Ransomware
Ransomware është një formë e malware që kripton të gjitha dokumentet duke filluar nga një kompjuter i vetëm deri tek i gjithë rrjeti i brendshëm, përfshirë edhe serverët, kështu që skedarët nuk mund të hapen pa kodin e deshifrimit. Keqbërësi më pas kërkon pagesë (haraç) në kriptomonedhë për t’i dhënë viktimës kodin e deshifrimit të dokumenteve, zakonisht brenda një periudhe të shkurtër kohore me qëllim që t’i ushtrojë më shumë presion atij.Ky është një lloj malware shumë i rrezikshëm, pasi mund të çojë në dëme kritike për një sistem të tërë informacioni. Sistemi mund të rikthehet nga kopjet e rezervave, por administratorët duhet të kontrollojnë fillimisht për çdo gjurmë të mbetur të ransomware. Përveç enkriptimit të skedarëve, sulmuesit gjithashtu mund të përdorin teknika eksfiltrimi të të dhënave për të vjedhur të dhëna dhe për të kërcënuar se do t'i publikojnë ato nëse nuk marrin pagesën e tyre.