kërkimi


Etiketat Llogari përdoruesi x Klaud x Aplikacije x Ra��unar/Laptop x Browser x

Rivendos fjalëkalimin

Në rast se hasni probleme me aksesin e llogarisë dhe jeni të bindur se po fusni fjalëkalimin e saktë (kujdes se mos keni aktivizuar CAPS LOCK dhe ndryshuar formatin e gjuhës së tastierës), mund të rivendosni fjalëkalimin. Në pjesën më të madhe të platformave dhe shërbimeve online, kjo bëhet duke klikuar në linkun “Forgot your password” (Harrove fjalëkalimi) apo diçka e tillë, që ndodhet në faqen hyrëse.

Ndiqni udhëzimet në faqen “Harrove fjalëkalimin?”, por së pari duhet të keni akses në adresën e emailit/numrin e telefonit që është përdorur për të krijuar llogarinë. Nëse nuk keni akses në emailin ose nr. e telefonit, do t'ju duhet të përdorni llogarinë e rikuperimit (rezervë/backup) nëse ofruesi e ka këtë opsion. Përndryshe, llogaria do të mbetet e bllokuar dhe nuk do t’ju hapet më.

Ka shumë gjasa që ofruesi i shërbimit t’ju dërgojë një link nëpërmjet emailit apo një tjetër formë komunikimi për të rivendosur fjalëkalimin, gjë që do t’ju bëjë të mundur të krijoni një fjalëkalim të ri për llogarinë. Pas kësaj procedure, duhet të përdorni fjalëkalimin e ri për të hyrë në llogarinë tuaj.


Fjalëkalimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Llogari përdoruesi Rikuperim aksesi

Llogaria e rikuperimit

Pjesa më e madhe e platformave dhe ofruesve të shërbimeve në internet ofrojnë mundësinë e konfigurimit të një kontakti për rikuperim ose si kopje rezervë, përgjithësisht një adresë email, një numër telefoni ose një grup kodesh rezervë që përdoren vetëm një herë. Ka shumë rëndësi ta konfiguroni këtë opsion që llogaria të mos ju bllokohet përgjithmonë.

Në rast se nuk e aksesoni dot llogarinë dhe nuk jeni futur në të nga pajisje të tjera, përdor adresën email rezervë apo telefonin për të aksesuar llogarinë e bllokuar. Duhet të siguroheni që keni akses në llogarinë rezervë/formën e komunikimit, përndryshe do të humbisni përgjithmonë kontrollin e llogarisë së bllokuar.


Fjalëkalimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Llogari përdoruesi Rikuperim llogarie

Pyetjet e sigurisë

Një tjetër metodë për të rihapur llogarinë është t’i përgjigjeni pyetjeve të sigurisë, në rast se e keni aktivizuar këtë opsion në konfigurimin e sigurisë së llogarisë. Megjithatë, disa kompani shërbimi online e kanë braktisur opsionin e pyetjeve të sigurisë për shkak të inefikasitetit (mund të merren me mend lehtë, etj.). Nga ana tjetër, njerëzit nuk i ndryshojnë përgjigjet e këtyre pyetjeve për vite me radhë apo thjesht i harrojnë, sepse nuk i përdorin shpesh ato.

Megjithatë, nëse pyetjet e sigurisë janë një opsion për rikuperimin e llogarisë, përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të mbahen në një vend të sigurt, duhet të mos jenë informacion publik, apo diçka që mund të hamendësohet lehtë (p.sh., “Çfarë ushqimi ju pëlqen më shumë?”).


Fjalëkalimi Higjiena digjitale Llogari përdoruesi Rikuperim aksesi

Kërko rikthimin e një llogarie të fshirë

Në rast se të fshihet llogaria, ekziston mundësia që të kërkoni rikuperimin (rikthimin), nëse nuk ka kaluar shumë kohë nga fshirja e saj. Në rast se nuk e keni përdorur llogarinë për një kohë të gjatë, ndoshta nuk do të jeni në gjendje ta riktheni atë plotësisht.

