Praktika të mira për sigurinë
Pavarësisht se çfarë bën në internet, gjithmonë duhet të mundohesh të ndjekësh praktika përgjithësisht të mira për sigurinë:
-
Kujdes me të dhënat e tua personale;
-
Respekto privatësinë e të tjerëve në internet;
-
Shkarko skedarë dhe instalo programe vetëm nga burimet e njohura dhe të besuara;
-
Përditëso rregullisht të gjitha programet dhe sistemin operativ në pajisje për të ulur rrezikun e sulmeve
-
Krijo fjalëkalime të veçanta dhe të ndërlikuara dhe ruaji ato me programe fjalëkalimesh
-
Aktivizo autentifikimin me shumë nivele për llogaritë online sipas mundësisë;
-
Përdor një program antivirusi/anti-malware;
-
Kripto çdo gjë që mund të kriptosh;
-
Nëse përdor kompjuter publik, mundohu të mos lësh/të fshish gjurmët prapa
-
Nëse disku yt USB është përdorur në një kompjuter publik ose të pambrojtur, ai duhet skanuar me program antivirus/anti-malware përpara se të përdoret sërish. Në përgjithësi rekomandohet që pajisjet portative, p.sh. memoriet USB ose hard disqet e jashtme të skanohen sa herë që lidhen me një kompjuter;
-
Duhet kemi parasysh rreziqet se çdo veprim në internet nënkupton se privatësia nuk do të thotë më pak përgjegjësi;
-
Lexo ose të paktën hidhi një sy Termave të Përdorimit/Shërbimit para se të klikosh butonin “Pranoj”.