kërkimi


Etiketat Mbështetja x Zyrtar publik x Shoqata x Tactic x Reputation x Block user x Digital evidence x

PRESION PËR LIRINË E SHPREHJES

Do të ishte pothuajse e pamundur të renditeshin në mënyrë shteruese format me të cilat dikush mund të ushtrojë presion dhe të kërcënojë lirinë e shprehjes. Ata që kanë qenë në shënjestër të presionit ose abuzimit online, padyshim që do të ndjejnë pasojat e tij.

Për publikun e gjerë, këto kërcënime mund t’i shohim kudo – që nga postimet me komente, deri tek platformat e mediave sociale, në rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe shpifjeve të qëllimshme. Ka qenë pothuajse e pamundur të përkufizohet një term ligjor për ‘presionin’ e perceptuar, pasi ky përkufizim rrallëherë i plotëson kriteret ligjore, por duke pasur si objektiv gazetarët dhe aktivistët, ai shkakton shtrembërime serioze për debatin publik dhe vendimmarrjen.

Kur ky lloj presioni vjen nga lart poshtë - që vjen drejtpërsëdrejti nga figura publike, politikanë ose njerëz të tjerë me pushtet (punëdhënës, redaktorë), ai mund të ketë një efekt shumëfishues në përhapjen dhe efektet që shkaktojnë tek objektivi. Edhe nëse perceptohen si formë mikroagresioni, pasojat afatgjate janë të vështira dhe dëmtojnë jo vetëm për objektivin por edhe për publikun e gjerë dhe ekosistemin e mediave

Për disa njerëz që kanë qenë objekt i dhunës online, në vend që të hiqnin dorë nga bota online, ata zgjodhën t’i përgjigjen me më shumë fjalë dhe me rritje të angazhimit. Të flasësh hapur për një përvojë abuzimi online (duke shtuar këtu përdorimin e mekanizmave institucionalë ose alternativë të mbrojtjes), mund të jetë me dobi për disa arsye. Përcaktimi me emër dhe turpërimi i abuzuesit dhe denoncimi i tij në publik mund të jetë një tjetër mekanizëm mbrojtjeje, sepse ju ndihmon të rifitoni ndjesinë e kontrollit dhe ju jep fuqi për të ndihmuar të tjerët me përvoja të ngjashme si dhe rrit ndërgjegjësimin e publikut për dhunën dixhitale. Teksa publiku i gjerë mëson shtrirjen dhe objektin e abuzimit online, ata do të njohin efektet e tij negative në shoqëri dhe, me shpresë, do të kërkojnë nga institucionet shtetërorë që të ndërhyjnë. Nëse keni zgjedhur këtë rrugë, përpiquni të përqendroheni në ndarjen e përvojës suaj dhe ndikimeve që ka sulmi në nivel personal dhe në komunitet.

Gjatë pandemisë COVID-19, kritika në media për punën dhe shërbimet shëndetësore të qeverive tona është bërë edhe më e rëndësishme për publikun dhe në shumë raste më problematike për qeveritë që ishin të interesuara për të mbytur informimin. Këto metoda shtypjeje kanë qenë aq skandaloze, saqë nëse nuk do të ishte për rrezikun real që paraqesin për interesin publik, ato mund të konsideroheshin edhe qesharake. https://balkaninsight.com/2020/07/03/pandemic-worsens-crisis-for-media-in-central-eastern-europe/

Të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias mund t’i raportojnë rastet e dhunës tek një shoqatë gazetarësh, edhe nëse nuk janë anëtarë të saj. Këto shoqata ofrojnë informacione dhe këshilla se si të bëhen kallëzimet penale si dhe sugjerime të tjera për trajtimin dhe kapërcimin e ngacmimeve online. Edhe nëse vendosni të mos e denonconi krimin në polici, merrni parasysh të informoni Shoqatën e Gazetarëve ose OSHC-të përkatëse për incidentin. Ky informacion ka vlerë që ata të mësojnë më shumë rreth dhunës online dhe t’i përdorin më vonë këto të dhëna për qëllime advokimi dhe, në mënyrë ideale, për të sjellë ndryshime. Shoqatat shpesh ofrojnë burime dhe shërbime, përfshirë këtu edhe mbështetje për shëndetin mendor ose këshillim ligjor që organizatat më të vogla të mediave ose gazetarët e pavarur nuk mund ta kenë të lehtë t’i gjejnë. Disa OShC kanë zhvilluar ekspertizë shumëvjeçare për të luftuar dhunën online dhe mund të ofrojnë informacione dhe ndihmë të vlefshme.

Shumë organizata ndërkombëtare kanë trajtuar në mënyrë të veçantë rëndësinë e sigurisë së gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe pengesat përkatëse: Këshilli i Evropës/ Platforma për të promovuar mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve , Misioni i OSBE-së në Beograd , Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Media , programet e UNESCO-s për sigurinë e gazetarëve . Për ato raste që nuk kanë mbështetjen e shtetit, këto organizata mund të tërheqin vëmendjen ndaj rastit, të advokojnë për ndryshime dhe të ushtrojnë presion tek autoritetet shtetërore.

Disa organizata ofrojnë ndihmë financiare dhe/ose shërbime ligjore për gazetarët që bëhen objekt dhune, përfshirë

Media Defence

me qendër në Londër ose

Free Press Unlimited

, me qendër në Amsterdam (ato ofrojnë edhe një

shërbim të ndërhyrjes së shpejtë

). Në situatat kur shtrirja dhe shkalla e dhunës kërcënon sigurinë fizike, këto organizata mund të ofrojnë

ndihmë për largimin

e objektivit derisa të qetësohet situata.

Taktikë Mbështetja Gazetarë Media Zyrtar publik Strategji novatore Shoqata