimit të tyre për shkak të rritjes së industrisë së përgjimit, e cila vazhdon të zhvillohet dhe të shesë produkte njëri më i avancuar se tjetri.

Injektimi i kodit është një formë më e sofistikuar sulmi, kur një kod dashakeqës instalohet me anë të një formulari të hapur në një faqe interneti apo nga një adrese URL. Sulmi ka si qëllim të nxisë bazën e të dhënave apo një pjesë tjetër të faqes të kryejë veprime që nuk kanë rezultate të dukshme, por që zënë të gjitha burimet e serverit deri sa e mbysin me aktivitete duke bërë që ai të fiket. Në disa raste, pas sulmeve të tilla, faqja bëhet e papërdorshme, kështu që përmbajtja rikuperohet vetëm nga kopja e fundit rezervë. Ndaj rekomandohet me prioritet që faqja ueb të ruhet si kopje rezervë here pas here si procedurë e mirëfilltë për sigurinë.

Trojanët që futen në sistem nëpërmjet inxhinierisë sociale janë të parët në listë kur vjen puna për numrin e llojeve të caktuara të sulmit. Përdoruesit e marrin infeksionin në faqe të dyshimta kur pranojnë pa u menduar fare paralajmërimet që u thonë se “janë infektua” dhe më pas të instalojnë një antivirus që në fakt është i rremë. Në këtë mënyrë, çdo vit bëhet me miliona sulme hakerimi që i vendos trojanët një avantazh të pakalueshëm në krahasim me sulmet e tjera të hakerimit. Mbrojtja më e mirë ndaj këtij lloj sulmi është edukimi dhe informimi për format moderne të rreziqeve. Në organizata, ky problem zgjidhjet pjesërisht duke filtruar faqet që mund të hapen nga një kompjuter në rrjetin e brendshëm.

Krimbat kompjuterikë [computer worms] janë programe dashakeqëse që shumohen vetë, duke përdorur rrjetet kompjuterike për t’u transmetuar në kompjuterë të tjerë, zakonisht pa ndërhyrjen e përdoruesve. Ato mund të vijnë si bashkëngjitje me emaili dhe funksionimi i tyre bëhet i mundur nga dobësitë e sigurisë së sistemit operativ. Mbrojtja më e mirë kundër sulmeve prej tyre janë programet antivirusi dhe fjalëkalimet e forta [FJALËKALIME]. Metoda të tjera të mira janë muret e zjarrit (firewall), mos hapja e emaileve të dyshimta dhe përditësimet e rregullta të programeve.

Në ngacmimi online përfshihen shumë forma abuzimi, të tilla si imitimi (d.m.th., dikush që krijon një llogari të rreme në media sociale ose email me të dhënat tuaja personale), fushatat e shpifjeve, gjuha e urrejtjes, kërcënimet, sulmet kibernetike, etj. Kur ndodhin incidente të tilla, është mirë që të raportohen dhe t’i bllokoni llogaritë në fjalë dhe mblidhni çdo provë dixhitale që do të përdoret për paraqitjen e mundshme të një kallëzimi penal: lidhjet përkatëse ose adresat URL, pamje fotografike të profileve dhe mesazheve, tabulatet e telefonatave/aplikacioneve dhe prova të tjera të ngjashme.

Sulmet që kërkojnë të futen në server janë përgjithësisht më komplekse dhe serioze. Ato kanë për qëllim vjedhjen e të dhënave, ndryshimin e përmbajtjes, vendosjen e përmbajtjeve të rreme dhe çaktivizimin e aksesit në përmbajtje. Këto sulme janë komplekse, sepse sulmuesi duhet të kalojë të gjitha masat e sigurisë të vendosura në server në mënyrë që të marrë disa fjalëkalime, kode aksesi dhe të dhëna të ngjashme. Sulme të tilla kërkojnë, po ashtu, ekspertizë më të madhe nga ana e hakerit.


Server DDoS Higjiena digjitale Malware Ngacmim Krimi kibernetik

Roli i CERT-eve

Çdo CERT ka për detyrë të monitorojë dhe analizojë kërcënimet ndaj sigurisë së sistemeve TIK, të ofrojë ndihmë në identifikimin e kërcënimeve dhe parandalimin e sulmeve, të fuqizojë aktorët për reagimin e duhur ndaj sulmeve, të ofrojë asistencë ligjore në përpunimin e incidenteve kibernetike [KRIMI KIBERNETIK], të mbajë komunikimin me institucionet përkatëse e të tjera.

Që CERT të realizojë me sukses aktivitetet e saj, është e nevojshme të krijohet një katalog shërbimesh. Nëse përcaktohen qartë dhe saktë shërbimet, vizioni, misioni dhe qëllimet, vendoset kuadri bazë e punës dhe zhvillimit të CERT. Si rregull, këto janë ndër të tjerash, koordinimi i informacionit, monitorimi i sistemeve të zbulimit të ndërhyrjeve, analiza e kërcënimeve dhe sulmeve të mundshme ndaj sigurisë së sistemeve TIK, rikuperimi i sistemit nga pasojat e sulmeve. Në shërbimet bazë të CERT-ve bëjnë pjesë edhe propozimi dhe zbatimi i masave mbrojtëse, raportimi, analiza dhe mbështetja teknike, të cilat mund të përshkruhen në mënyrë më të detajuar nën suazën e katër proceseve të tyre bazë: klasifikimi, zgjidhja, nxjerrja e njoftimeve dhe dhënia e komenteve për përdoruesit.

