Interneti zakonisht ofron një ndjesi të rreme anonimati, ndërkohë ekziston
vetëm pseudo-anonimati për pjesën më të madhe të përdoruesve. Pothuajse të
gjithë janë të identifikueshëm në internet nga adresa IP e tyre,
identifikues unik që caktohet nga ofruesi i shërbimit të internetit (ISP).
Gjithsesi, ka mjete që mund të ndihmojnë në fshehjen e adresës aktuale IP
duke ofruar kështu një tjetër shtresë mbrojtjeje për identitetin në
internet. Kjo mund të arrihet me përdorimin e shërbimeve Shfletuesit Tor
(Tor Browser) ose Rrjetit Virtual Privat (Virtual Private Network - VPN).
Shfletuesi Tor (Tor Browser) është një softuer pa pagesë dhe me burim të
hapur i përshtatur për të punuar me rrjetin Tor, i bazuar në Mozilla
Firefox, i cili kripton trafikun e shfletimit dhe ofron një identitet të
ri, d.m.th. një adresë të re IP. Është veçanërisht i dobishëm për të hyrë
në faqe ueb që janë të bllokuara në rrjet. Gjithsesi, ai ka disa të meta,
pasi rrjeti Tor ofron shpejtësi përgjithësisht të ngadaltë në internetit
dhe
identiteti i përdoruesve mund të ekspozohet nëse ata nuk e përdorin siç
duhet Shfletuesin Tor
.
Rrjeti Virtual Privat (VPN) është shërbim që u mundëson përdoruesve të
lidhen me internetin publik përmes një rrjeti privat, duke siguruar një
tjetër shtresë të kriptuar privatësie dhe duke maskuar adresën IP aktuale
të përdoruesve. Ka shumë ofrues VPN, por përdoruesit duhet të kenë parasysh
dhe të jenë të ndërgjegjshëm për aspektet e mundshme të sigurisë si:
-
Juridiksioni, d.m.th. në cilin vend e ka qendrën kompania që ofron
shërbime VPN. Në përgjithësi duhet të shmangen vendet që janë
anëtarë të aleancës së mbikëqyrjes masive “Five Eyes” (SHBA,
Britania e Madhe, Kanada, Zelanda e Re, Australia);
-
Nuk ka politikë për skedarë regjistrimi të aktivitetit (logfile),
që do të thotë se ofruesi VPN nuk regjistron trafikun e internetit
të bërë përmes rrjetit të tyre;
-
Kryhen rregullisht kontrolle të pavarura të sigurisë, të cilat
dokumentohen zakonisht në faqen e internetit të ofruesit të VPN;
-
Çmimi - disa shërbime VPN janë mjaft të kushtueshme, por duhet
treguar kujdes nga aplikacionet VPN “plotësisht falas”, pasi
biznesin ata e bazojnë pothuajse me siguri të plotë në gjurmimin e
përdoruesve. Gjithsesi, disa ofrues shërbimesh me pagesë ofrojnë
edhe opsione falas por me mundësi të kufizuara, të tilla si
shpejtësi më të ulët dhe një numër më të vogël serverësh.
Adresa IP
Higjiena digjitale
Shfletuesi
Aplikacione
Kriptimi
Rrjedhje të dhënash
Siguria