Serveri i postës elektronike
Posta elektronike konsiderohen të dhëna të ndjeshme për çdo organizatë. Për arsye sigurie, çdo organizatë duhet të ketë një server të posaçëm vetëm për email. Në këtë mënyrë, ajo mbron veten nga sulmet dhe aktivitetet e tjera dashakeqëse.
Krahas përmbajtjes së emailit, me rëndësi për të dhënat nga komunikimi i përditshëm janë edhe të ashtuquajturat metadata – informacione që gjenerohen dhe shkëmbehen nga aplikacionet dhe pajisjet që përdoren për dërgimin dhe marrjen e emaileve. Për hakerat, metadatat janë shpesh më të rëndësishme se vetë përmbajtja e emailit, sepse ato kanë informacion të saktë për kontekstin dixhital të komunikimit. Metadatat ruhen në serverin e postës, kështu që mbrojtja e tij është e veçantë. Hapi kryesor në këtë drejtim është bllokimi i të gjitha protokolleve (për shembull, FTP ose HTTP) për të cilat serveri nuk ka nevojë në kryerjen e funksionit të tij parësor, pra marrjen dhe dërgimin e emaileve. Si pjesë e një pakete hostimi ose shërbimesh të tjera, mund të merret me qira një server i dedikuar, ose organizata mund të blejë një server me softuer special. Shembulli i një softueri të tillë është iRedMail.
Si alternativë,
organizatat jofitimprurëse mund të zgjedhin të përdorin G Suite, d.m.th. paketën e produktivitetit të Google, e cila përfshin disa instrumente dhe produkte të njohura (Gmail, Google Drive, Google Calendar, etj.). Megjithatë, duhet të theksohet se modeli i biznesit i Google bazohet në profilizimin e përdoruesit dhe analizën e të dhënave personale të mbledhura nga përdoruesit e tij.
Server Rrjedhje të dhënash Cloud