Procesi ndryshon sipas ofruesve të shërbimeve. Me

Google

, për shembull, përdoruesit do t’i bëhen një sërë pyetjesh për të konfirmuar se është vërtet llogaria e tij. Këshilla që

Google u jep përdoruesve që përpiqen të rikthejnë llogaritë

e tyre është t’u përgjigjen sa më shumë pyetjeve pa i anashkaluar plotësisht ato, të përdorin një pajisje dhe vendndodhje të njohur, të jenë të saktë me fjalëkalimet dhe pyetjet e sigurisë, të përdorin një email të lidhur me llogarinë të cilën mund të hapësh (p.sh. email rikuperimi) dhe të shtoni detaje të dobishme nëse pyeteni pse nuk mund të hyni në llogarinë tuaj.

Fjalëkalimi Llogari rikuperimi Llogari përdoruesi Rikuperim llogarie

Manipulimi i identitetit

Manipulimi i identitetit ose keqpërdorimi i të dhënave personale është një kërcënim serioz me pasoja mjaft të rënda. Edhe sikur objektivi të jetë një person të dhënat e të cilit janë keqpërdorur apo të dikujt tjetër, dëmi është i pallogaritshëm.

Për shkak të kompleksitetit dhe formave të ndryshme të kësaj kategorie sulmi, është e vështirë të përcaktohet baza ligjore që ofron mbrojtjen më të përshtatshme. Në rast mashtrimi të kryer duke përdorur kompjuterin që i përket një personi tjetër dhe që rezulton me përfitime materiale ose financiare për autorin, mund të bëhet kallëzim penal sipas nenit 143/b (Mashtrim kompjuterik). Një vepër tjetër penale, mbledhja e paautorizuar e të dhënave personale (neni 143/a), duhet të niset pas padisë të viktimës, prandaj duhet të njihet identiteti i autorit.

Në rastet kur manipulimi i identitetit çon në dëm psikologjik, ose dëmtim të reputacionit apo dinjitetit të personit, atëherë kompensimi mund të kërkohet duke përdorur procedurat ligjore civile. Para fillimit të kësaj padie, duhet të sigurohet identiteti i keqbërësit si dhe provat që vërtetojnë pretendimin e manipulimit të identitetit dhe dëmtimit të tij.

Manipulimi i identitetit lidhet shpesh me mashtrimin financiar dhe vjedhje në internet. Ka mënyra të ndryshme se si mund të mbroheni nga këto krime: kufizoni sasinë e parave që mund të transferohen në një llogari tjetër, ose që mund të tërhiqen nga bankomatet në të njëjtën kohë, përdorni të paktën një sistem verifikimi me dy faktorë për futjen në të dhënat financiare dhe shkatërroni kartat e vjetra bankare dhe karta të tjera identiteti me të dhëna të ndjeshme.

Nëse jeni viktimë e manipulimit të identitetit, njoftoni menjëherë policinë, institucionet financiare apo faqen e internetit ku keni llogaritë dhe bllokoni përkohësisht llogaritë bankare apo kartat e komprometuara.

Mjete të rëndësishme të parandalimit dhe mbrojtjes janë vlerësimi në kohë i riskut dhe higjiena digjitale.


Fakte digjitale Fjalëkalimi Autentifikimi Llogari rikuperimi Telefon/Tabletë Dëmi Reputacion Identitet Krimi kibernetik Llogari përdoruesi Kompjuter/Laptop Rikuperim aksesi Rivendosje sistemi Padi penale

Nxjerrje të dhënash personale (Doxxing)

Bërja publike e informacionit personal për një objektiv, si adresa e shtëpisë, statusi familjar, të dhënat e bankës dhe kartës së kreditit, data e lindjes etj. Ky informacion mund të postohet në një ose shumë platforma të ndryshme, në seksionet e komenteve ose nëpërmjet videove apo me tekst.

Pavarësisht nëse të dhënat e publikuara përdoren apo jo për ngacmim, vetëm postimi i paautorizuar i të dhënave kualifikohet si doxxing dhe shihet si një lloj sulmi në internet. Siç ndodh shpesh, kur doxxing krijon rrezik për sigurinë, mund të kërkohet mbrojtje ligjore sipas nenit 84 të Kodit Penal, “Kanosja”. Në këtë rast, prokurori dhe policia e kanë për detyrim të ndjekin, hetojnë dhe janë përgjegjës për mbrojtjen. Si palë paditëse, keni përgjegjësinë për mbledhjen e provave të nevojshme për ngritjen e padisë penale.

