Optimizimi i qëllimshëm i informacionit të pasaktë dhe keqdashës në motorët
e kërkimit në internet (d.m.th. Google), me qëllimin për të shkaktuar dëme
në dinjitetin dhe reputacionin e objektivit.
Sistemi i drejtësisë penale nuk e ndalon shprehimisht këtë apo nuk e
identifikon si vepër penale. Nga pikëpamja teknike, bombardimi i Google nuk
nënkupton keqpërdorim ose manipulim të të dhënave personale. Përkundrazi,
shihet si një keqpërdorim i motorit të kërkimit (Google). Në raste të
caktuara, ky lloj sulmi mund të ndiqet penalisht nëpërmjet Hyrjes së
Paautorizuar në Kompjuter, Rrjet Kompjuterik ose Përpunim Elektronik të të
Dhënave (neni 192/b i Kodit Penal). Në këtë rast, kallëzimet penale së
bashku me provat e mbledhura (screenshot e rezultateve të kërkimit, analiza
e optimizimit të kërkimit etj.) duhet të dorëzohen në polici.
Në rastet kur kjo sjell si rezultat dëmtim të reputacionit apo dinjitetit
të personit, atëherë kompensimi mund të kërkohet duke përdorur procedurat
ligjore civile. Para fillimit të kësaj padie, duhet të sigurohet identiteti
i keqbërësit si dhe provat që vërtetojnë pretendimin e manipulimit të
identitetit dhe dëmtimit të tij.
Duke qenë se mjetet për të modifikuar algoritmet e motorëve të kërkimit
gjenden kudo, pothuajse çdokush mund të ndryshojë rezultatet e kërkimit.
Për këtë arsye është mjaft e vështirë për të parandaluar ose mbrojtur veten
nga bombardimet me Google.
Google ka zhvilluar një shtojcë për motorin e tij të kërkimit -
Google Meet Bomb Guard
që u bën të mundur përdoruesve të bllokojnë të gjithë pjesëmarrësit e
paftuar dhe llogaritë e përgjithshme të Gmail nga grupet e organizuara të
Google Meet.
Hidhini një sy
shtojcave
të tjera të motorit të kërkimit që mund të ndihmojnë në parandalimin e
këtij sulmi.
Fakte digjitale
Higjiena digjitale
Shfletuesi
Dëmi
Raportoje në platformë
Reputacion