Njofto shërbimin e hostimit
Nëse nuk je në gjendje të rregullosh vetë problemin apo me anë të administratorit të sistemit, p.sh., duke riparuar problemet e serverit, hapi tjetër i serisë së veprimeve është të njoftosh shërbimin e hostimit të faqes uen. Megjithatë, në varësi të faktit nëse serveri ndodhet në vend apo jashtë, përvoja me shërbimin e hostimit mund të jetë e ndryshme.
Edhe pse shërbimi i huaj i hostimit mund të jetë më i mirë sesa ai i ofruar në vend, duhet të keni parasysh se mbështetja teknike mund të mos jetë në standardin e duhur për zgjidhjen menjëherë të problemit të faqes.
Shërbimet e hostimit me mbështetje teknike 24 orë në 7 ditë të javë janë, gjithsesi, opsioni më i mirë së bashku me ato që kanë kanale të tjera mbështetjeje teknike (telefon, bisedë e drejtpërdrejtë) përveç se japin biletën e mbështetjes teknike apo dërgojnë email me udhëzime.
Aktivizo mbrojtjen DDoS
Sulmet DDoS (Distributed Denial of Service – Mohim për ofrim shërbimi), kanë si synim ta “mbysë” serverin me një numër të madh të kërkesave për akses të automatizuar dhe vijnë nga një mori adresash IP, për ta bërë faqen ueb të padisponueshme. Për të parandaluar çaktivizimin e faqes për shkak të sulmit DDoS, duhet të aktivizohet mbrojtja DDoS .
Shërbimi më i zakonshëm i mbrojtjes DDoS është
Cloudflare, që ofron opsione falas por të kufizuara, por ka edhe të tjera si
Deflect, shërbimet e së cilës përdoren nga shuma media, organizata mjedisore dhe të të drejtave të njeriut. Edhe Google ofron mbrojtje DDoS falas nëpërmjet
Project Shield, që synohet për faqet e lajmeve, të të drejtave të njeriut, dhe monitorimit të zgjedhjeve.
Gabim Server Sajti Hostim