Kur të
bëni një denoncim në polici
, është me rëndësi të mblidhni të gjitha provat e nevojshme dixhitale dhe
jo vetëm të kopjoni përmbajtjen e mesazhit në fjalë. Shpesh nuk është e
thjeshtë, pasi kërkon njohuri teknike dhe durim, për të cilin disa njerëz
të tronditur nga sulmi mund të mos kenë nerva. Nëse nuk mund ta përballoni,
kërkoni ndihmë nga një mik, koleg apo anëtar i familjes. Ata mund të
regjistrojnë provat e sulmit, por mund të merren edhe me llogarinë tuaj në
platformën në të cilën po ndodh sulmi. Dokumentacioni duhet të përmbajë
prova materiale të sulmit dhe të klasifikohet në mënyrë që të lehtësojë
kërkimin. Mund të përdoret një tabelë Excel, pasi sulmet mund të renditen
sipas kohës, vendndodhjes, shkakut, kohëzgjatjes dhe llojit të sulmit,
raporteve të paraqitura në platformë dhe sipas përgjigjes. Ky është i
gjithë informacion i rëndësishëm për avokatët, policinë, për hetimet e
mëtejshme dhe për procedurat gjyqësore. Përpiquni të identifikoni llojin e
sulmit, sepse disa forma të kërcënimeve online janë ende të panjohura për
publikun e gjerë, e ndonjëherë edhe për policinë. Kjo do t’i ndihmojë
prokurorët të kuptojnë më mirë se çfarë ka ndodhur dhe si të kërkojnë
autorët.
Së pari, duhet të jepni adresat përkatëse URL në formën e tyre integrale,
d.m.th. nëse sulmi ndodh në mediat sociale, atëherë duhet të siguroni një
link integral të llogarisë që ju dërgoi një kërcënim. Më pas, duhet të
ruani një kopje të mesazhit në një formë integrale që përmban metadata,
d.m.th.,
titujt e emailit
.
Po ashtu, do të ishte mirë të bëni një screenshot/print-screen të mesazhit,
imazhit ose të videos të përfshirë në incident. Nga ana tjetër, nëse
incidenti është me disa segmente, si numri i madh i SMS, mesazhe të marra
nëpërmjet një aplikacioni në kompjuter ose telefon, etj., duhet të bëni një
screenshot të secilit ose mundësisht të bëni një video të të gjithë
procesit.
Përveç kësaj, nëse ngacmimi ndodh përmes komunikimit me telefon, atëherë
denoncimi duhet të përmbajë tabulatet e thirrjeve të marra nga operatori
telefonik, sepse ato përmbajnë kohën e telefonatës dhe numrin nga i cili
është bërë thirrja, gjë që mund të lehtësojë vazhdimin e hetimit. Po ashtu,
mund t’i drejtoheni Ekipi të Reagimit ndaj Emergjencave Kompjuterike në
vendin tuaj, i cili mund të ofrojë mbështetje teknike dhe të zbusë dëmin,
ose tek organet shtetërore të ngarkuara për hetimin e krimit kibernetik.
Fakte digjitale
Rrjedhje të dhënash
CERT
Krimi kibernetik
Padi penale
Policia