DDoS

DDoS

Sipas klasifikimit më të përgjithshëm, sulmet teknike mund të kryhen ose pa akses të drejtpërdrejtë në server ose me nevojën e aksesit në server. Në grupin e parë janë kryesisht incidentet, qëllimi më i rëndësishëm i të cilave është pengimi i aksesit në përmbajtjen e faqes.

Ka disa mënyra për të nxjerrë jashtë pune një server, dhe më e zakonshmja është sulmi DDoS (Distributed Denial of Service). Kjo do të thotë që një numër i madh pajisjesh dërgojnë në të njëjtën kohë kërkesa për akses te serveri i sulmuar, i cili nuk mund t’u përgjigjet të gjitha kërkesave dhe thjesht ndalon së punuari. Pas ndalimit të sulmit, në shumicën e rasteve serveri dhe faqja funksionojnë normalisht.