Procesi i triazhit është pika bazë e kontaktit dhe në të përfshihet pranimi, mbledhja, renditja dhe përcjellja e informacionit të marrë. Kur ekipi CERT i triazhit merr disa informacione ose një raport për një problem, dërguesit i jepet një konfirmim që mesazhi është marrë dhe më pas informacioni i marrë renditet, i përcaktohet përparësia, i caktohet një identifikues unik dhe përcillet në procese të tjera brenda shërbimeve të zbatuara.

Procesi i zgjidhjes së incidentit ka të bëjë me analizimin e incidenteve apo kërcënimeve të raportuara të sigurisë dhe reagimin ndaj tyre. Gjatë analizës përcaktohet shkaku, analizohen provat, përcaktohet se kush është përfshirë në incident si dhe çfarë lloj mbështetjeje nevojitet dhe në ç’nivel. Forma e reagimi varet nga misionet, synimet dhe përcaktimet e shërbimeve të CERT, por edhe nga prioritetet e përcaktuara.

Procesi i njoftimit është një njoftim në formate të ndryshme, si: njoftim publik, paralajmërime, këshilla, njoftime të shkurtra, udhëzime, procedura teknike. Qëllimi kryesor i shpalljes së një njoftimi është t’u ofrojë përdoruesve informacion që do t’i ndihmojë ata të mbrojnë sistemet ose të gjejnë gjurmë të një sulmi të mundshëm duke ofruar informacione rreth kërcënimeve të mundshme, të vazhdueshme ose të kohëve më të fundit. Për më tepër, sugjerohen metoda për parandalimin, zbulimin ose rikuperimin nga incidentet.

Procesi i reagimit është komunikimi me përdoruesit dhe subjektet, qoftë me kërkesë ose në formë të rregullt (p.sh. në formën e një raporti).

Procesi i administrimit të informacionit mbulon të 4 fazat e përmendura dhe është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit bazë. Informacioni duhet të mblidhet dhe regjistrohet, pastaj të verifikohet, kategorizohet dhe në fund të ruhet. Mund të publikohen edhe disa informacione për të ofruar udhëzime ose mbështetje për të interesuarit, por siguria e të gjithë informacionit brenda organizatës CERT duhet të jetë në nivelin më të lartë gjatë gjithë procesit.

Po ashtu, në procesin e bashkëpunimit përfshihen të gjitha llojet e ndërveprimeve që CERT ka me subjektet e tjera. Do të ishte mirë që të mbahen rregullisht kontaktet ekzistuese dhe të vendosen kontakte të reja me partnerë dhe klientë vendorë dhe rajonalë si dhe të krijohen baza të përshtatshme të dhënash. Megjithatë, informacioni shkëmbehet gjatë të katër proceseve bazë, ndaj është e rëndësishme të zgjidhen me kujdes organizatat partnere në mënyrë që të ruhet integriteti, konfidencialiteti dhe disponueshmëria e të dhënave.

Përveç CERT-ve kombëtare që trajtojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse incidentet e sigurisë në sistemet TIK në nivel kombëtar, ka një numër të madh CERT-esh të veçanta në mbarë botën, të fokusuara në përmirësimin e sigurisë së informacionit brenda një sektori, grupi subjektesh, madje edhe brenda vetëm një kompanie. Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe specifikën e një komuniteti ose grupi të caktuar subjektesh (institucione akademike, banka, etj.) ose natyrën konfidenciale të informacionit të administruar nga kompanitë, CERT-et e veçanta me ekspertët e tyre shumë të specializuar janë sigurisht destinacioni më i sigurt për mbrojtjen ndaj incidenteve kibernetike dhe vendosjen e masave parandaluese.

Higjiena digjitale CERT

NGACMIMI

Sulmet me objektiv të caktuar, që zgjasin në kohë, me intensitet të lartë, që shkaktojnë dëm, duke shfrytëzuar qëllimisht dobësitë. Ngacmimi është sulm ndaj dinjitetit njerëzor, reputacionit dhe privatësisë, me qëllim heshtjen dhe/ose kufizimin e pjesëmarrjes dixhitale të objektivit.

Ky është një term ombrellë që mbulon akte të ndryshme: nga kërcënimet me objekt të qartë seksual deri në shkallë të ndryshme të pushtimit të privatësisë.

Struktura e ekosistemit dixhital do të thotë që sulmet mund të vijnë nga një person dhe nëpërmjet një platforme, por që përhapen nëpërmjet autorëve/platformave të tjera si sulm kibernetik. Ngacmimi online, siç e shohim në një platformë, shpesh shpërndahet shumë më gjerësisht, dhe për këtë arsye, ka potencialisht më shumë ndikim.

Është me rëndësi tejet të madhe të kuptohet se një person që bëhet objekt i abuzimit online nuk duhet fajësuar në asnjë mënyrë: dhuna nuk mund të justifikohet në asnjë formë. Nëse viheni në shënjestër të çfarëdo lloj dhune dixhitale, ju nxisim të kërkoni mbështetje tek rrjetet tuaja mbështetëse - kryesisht miqtë, familja, që mund t’ju kuptojnë ju dhe e dinë si ndiheni. Qëndroni pak kohë larg vendeve ku keni përjetuar ngacmimet dhe kërkojini njerëzve të besueshëm të kontrollojnë llogaritë, emailet dhe t’ju përditësojnë me të rejat e fundit për sulmin, ose t’ju ndihmojnë të dokumentoni me prova dixhitale abuzimin.

Në rastin e ngacmimeve kibernetike – me gjasa me një volum të madh mesazhesh, në platforma dhe kanale të shumta komunikimi - mbështetja emocionale dhe ndihma praktike nga miqtë dhe familja është element kyç për rifitimin e ndjesisë së sigurisë.

