Si rezultat i pabarazisë strukturore të pushtetit, akuzat e rreme, edhe
nëse vërtetohen se janë rreme, kanë potencialin të shkaktojnë dëm serioz
dhe afatgjatë të reputacionit të të akuzuarit.
Ky lloj sulmi mund të konsiderohet si një lloj presioni ndaj lirisë së
shprehjes dhe është e vështirë të sigurohet mbrojtje në këtë rast.
Në rast se një akuzë e rreme rezulton se vë në rrezik sigurinë, duhet
kërkuar mbrojtja sipas nenit 84 të Kodit Penal. Në këtë rast, prokurori dhe
policia e kanë për detyrim të ndjekin, hetojnë dhe janë përgjegjës për
mbrojtjen. Si palë paditëse, keni përgjegjësinë për mbledhjen e provave të
nevojshme për ngritjen e padisë penale.
KËSHILLË: Shpjegoni me hollësi se si, pse dhe kur ndiheni të pasigurt dhe
jepni detaje të shqetësimit për sigurinë e familjes dhe njerëzve të afërt.
Këto detaje mund të jenë çelësi i suksesit kur bëhet fjalë për procedurat
gjyqësore.
Në rastet kur akuzat e rreme shkaktojnë dëm psikologjik, ose dëmtim të
reputacionit apo dinjitetit të personit, atëherë kompensimi mund të
kërkohet duke përdorur procedurat ligjore civile. Para fillimit të kësaj
padie, duhet të sigurohet identiteti i keqbërësit si dhe provat që
vërtetojnë pretendimin e manipulimit të identitetit dhe dëmtimit të tij.
Dokumentoni
dëmin që ju është shkaktuar nga akuzat e rreme. Nëse akuzat janë botuar në
internet, kërkojini faqes apo platformës ta fshijë informacionin.
Nëse sasia e përmbajtjes së postuar është tepër e madhe dhe nuk mund të
mblidhet, kërkojini miqve dhe familjes t’u ndihmojë me dokumentin e akuzave
të rreme dhe raportojini ato në faqen e internetit apo në platforma.
Komentimi publik apo ngritja e akuzave është një tjetër mënyrë për të
trajtuar sulmin, por bëni një vlerësim paraprak të rrezikut për të parë
mundësitë e reagimeve negative dhe zmadhimin e akuzave të rreme.
Dëmi
Raportoje në platformë
Reputacion
Taktikë
Mbështetja
Media
Padi penale