kërkimi


Etiketat Presion x Strategji novatore x Gazetarë x Reputation x Safety x Harassment x Journalists x Identity x

GJUHA E URREJTJES

Sulmet verbale për shkak të racës, fesë, përkatësisë etnike, orientimit seksual dhe identitetit gjinor, apo përkatësisë politike dhe sindikale ose identiteteve apo karakteristikave të tjera si mosha ose statusi ekonomik mund të përshkruhen si gjuhë urrejtjeje.

Me ligj, për t’u cilësuar si gjuhë urrejtjeje, gjuha duhet të provohet se synon grupe ose identitete të caktuara të mbrojtura. Megjithatë, gjuha e urrejtjes në internet shkon përtej këtyre kategorive të mbrojtura, për të synuar grupe ose identitete të shumta dhe në të njëjtën kohë, duke i komplikuar edhe më tej efektet tek grupet tashmë të margjinalizuara. Prandaj, ka rëndësi të kemi një qasje ndërsektoriale për të kuptuar efektet strukturore dhe gjithëpërfshirëse të gjuhës së urrejtjes.

Të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias mund t’i raportojnë rastet e dhunës tek një shoqatë gazetarësh, edhe nëse nuk janë anëtarë të saj. Këto shoqata ofrojnë informacione dhe këshilla se si të bëhen kallëzimet penale si dhe sugjerime të tjera për trajtimin dhe kapërcimin e ngacmimeve online. Edhe nëse vendosni të mos e denonconi krimin në polici, merrni parasysh të informoni Shoqatën e Gazetarëve ose OSHC-të përkatëse për incidentin. Ky informacion ka vlerë që ata të mësojnë më shumë rreth dhunës online dhe t’i përdorin më vonë këto të dhëna për qëllime advokimi dhe, në mënyrë ideale, për të sjellë ndryshime. Shoqatat shpesh ofrojnë burime dhe shërbime, përfshirë këtu edhe mbështetje për shëndetin mendor ose këshillim ligjor që organizatat më të vogla të mediave ose gazetarët e pavarur nuk mund ta kenë të lehtë t’i gjejnë. Disa OShC kanë zhvilluar ekspertizë shumëvjeçare për të luftuar dhunën online dhe mund të ofrojnë informacione dhe ndihmë të vlefshme.

Për disa njerëz që kanë qenë objekt i dhunës online, në vend që të hiqnin dorë nga bota online, ata zgjodhën t’i përgjigjen me më shumë fjalë dhe me rritje të angazhimit. Të flasësh hapur për një përvojë abuzimi online (duke shtuar këtu përdorimin e mekanizmave institucionalë ose alternativë të mbrojtjes), mund të jetë me dobi për disa arsye. Përcaktimi me emër dhe turpërimi i abuzuesit dhe denoncimi i tij në publik mund të jetë një tjetër mekanizëm mbrojtjeje, sepse ju ndihmon të rifitoni ndjesinë e kontrollit dhe ju jep fuqi për të ndihmuar të tjerët me përvoja të ngjashme si dhe rrit ndërgjegjësimin e publikut për dhunën dixhitale. Teksa publiku i gjerë mëson shtrirjen dhe objektin e abuzimit online, ata do të njohin efektet e tij negative në shoqëri dhe, me shpresë, do të kërkojnë nga institucionet shtetërorë që të ndërhyjnë. Nëse keni zgjedhur këtë rrugë, përpiquni të përqendroheni në ndarjen e përvojës suaj dhe ndikimeve që ka sulmi në nivel personal dhe në komunitet.


Reputacion Mbështetja Gazetarë Presion Strategji novatore Shoqata