Mekanizmat më efektivë të parandalimit janë që kanë një bazë të gjerë sigurie, përfshirë këtu sigurinë fizike, mendore dhe dixhitale (me fokus të veçantë tek higjiena e qëndrueshme dixhitale). Për sa kohë që higjiena dixhitale dhe parimet gjithëpërfshirëse të sigurisë nuk bëhen rutinë, është me rëndësi të jashtëzakonshme që të bëhen vlerësime të rregullta të rrezikut, të tilla si vlerësimi i shkeljes së mundshme - kur ka ndodhur, pse dhe nga kush? Nëse është e mundur, duhet t’i kërkohet punëdhënësit t’ju lidhë me një terapist, këshillim ligjor ose përfaqësues gjykate nëse është e nevojshme.

Ekziston përherë opsioni i heqjes dorë nga mediat sociale për një periudhë të caktuar kohe, por duke pasur parasysh varësinë tonë nga këto platforma, kjo është një strategji që është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Më mirë do të ishte të reduktonit kohën që shpenzoni në këto platforma dhe të rrini me njerëz që i besoni. Gjëja më e rëndësishme është të kujdeseni për veten dhe të përballoni ndjenjat, apo edhe t’i dhuroni vetes disa ditë qëndrimi në shtrat mbuluar me batanije, pa bërë asgjë.

Kur të ndiheni gati, mund të punoni për të përmirësuar sigurinë dhe higjienën tuaj dixhitale. Kontrolloni udhëzuesin e sigurisë online

DIY

dhe

ZEN

dhe artin e krijimit të teknologjisë për ju. Nëse jeni gazetar, provoni edhe kursin

Totem

për mbrojtjen online. Nëse doni të mësoni më shumë

OnLine sos

është një vend i shkëlqyer nga ku ta filloni si dhe

Feminist frequency

, një përmbledhje e hollësishme e mekanizmave të ndryshëm të ndihmës për vetveten.

Fakte digjitale Higjiena digjitale Siguria Mbështetja Ngacmim seksual Pornografi Frikë Punëdhënës

PORNO PËR HAKMARRJE

Pornografia për hakmarrje përkufizohet si postimi i përmbajtjes vetëm seksuale pa leje dhe pëlqim, me qëllim poshtërimin, turpërimin ose për shantazh. Pornografia për hakmarrje është shkelje e privatësisë dhe mund të rezultojë në trauma jashtëzakonisht të rënda emocionale.

Edhe sikur përmbajtja të jetë krijuar në mënyrë konsensuale, pëlqimi duhet të jepet në mënyrë eksplicite edhe për postimin ose shpërndarjen në internet.

Pavarësisht nga forma mediatike (regjistrim me video, foto ose gif) - vetëm akti i postimit pa pëlqim i përmbajtjes mund të konsiderohet pornografi për hakmarrje, pasi një person që bëhet objekt i abuzimit online nuk duhet fajësuar në asnjë mënyrë: dhuna nuk mund të justifikohet në asnjë formë. Nëse viheni në shënjestër të çfarëdo lloj dhune dixhitale, ju nxisim të kërkoni mbështetje tek rrjetet tuaja mbështetëse - kryesisht miqtë, familja, që mund t’ju kuptojnë ju dhe e dinë si ndiheni. Qëndroni pak kohë larg vendeve ku keni përjetuar ngacmimet dhe kërkojini njerëzve të besueshëm të kontrollojnë llogaritë, emailet dhe t’ju përditësojnë me të rejat e fundit për sulmin, ose t’ju ndihmojnë të dokumentoni me prova dixhitale abuzimin.

Një gazetare nga Azerbajxhani u filmua fshehurazi duke kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e saj. Kjo video më vonë u publikua në media dhe u postua më pas në internet. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut më vonë vendosi se ishin shkelur e drejta e gazetares për privatësi dhe liria e shprehjes. Ishte

rasti i parë

i këtij lloji që vendosi qartë një lidhje mes privatësisë dhe lirisë së shprehjes.

Fakte digjitale Higjiena digjitale Reputacion Siguria Mbështetja Ngacmim seksual Pornografi Frikë

Manipulim video me inteligjencë artificiale (video false)

Përmbajtje video ose audio hiper-realiste e manipuluar me programe kompjuterike, ku përshkruhet në mënyrë të rreme sjellja ose fjalimi i objektivit me qëllim dëmtimin e reputacionit të objektivit, degradimin e dinjitetit të tij/saj.

Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale (AI) ka bërë të mundur që me manipulim të imitohet realiteti në mënyrë të përsosur. Kjo ka implikime serioze dhe të tmerrshme për të ardhmen e lajmeve të rreme dhe keqinformimeve, pasi do të jetë gjithnjë e më e vështirë për t’u identifikuar përmbajtja e rreme.

Disa nga pasojat e tjera lidhen edhe me përhapjen e lajmeve të rreme që ka minuar besimin e publikut tek gazetaria profesionale dhe mbetet për t’u parë se si media dhe shoqëria më gjerë do të përballen me keqinformimin hiper-realist.

https://www.forbes.com/sites/chenxiwang/2019/11/01/deepfakes-revenge-porn-and-the-impact-on-women/?sh=45ed6ff1f53f


Higjiena digjitale Dëmi Reputacion Taktikë

PËRNDJEKJA

Procesi i ndjekjes së vazhdueshme dhe të zellshme të aktivitetit të dikujt në internet. Përkufizimi i përndjekjes mund të zbatohet nëse ndjekësi ose objektivi e njohin njëri-tjetrin personalisht ose jo.

