Shtesat e shfletuesit
Ka mënyra për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit në internet dhe për t'ju bërë më të sigurt gjatë përdorimit të shërbimeve tuaja të preferuara online. Shfletuesit modernë të internetit, si Mozilla Firefox, Brave, ose Google Chrome, kanë widget-e softuerike (shtojca/ekstensione) që ofrojnë opsione dhe përfitime shtesë për shfletuesin tuaj. Ja disa nga më të mirat:
- Privacy Badger: Një shtojcë që ju mundëson të bllokoni ndjekësit e reklamave nga palët e treta në faqet e internetit që vizitoni.
- Facebook Container (vetëm për Firefox): Izolon identitetin tuaj në Facebook në një tab të veçantë, duke e bërë më të vështirë për Facebook-un të ndjekë vizitat tuaja në faqet e tjera të internetit me cookie-t e palëve të treta.
- uBlock Origin: Një shtojcë shumëqëllimore dhe e kursyeshme me burime, e dizajnuar për të bllokuar reklamat, ndjekjen dhe domenet e malware-it.