kërkimi


Etiketat Presion x Fakte digjitale x Journalists x Authentication x

Raportimi i rremë

Keqpërdorimi i mekanizmave të raportimit, ose pretendime të rreme për shkelje të të drejtave të autorit ose shkelje të tjera të Kushteve të Shërbimit apo rregullave dhe rregulloreve të Komunitetit në platformat e mediave sociale, me qëllim bllokimin, pezullimin ose parandalimin e pjesëmarrjes më të gjerë dixhitale.

Rimarrja e kontrollit tek profilet online është shpesh një proces i vështirë. Procedurat e apelit të pezullimit në shumë platforma të mediave sociale janë të kushtueshme - si për sa i përket kohës ashtu edhe burimeve. Edhe kur apelimet janë të suksesshme, raportimet e para të rreme do t’ia kenë dalë ta mbajnë objektivin jashtë linje për periudha të ndryshme kohore.

Rasti më i njohur i raportimit të rremë (për shkelje të kushteve dhe shërbimeve në një platformë të mediave sociale) në Serbi është pezullimi i profilit zyrtar të një Ombudspersoni në YouTube:

https://resursi.sharefoundation.info/en/resource/social-media-as-editors-of-public-sphere-youtube-vs-ombudsman/ Fakte digjitale Raportoje në platformë Taktikë Identitet Presion

Hakmarrja ndaj mbështetësve

Objekt i sulmit mund të bëhen edhe miqtë, familja, partnerët, kolegët, punëdhënësit, madje edhe dëshmitarët e abuzimit, në të njëjtën mënyrë ose pak a shumë ngjashme me objektivin origjinal.

Në këtë mënyrë, keqbërësi shkatërron ose tenton të minojë rrjetet ekzistuese të mbështetjes. Rezultati është se objektivi fillestar është i ekspozuar ndaj ngacmimeve të tjera, ndaj ndjenjës së fajit për abuzimin që u bëhet tani miqve dhe familjes, dhe ndjesisë të mëtejshme të izolimit dhe ankthit.

Gjatë një sulmi dhe si pasojë, personat që vuajnë nga dhuna shpesh u drejtohen miqve dhe familjes dhe hapësirave ku mund të flasin hapur për përvojën e tyre dhe ku mund të gjejnë mbështetje. Sado e rëndësishme të jetë mbështetja e familjes dhe miqve, ndonjëherë edhe këshillat që kanë qëllim të mirë mund ta vendosin ty fajin për ngacmimin. Mos harroni se vetëm dhunuesi është përgjegjës për abuzimin. Miqtë dhe familja juaj mund t'ju ndihmojnë për të dokumentuar dhe monitoruar abuzimin online dhe për të ruajtur profilin në mediat sociale dhe kanalet të komunikimit online.

Mësoni më shumë për mbështetjen, vlerësimin e rrezikut dhe mekanizmat e tjerë të mbështetjes: këtu .

Shpesh ndodh që përkrahësit dhe njerëzit e tjerë që mbrojnë objektivin kryesor, në shumë raste gazetarë dhe aktivistë, të bëhen pre e një sulmi të organizuar së bashku ose individualisht.


Fakte digjitale Higjiena digjitale Ngacmim Siguria Ngacmim seksual Presion