Gjurmët dixhitale, të dhënat dhe treguesit e tjerë të pjesëmarrjes sonë që shfaqen në platformat e mediave sociale dhe në faqet e tjera online e kanë bërë përndjekjen në hapësirën dixhitale një detyrë shumë më të lehtë. Ashtu si në botën fizike, pasojat për individin që është objektivi mund të ndryshojnë, por mund të përfshijnë një rritje të ndjenjës së pasigurisë, frikës dhe perceptimit të një pushtimi të privatësisë.

Shumë femra dhe persona të komunitetit LGBTQI bëhen objektivë të kësaj forme dhune emocionale dhe mendore online. Edhe nëse nuk largohet kurrë nga hapësira dixhitale, përndjekja mund të shkaktojë ndjenjën e pafuqisë dhe humbjen e kontrollit në jetën private. Rastet më serioze shkaktojnë një ndjenjë frike se përndjekësi është gjithmonë i pranishëm: kudo dhe në çdo moment.

Është e një rëndësie të madhe të kuptohet se një person që bëhet objekt i abuzimit online nuk duhet fajësuar në asnjë mënyrë: dhuna nuk mund të justifikohet në asnjë formë. Nëse viheni në shënjestër të çfarëdo lloj dhune dixhitale, ju nxisim të kërkoni mbështetje tek rrjetet tuaja mbështetëse - kryesisht miqtë, familja, që mund t’ju kuptojnë ju dhe e dinë si ndiheni. Qëndroni pak kohë larg vendeve ku keni përjetuar ngacmimet dhe kërkojini njerëzve të besueshëm të kontrollojnë llogaritë, emailet dhe t’ju përditësojnë me të rejat e fundit për sulmin, ose t’ju ndihmojnë të dokumentoni me prova dixhitale abuzimin.

Gjëja më e rëndësishme është të kujdeseni për veten dhe të pranoni ndjenjat që keni, qoftë edhe t’i dhuroni vetes disa ditë qëndrimi në shtrat mbuluar me batanije, pa bërë thuajse asgjë. Ekziston gjithmonë opsioni i heqjes dorë nga mediat sociale për një periudhë të caktuar kohe, por duke pasur parasysh varësinë tonë nga këto platforma, kjo është një strategji që është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Më mirë do të ishte të reduktonit kohën që shpenzoni në këto platforma dhe të rrini me njerëz që i besoni në grupe të vogla.

Po ashtu, mund të punoni për të rritur sigurinë dixhitale - kontrolloni për shembull

udhëzuesin e sigurisë në internet DIY

ose manualin e plotë ZEN dhe artin e krijimit të teknologjisë për ju.

Fakte digjitale Higjiena digjitale Siguria Ngacmim seksual Frikë

MANIPULIMI I IDENTITETIT

Manipulimi i identitetit ose keqpërdorimi i të dhënave personale është një kërcënim serioz me pasoja mjaft të rënda.

Ekzistojnë forma të ndryshme të manipulimit dhe mashtrimit të identitetit duke përdorur mbledhjen e paligjshme të të dhënave, përfshirë rrjedhjen e të dhënave, dhe thyerjet e bazës së të dhënave, dhe publikimin e informacionit, për shembull.

Arsyet më të zakonshme për manipulimin e identitetit janë vjedhja, keqinterpretimi dhe fshehja e aktivitetit kriminal.


Fakte digjitale Higjiena digjitale Dëmi Reputacion Identitet

KËRCËNIMET

Rrezikimi i sigurisë dhe mirëqenies fizike dhe emocionale duke bërë thirrje për dhunë ndaj një personi ose grupi të caktuar njerëzish, përfshirë kërcënimet për përdhunim dhe forma të tjera të dhunës me bazë gjinore.

Ndodh mjaft shpesh që kërcënimet në internet të kthehen në dhunë fizike në botën reale ndaj një personi, grupi ose në dëmtim të të mirave materiale apo hapësirave. Për më tepër, këto sulme fizike mund të mos vijnë nga i njëjti person që bën kërcënimet në internet. Këto të fundit mund të frymëzojnë dhe nxisin njerëz të tjerë të përdorin dhunë fizike.

Për përdoruesit e mediave sociale në Ballkan, një problem serioz janë kërcënimet, gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë të drejtpërdrejtë ndaj refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Gjatë një incidenti të tillë në Beograd, i transmetuar drejtpërdrejt përmes Facebook-ut, një i ri përplasi makinën e tij në një qendër emigrantësh në periferi.

Ka disa masa që mund të ndërmerrni për të ulur rrezikun. P.sh., mund të zhvilloni higjienën dixhitale. Shihni, për shembull, udhëzuesin e sigurisë online

DIY

dhe

ZEN

dhe artin e krijimit të teknologjisë për ju.

Fakte digjitale Higjiena digjitale Siguria Ngacmim seksual Frikë

Mashtrim me renditjen në Google

Optimizimi i qëllimshëm i informacionit të pasaktë dhe keqdashës në motorët e kërkimit në internet (d.m.th. Google), me qëllimin për të shkaktuar dëme në dinjitetin dhe reputacionin e objektivit.

Indeksimi i rezultateve të kërkimit mund të manipulohet duke përdorur kërkesa kërkimi të koordinuara në shkallë të gjerë ku përmbahen informacione të pasakta ose dashakeqëse. Këto kërkesa dhe rezultatet e kërkimi renditen lart në mënyrë që të jenë opsioni i parë i dukshëm kur bëhet një kërkim për objektivin.

