Bërja publike e informacionit personal për një objektiv, si adresa e
shtëpisë, statusi familjar, të dhënat e bankës dhe kartës së kreditit, data
e lindjes etj. Ky informacion mund të postohet në një ose shumë platforma
të ndryshme, në seksionet e komenteve ose nëpërmjet videove apo me tekst.
Pavarësisht nëse të dhënat e publikuara përdoren apo jo për ngacmim, vetëm
postimi i paautorizuar i të dhënave kualifikohet si doxxing dhe shihet si
një lloj sulmi në internet. Siç ndodh shpesh, kur doxxing krijon rrezik për
sigurinë, mund të kërkohet mbrojtje ligjore sipas nenit 84 të Kodit Penal,
“Kanosja”. Në këtë rast, prokurori dhe policia e kanë për detyrim të
ndjekin, hetojnë dhe janë përgjegjës për mbrojtjen. Si palë paditëse, keni
përgjegjësinë për mbledhjen e provave të nevojshme për ngritjen e padisë
penale.
KËSHILLË: Shpjegoni me hollësi se si, pse dhe kur ndiheni të pasigurt dhe
jepni detaje të shqetësimit për sigurinë e familjes dhe njerëzve të afërt.
Këto detaje mund të jenë çelësi i suksesit kur bëhet fjalë për procedurat
gjyqësore.
Neni 143 i Kodit Penal, “Mbledhja e paautorizuar e të dhënave personale”,
që ndalon mbledhjen, publikimin dhe përdorimin e të dhënave për qëllime
“përveç atyre për të cilat janë krijuar”, mund të përbëjë bazë për mbrojtje
ligjore.
Dokumentoni çdo rast dhe vend ku postohen të dhënat tuaja personale dhe
denoncojeni këtë me prova në polici.
Raporto menjëherë doxxing dhe çdo publikim të paautorizuar të të dhënave
personale në faqen ueb apo platformat ku janë postuar dhe në polici.
Ndiqe denoncimin deri në fund për t’u siguruar për përgjigjen. Veprimi i
menjëhershëm është i rëndësishëm për parandalimin e shpërndarjes së
mëtejshme të të dhënave personale online.
Çaktivizoni opsionin e gjetjes së vendndodhjes në telefon, përfshirë edhe
Google Maps apo aplikacione të tjera që mbledhin të dhëna sensitive (vendi,
adresat kryesorë, etj.)
Çaktivizoni opsionin e gjetjes së vendndodhjes në telefon, përfshirë edhe
Google Maps apo aplikacione të tjera që mbledhin të dhëna sensitive (vendi,
adresat kryesorë, etj.)
Flisni me njerëz që i besoni, kolegë, miq, punëdhënës. Kërkojini policisë
t’i drejtohet platformës për fshirjen e të dhënave personale dhe përdorni
edhe mekanizmat e raportimit të faqeve ueb dhe platformave.
Deleteme
është një instrument që ju ndihmon të hiqni të dhënat personale online.
Nëse ndonjëherë mendoni se dhuna online që po përjetoni mund të realizohet
në botën reale, njoftoni policinë → menjëherë!
Fakte digjitale
Fjalëkalimi
Llogari rikuperimi
Higjiena digjitale
Telefon/Tabletë
Vendndodhja
Raportoje në platformë
Rrjedhje të dhënash
Reputacion
Siguria
Ngacmim seksual
Identitet
Llogari përdoruesi
Kompjuter/Laptop
Padi penale