KËSHILLË: Shpjegoni me hollësi se si, pse dhe kur ndiheni të pasigurt dhe jepni detaje të shqetësimit për sigurinë e familjes dhe njerëzve të afërt. Këto detaje mund të jenë çelësi i suksesit kur bëhet fjalë për procedurat gjyqësore.

Neni 143 i Kodit Penal, “Mbledhja e paautorizuar e të dhënave personale”, që ndalon mbledhjen, publikimin dhe përdorimin e të dhënave për qëllime “përveç atyre për të cilat janë krijuar”, mund të përbëjë bazë për mbrojtje ligjore.

Dokumentoni çdo rast dhe vend ku postohen të dhënat tuaja personale dhe denoncojeni këtë me prova në polici.

Raporto menjëherë doxxing dhe çdo publikim të paautorizuar të të dhënave personale në faqen ueb apo platformat ku janë postuar dhe në polici.

Ndiqe denoncimin deri në fund për t’u siguruar për përgjigjen. Veprimi i menjëhershëm është i rëndësishëm për parandalimin e shpërndarjes së mëtejshme të të dhënave personale online.

Çaktivizoni opsionin e gjetjes së vendndodhjes në telefon, përfshirë edhe Google Maps apo aplikacione të tjera që mbledhin të dhëna sensitive (vendi, adresat kryesorë, etj.)

Çaktivizoni opsionin e gjetjes së vendndodhjes në telefon, përfshirë edhe Google Maps apo aplikacione të tjera që mbledhin të dhëna sensitive (vendi, adresat kryesorë, etj.)

Flisni me njerëz që i besoni, kolegë, miq, punëdhënës. Kërkojini policisë t’i drejtohet platformës për fshirjen e të dhënave personale dhe përdorni edhe mekanizmat e raportimit të faqeve ueb dhe platformave.

Deleteme është një instrument që ju ndihmon të hiqni të dhënat personale online.

Nëse ndonjëherë mendoni se dhuna online që po përjetoni mund të realizohet në botën reale, njoftoni policinë → menjëherë!


Fakte digjitale Fjalëkalimi Llogari rikuperimi Higjiena digjitale Telefon/Tabletë Vendndodhja Raportoje në platformë Rrjedhje të dhënash Reputacion Siguria Ngacmim seksual Identitet Llogari përdoruesi Kompjuter/Laptop Padi penale

Raportimi i rremë

Keqpërdorimi i mekanizmave të raportimit, ose pretendime të rreme për shkelje të të drejtave të autorit ose shkelje të tjera të Kushteve të Shërbimit apo rregullave dhe rregulloreve të Komunitetit në platformat e mediave sociale, me qëllim bllokimin, pezullimin ose parandalimin e pjesëmarrjes më të gjerë dixhitale.

Ashtu si trolling, edhe raportimi i rremë është i vështirë të kualifikohet si vepër penale. Në fakt, ai konsiderohet më shumë si keqpërdorimi i mekanizmave të raportimit të brendshëm të platformave të mediave sociale. Fatkeqësisht, është shumë e vështirë të gjesh një zgjidhje, pasi mekanizmat për raportim zakonisht përdorin sisteme të automatizuara që shpesh dështojnë të ofrojnë ndihmën e duhur.

Është e vështirë të luftosh raportimin e rremë. Si Facebook ashtu edhe Twitter ofrojnë ndihmë për riaktivizimin e llogarive që janë mbyllur për shkak të raportimit të rremë. Fatkeqësisht, këto platforma janë të ngadalta në përgjigjen ndaj kësaj çështjeje të veçantë dhe krijimi i një llogarie të re është përgjithësisht një zgjidhje më e shpejtë.


Fakte digjitale Fjalëkalimi Autentifikimi Llogari rikuperimi Dëmi Taktikë Llogari përdoruesi