Bashkëshortja e një ish-presidenti gjerman ngriti akuza ndaj Google në vitin 2012 me pretendimin se algoritmi i kërkimit i Google rezultoi në shpërndarjen e gjerë të informacionit për të kaluarën e saj si punëtore seksi.


Higjiena digjitale Shfletuesi Dëmi Reputacion

Nxjerrje të dhënash personale (Doxxing)

Bërja publike e informacionit personal për një objektiv, si adresa e shtëpisë, statusi familjar, të dhënat e bankës dhe kartës së kreditit, data e lindjes etj. Ky informacion mund të postohet në një ose shumë platforma të ndryshme, në seksionet e komenteve ose nëpërmjet videove apo me tekst.

Shkelja e doxxing nuk kërkon që informacioni i publikuar të përdoret duke sjellë pasoja për objektivin. Thjesht akti i bërjes publike të informacionit sensitiv - përhapja e të cilit mund të ketë pasoja për personin, informacioni i të cilit është publikuar - dërgon një mesazh të qartë frikësimi dhe ngacmimi.

Është e rëndësishme ta raportoni dhunën online në platformat e mediave sociale, pasi ekziston gjithmonë mundësia që këto të dhëna të hiqen dhe/ose dhunuesi të bllokohet. Është e rëndësishme të raportohet përmbajtja abuzive si metodë dokumentimi dhe dëshmie për hetimet nga policia dhe për trajtimin në gjyq - dhe gjithmonë ekziston mundësia që përmbajtja të hiqet dhe/ose autori të bllokohet. Nëse është e nevojshme, kërkoni nga familja dhe miqtë që të marrin përsipër raportimin dhe komunikimin me platformat.

Gjëja më e rëndësishme është të kujdeseni për veten dhe të pranoni ndjenjat që keni, qoftë edhe t’i dhuroni vetes disa ditë qëndrimi në shtrat mbuluar me batanije, pa bërë asgjë.

Ekziston gjithmonë opsioni i heqjes dorë nga mediat sociale për një periudhë të caktuar kohe, por duke pasur parasysh varësinë tonë nga këto platforma, kjo është një strategji që është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Më mirë do të ishte të reduktonit kohën që shpenzoni në këto platforma dhe të rrini me njerëz që i besoni në grupe të vogla.

Shihni edhe

OnLine SoS

për të mësuar më shumë për format e tjera të mbrojtjes.

Fakte digjitale Higjiena digjitale Ngacmim Reputacion Siguria Ngacmim seksual Gazetarë Identitet

Hakmarrja ndaj mbështetësve

Objekt i sulmit mund të bëhen edhe miqtë, familja, partnerët, kolegët, punëdhënësit, madje edhe dëshmitarët e abuzimit, në të njëjtën mënyrë ose pak a shumë ngjashme me objektivin origjinal.

Në këtë mënyrë, keqbërësi shkatërron ose tenton të minojë rrjetet ekzistuese të mbështetjes. Rezultati është se objektivi fillestar është i ekspozuar ndaj ngacmimeve të tjera, ndaj ndjenjës së fajit për abuzimin që u bëhet tani miqve dhe familjes, dhe ndjesisë të mëtejshme të izolimit dhe ankthit.

Gjatë një sulmi dhe si pasojë, personat që vuajnë nga dhuna shpesh u drejtohen miqve dhe familjes dhe hapësirave ku mund të flasin hapur për përvojën e tyre dhe ku mund të gjejnë mbështetje. Sado e rëndësishme të jetë mbështetja e familjes dhe miqve, ndonjëherë edhe këshillat që kanë qëllim të mirë mund ta vendosin ty fajin për ngacmimin. Mos harroni se vetëm dhunuesi është përgjegjës për abuzimin. Miqtë dhe familja juaj mund t'ju ndihmojnë për të dokumentuar dhe monitoruar abuzimin online dhe për të ruajtur profilin në mediat sociale dhe kanalet të komunikimit online.

Mësoni më shumë për mbështetjen, vlerësimin e rrezikut dhe mekanizmat e tjerë të mbështetjes: këtu .

Shpesh ndodh që përkrahësit dhe njerëzit e tjerë që mbrojnë objektivin kryesor, në shumë raste gazetarë dhe aktivistë, të bëhen pre e një sulmi të organizuar së bashku ose individualisht.


Fakte digjitale Higjiena digjitale Ngacmim Siguria Ngacmim seksual Presion

Futu nga një pajisje e besuar

Aktivizimi i identifikimit me 2 hapa për të gjitha llogaritë është një praktikë e rëndësishme për sigurinë. Megjithatë, në rast se metoda e verifikimit që konfiguroni (nr. i telefonit, aplikacioni) nuk funksionon ose ka ndryshuar, duhet të provoni të hyni në llogari nga një pajisje e besuar. Shumë ofrues shërbimesh e ofrojnë opsionin (përgjithësisht vetëm klikoni një kutizë në faqen me 2 hapa) për ta shënuar një pajisje si të besueshme, në mënyrë që të mos ju duhet të vendosni kodin e sigurisë së verifikimit me 2 hapa sa herë që futeni në atë pajisje specifike, si p.sh. në kompjuterin e shtëpisë.

Sigurohu që vetëm pajisjet personale (kompjuter, tableta, telefona) që përdoren rregullisht të shënohen si të besuara dhe mos e përdor kurrë këtë veçori tek pajisjet publike ose të dikujt tjetër.


Autentifikimi Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Aplikacione Kompjuter/Laptop

Ndrysho të gjitha fjalëkalimet

Nëse besoni se pajisja mund t’ju vidhet, si masë paraprake, është mirë të ndryshoni të gjitha fjalëkalimet në llogaritë tuaja te të cilat keni hyrë. Këshillohet të përdoret një pajisje e besuar për të dalë nga të gjitha seancat e hapura në pajisjen e humbur.

