Siguria fizike
Puna dhe raportimi nga tereni mund të jetë shumë i stresueshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarje me risk të lartë, si protestat ose demonstratat, ose mjedise si zonat e luftës ose të katastrofave. Kur gjendesh në një vend publik, sigurohu që të mos lëshësh kompjuterin e hapur ose të pa mbikëqyrur, pasi do të jetë një objekt i lehtë për çdo aktor të keq.
Nëse udhëton shpesh ose bën shumë punë në fushë që kërkon të mbash laptopin tënde pune me vete, konsidero me këmbëngulje enkriptimin e hard diskut të tij. Kur disku është i enkriptuar, OS-i i instaluar në hard disk nuk mund të niset pa një fjalëkalim. MacOS ka FileVault, Windows ka Bitlocker, dhe VeraCrypt si një aplikacion i palës së tretë ofron gjithashtu opsionin e enkriptimit të sistemit. Fundja, bëhu shumë i kujdesshëm me pajisjet tënde gjatë ngjarjeve që mund të bëhen të dhunshme, si protestat, pasi ato mund të vjedhen, dëmtohen, ose të aksesohen nga një aktor i keq.