Ndryshimi i të gjitha fjalëkalimeve është shumë më i lehtë dhe më i sigurt me ndihmën e aplikacioneve të specializuara të quajtur menaxherë të fjalëkalimeve. Këto aplikacione [APLIKACIONE] ruajnë në mënyrë të sigurt kredencialet e hyrjes dhe i mbrojnë ato me një fjalëkalim kryesor. Në këtë mënyrë, duhet vetëm të mbani mend fjalëkalimin kryesor dhe mund të kopjoni/vendosni kredencialet e tjera direkt nga aplikacioni. Programi i administrimit të fjalëkalimeve zakonisht ka mundësinë të gjenerojë automatikisht një fjalëkalim të gjatë dhe kompleks, të përbërë nga karaktere dhe simbole të rastësishme. Aplikacionet që përdoren zakonisht për administrimin e fjalëkalimeve janë

KeePass

,

KeePassXC

dhe

Bitwarden

.

Fjalëkalimi Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Aplikacione Vendndodhja Kompjuter/Laptop

Çoje për riparim

Nëse edhe rikthimi në gjendjen fillestare nuk i zgjidhi problemet me pajisjen, mund të ishte mirë ta çoni atë për riparim. Përpara se ta bëni këtë, është e rëndësishme të kopjoni çdo të dhënë që ka pajisja dhe ta mbroni atë, skedarët sensitivë dhe aplikacionet me një fjalëkalim ose një kod PIN.

Para se të zgjidhni një servisin për riparimin e pajisjes, bëni një kërkim të thjeshtë në internet dhe përpiquni të gjeni atë servis që ka vlerësimet më të mira dhe komentet pozitive në internet.


Fjalëkalimi Kopje rezervë e të dhënave Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Kompjuter/Laptop Risetim i pajisjes

Ngacmimi (përshkrimi)

Sulmet me objektiv të caktuar, që zgjasin në kohë, me intensitet të lartë, që shkaktojnë dëm, duke shfrytëzuar qëllimisht dobësitë. Ngacmimi është sulm ndaj dinjitetit njerëzor, reputacionit dhe privatësisë, me qëllim heshtjen dhe/ose kufizimin e pjesëmarrjes dixhitale të objektivit.

Fjalëkalimi Autentifikimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Kriptimi Malware Vendndodhja Raportoje në platformë Blloko përdoruesin Siguria Mbështetja Ngacmim seksual Kompjuter/Laptop Padi penale

MBROJTA INSTITUCIONALE

Duke qenë se ngacmimi vjen në shumë forma dhe mënyra, ai mund të raportohet si një sërë veprash të ndryshme penale.

Ngacmimi seksual (neni 108/a i Kodit Penal) përcakton shprehimisht format verbale të sulmeve, por kërkon paraqitjen e kërkesës për fillimin e procedurës penale në Prokurori. Me fjalë të tjera, duhet të informoni policinë dhe prokurorin - një procedurë standarde - si dhe të paraqisni një kërkesë për fillimin e procedurës.

KËSHILLË: bëni padinë. Gjykatat janë një komponent i rëndësishëm për mbrojtjes kundër ngacmimit.

Vënia në rrezik i sigurisë, një nga pasojat e shumta të ngacmimit, sipas nenit. 84 të Kodit Penal, përbën një bazë tjetër ligjore për mbrojtjen. Në këtë rast, prokurori dhe policia e kanë për detyrim të ndjekin, hetojnë dhe janë përgjegjës për mbrojtjen. Si palë paditëse, keni përgjegjësinë për mbledhjen e provave të nevojshme për ngritjen e padisë penale.

KËSHILLA: Shpjegoni me hollësi se si, pse dhe kur ndiheni të pasigurt dhe jepni detaje të shqetësimit për sigurinë e familjes dhe njerëzve të afërt. Këto detaje mund të jenë çelësi i suksesit kur bëhet fjalë për procedurat gjyqësore.


Fjalëkalimi Autentifikimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Kriptimi Malware Vendndodhja Raportoje në platformë Blloko përdoruesin Siguria Mbështetja Ngacmim seksual Kompjuter/Laptop Padi penale

MBROJTA ALTERNATIVE

Ekziston rreziku në përgjithësi që ngacmimi online të bëhet edhe në botën reale. Për këtë arsye, siguria fizike është parakusht i rëndësishëm për çdo formë tjetër të mbrojtjes së rëndësishme. Për sa i përket mbrojtjes mendore, ndonjëherë është e dobishme të bëni një pushim ose të minimizoni kohën që kaloni në platformat e mediave sociale, ose në ato platforma komunikimi ku bëheni objekt ngacmimesh. Edhe bisedat me miqtë, familjen, partnerët dhe kolegët rreth ngacmimit mund të jenë të dobishme për ngritjen e një sistemi mbështetjeje.

Opsionet e bllokimit, filtrimit dhe raportimit në platformat e mediave sociale shpesh mund të shërbejnë si mjet i dobishëm për dokumentimin e ngacmimeve.

Mjeti DeleteMe mund të ndihmojë në gjetjen dhe heqjen e informacionit tuaj personal nga disa faqe interneti.

Kërkesa për ndihmë tek shoqatat profesionale dhe grupet mbështetëse është një metodë tjetër për të trajtuar ngacmimet.

Disa gazetarë investigativë dhe rrjetet e tyre gjurmojnë autorët e ngacmimeve online duke analizuar gjurmët e tyre dixhitale. Ky është një mekanizëm efektiv jo vetëm për identifikimin e autorëve, por edhe denoncimin e tyre dhe krimeve të tyre në publik.

Nëse ndonjëherë mendoni se dhuna online që po përjetoni, mund të bëhet edhe në botën reale, njoftoni policinë → menjëherë.


Fjalëkalimi Autentifikimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Kriptimi Malware Vendndodhja Raportoje në platformë Blloko përdoruesin Siguria Mbështetja Ngacmim seksual Kompjuter/Laptop Padi penale

Porno për hakmarrje

Pornografia për hakmarrje përkufizohet si postimi i përmbajtjes vetëm seksuale pa leje dhe pëlqim, me qëllim poshtërimin, turpërimin ose për shantazh. Pornografia për hakmarrje është shkelje e privatësisë dhe mund të rezultojë në trauma jashtëzakonisht të rënda emocionale.

Pornografia për hakmarrje është një formë e rëndë sulmi, dhe si e tillë, është me rëndësi të madhe që rastet të denoncohen në polici dhe prokurori. Ka disa vepra penale që mund të përdoren si bazë ligjore për të ndjekur penalisht postimin e pornografisë për hakmarrje.

Ngacmimi seksual (neni 108/a i K.Penal): parashtrimi i kërkesës për fillimin e procedurës është parakusht për nisjen e procedurës. Kjo do të thotë që duhet të informoni policinë dhe prokurorinë - një procedurë standarde - si dhe të paraqisni një kërkesë për nisjen e procedurës.

KËSHILLË: Bëni padinë. Gjykatat janë një komponent i rëndësishëm për mbrojtjen kundër pornografisë për hakmarrje.

Përgjimet dhe regjistrimet e paautorizuara (neni 121 i K.Penal), nxjerrja e paautorizuar e fotografive (neni 143/a), publikimi dhe prezantimi i paautorizuar i teksteve, portreteve dhe regjistrimeve të të tjerëve (neni 143/b i K. Penal), janë akuza të tjera që i referohen regjistrimeve të paligjshme dhe mund të përdoren për të ndjekur penalisht rastet në të cilat është bërë video pa pëlqim, edhe nëse nuk është postuar në internet. Këto procedura kanë si indicie kallëzimin penal nga i dëmtuari, që do të thotë se ju, pala paditëse, duhet të jepni identitetin e autorit, dhe sa më shumë detaje dhe sa më shumë prova të mundeni (për shembull, ku ruhen regjistrimet, ku mund të jetë vendosur kamera gjatë regjistrimit, etj.).

Siguria juaj fizike është prioriteti më i lartë kur bëhet fjalë për mbrojtjen.

Nëse ngacmuesi vjen qëllimisht pranë jush fizikisht, mund të kërkoni një urdhër ndalimi të menjëhershëm të lëshuar nga gjykata.

Dokumentoni të gjitha regjistrimet, komentet, kërcënimet dhe format e tjera të ngacmimit si prova kyçe për fillimin e mekanizmave mbrojtës dhe/ose procedurave gjyqësore.

Kërkoni mbështetje nga OSHC-të, rrjetet e mbështetjes së grave dhe organizata të tjera që mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni mënyrën më të mirë për të mbrojtur veten.

Raportojini të gjitha regjistrimet, komentet, kërcënimet dhe format e tjera të ngacmimit në platformat ku ato janë postuar dhe mësoni më shumë rreth procedurave të heqjes nga Facebook dhe platformat e tjera .

Dhe mos harroni, edhe nëse keni dhënë fillimisht pëlqimin tuaj për t’ju filmuar, kjo nuk nënkupton pëlqimin për publikimin e asaj përmbajtjeje. Ju nuk keni faj që jeni bërë objekt i këtij lloj sulmi.

Nëse ndonjëherë mendoni se dhuna online që po përjetoni, mund të bëhet edhe në botën reale, njoftoni policinë → menjëherë.


Fjalëkalimi Autentifikimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Kriptimi Vendndodhja Raportoje në platformë Reputacion Siguria Mbështetja Ngacmim seksual Pornografi Kompjuter/Laptop Padi penale

Presion për lirinë e shprehjes

Do të ishte pothuajse e pamundur të renditeshin në mënyrë shteruese format me të cilat dikush mund të ushtrojë presion dhe të kërcënojë lirinë e shprehjes. Ata që kanë qenë në shënjestër të presionit ose abuzimit online, padyshim që do të ndjejnë pasojat e tij.

Për publikun e gjerë, këto kërcënime mund t’i shohim kudo – që nga postimet me komente, deri tek platformat e mediave sociale, në rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe shpifjeve të qëllimshme.

Ka qenë pothuajse e pamundur të përkufizohet një term ligjor për ‘presionin’ e perceptuar, pasi ky përkufizim rrallëherë i plotëson kriteret ligjore, por duke pasur si objektiv gazetarët dhe aktivistët, ai shkakton shtrembërime serioze për debatin publik dhe vendimmarrjen. I marrë si një kërcënim për lirinë e shprehjes në tërësi, ’presioni’ mund ta arrijë pragun ligjor, por sistemi ligjor nuk është në gjendje të trajtojë në mënyrë efektive problemin, pasi mund të ofrojë mbrojtje vetëm për individin dhe jo për masën.

Institucionet e pavarura shtetërore, siç Avokati i Popullit, mund të kryejnë hetime dhe të japë rekomandime për organetqë u bëjnë presion gazetarëve dhe/ose i etiketojnë përmes sulmeve me objektiv.


Higjiena digjitale Kriptimi Taktikë Mbështetja Gazetarë Media

Mashtrim me renditjen në Google

Optimizimi i qëllimshëm i informacionit të pasaktë dhe keqdashës në motorët e kërkimit në internet (d.m.th. Google), me qëllimin për të shkaktuar dëme në dinjitetin dhe reputacionin e objektivit.

Sistemi i drejtësisë penale nuk e ndalon shprehimisht këtë apo nuk e identifikon si vepër penale. Nga pikëpamja teknike, bombardimi i Google nuk nënkupton keqpërdorim ose manipulim të të dhënave personale. Përkundrazi, shihet si një keqpërdorim i motorit të kërkimit (Google). Në raste të caktuara, ky lloj sulmi mund të ndiqet penalisht nëpërmjet Hyrjes së Paautorizuar në Kompjuter, Rrjet Kompjuterik ose Përpunim Elektronik të të Dhënave (neni 192/b i Kodit Penal). Në këtë rast, kallëzimet penale së bashku me provat e mbledhura (screenshot e rezultateve të kërkimit, analiza e optimizimit të kërkimit etj.) duhet të dorëzohen në polici.

Në rastet kur kjo sjell si rezultat dëmtim të reputacionit apo dinjitetit të personit, atëherë kompensimi mund të kërkohet duke përdorur procedurat ligjore civile. Para fillimit të kësaj padie, duhet të sigurohet identiteti i keqbërësit si dhe provat që vërtetojnë pretendimin e manipulimit të identitetit dhe dëmtimit të tij.

Duke qenë se mjetet për të modifikuar algoritmet e motorëve të kërkimit gjenden kudo, pothuajse çdokush mund të ndryshojë rezultatet e kërkimit. Për këtë arsye është mjaft e vështirë për të parandaluar ose mbrojtur veten nga bombardimet me Google.

Google ka zhvilluar një shtojcë për motorin e tij të kërkimit - Google Meet Bomb Guard që u bën të mundur përdoruesve të bllokojnë të gjithë pjesëmarrësit e paftuar dhe llogaritë e përgjithshme të Gmail nga grupet e organizuara të Google Meet.

Hidhini një sy

shtojcave

të tjera të motorit të kërkimit që mund të ndihmojnë në parandalimin e këtij sulmi.

Fakte digjitale Higjiena digjitale Shfletuesi Dëmi Raportoje në platformë Reputacion

Nxjerrje të dhënash personale (Doxxing)

Bërja publike e informacionit personal për një objektiv, si adresa e shtëpisë, statusi familjar, të dhënat e bankës dhe kartës së kreditit, data e lindjes etj. Ky informacion mund të postohet në një ose shumë platforma të ndryshme, në seksionet e komenteve ose nëpërmjet videove apo me tekst.

Pavarësisht nëse të dhënat e publikuara përdoren apo jo për ngacmim, vetëm postimi i paautorizuar i të dhënave kualifikohet si doxxing dhe shihet si një lloj sulmi në internet. Siç ndodh shpesh, kur doxxing krijon rrezik për sigurinë, mund të kërkohet mbrojtje ligjore sipas nenit 84 të Kodit Penal, “Kanosja”. Në këtë rast, prokurori dhe policia e kanë për detyrim të ndjekin, hetojnë dhe janë përgjegjës për mbrojtjen. Si palë paditëse, keni përgjegjësinë për mbledhjen e provave të nevojshme për ngritjen e padisë penale.

KËSHILLË: Shpjegoni me hollësi se si, pse dhe kur ndiheni të pasigurt dhe jepni detaje të shqetësimit për sigurinë e familjes dhe njerëzve të afërt. Këto detaje mund të jenë çelësi i suksesit kur bëhet fjalë për procedurat gjyqësore.

Neni 143 i Kodit Penal, “Mbledhja e paautorizuar e të dhënave personale”, që ndalon mbledhjen, publikimin dhe përdorimin e të dhënave për qëllime “përveç atyre për të cilat janë krijuar”, mund të përbëjë bazë për mbrojtje ligjore.

Dokumentoni çdo rast dhe vend ku postohen të dhënat tuaja personale dhe denoncojeni këtë me prova në polici.

Raporto menjëherë doxxing dhe çdo publikim të paautorizuar të të dhënave personale në faqen ueb apo platformat ku janë postuar dhe në polici.

Ndiqe denoncimin deri në fund për t’u siguruar për përgjigjen. Veprimi i menjëhershëm është i rëndësishëm për parandalimin e shpërndarjes së mëtejshme të të dhënave personale online.

Çaktivizoni opsionin e gjetjes së vendndodhjes në telefon, përfshirë edhe Google Maps apo aplikacione të tjera që mbledhin të dhëna sensitive (vendi, adresat kryesorë, etj.)

Çaktivizoni opsionin e gjetjes së vendndodhjes në telefon, përfshirë edhe Google Maps apo aplikacione të tjera që mbledhin të dhëna sensitive (vendi, adresat kryesorë, etj.)

Flisni me njerëz që i besoni, kolegë, miq, punëdhënës. Kërkojini policisë t’i drejtohet platformës për fshirjen e të dhënave personale dhe përdorni edhe mekanizmat e raportimit të faqeve ueb dhe platformave.

Deleteme është një instrument që ju ndihmon të hiqni të dhënat personale online.

Nëse ndonjëherë mendoni se dhuna online që po përjetoni mund të realizohet në botën reale, njoftoni policinë → menjëherë!


Fakte digjitale Fjalëkalimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Vendndodhja Raportoje në platformë Rrjedhje të dhënash Reputacion Siguria Ngacmim seksual Identitet Llogari përdoruesi Kompjuter/Laptop Padi penale