Administrimi i fjalëkalimit
Po të kemi parasysh se një përdorues i zakonshëm interneti ka shumë llogari, është bërë përherë e më e vështirë të mbahen mend të gjitha fjalëkalimet, veçanërisht kur janë edhe të ndryshme nga njëra tjetra, janë të gjata dhe të ndërlikuara.
Kjo është arsyeja pse duhen përdorur aplikacione që quhen administratorë fjalëkalimesh, të cilat ruajnë të sigurta kredencialet e hyrjes dhe i mbrojnë ato me një fjalëkalim master. Në këtë mënyrë, duhet mbajtur mend fjalëkalimi master dhe mund t’i kopjohen/vendosen kredencialet e hyrjes drejtpërsëdrejti nga aplikacioni. Aplikacione të tilla kanë opsionin e krijimit automatik të fjalëkalimeve të gjatë dhe të fortë, të përbërë nga karaktere dhe simbole të rastësishme.
Aplikacionet më të përdorura për administrimin e fjalëkalimeve janë KeePass, KeePassXC dhe Bitwarden. KeePass ofron një udhëzues për hapat e parë pasi të instalosh aplikacionin dhe KeePassXC gjithashtu ofron një faqe udhëzuese të detajuar për përdoruesit e rinj. Kur vjen puna te Bitwarden, para se të filloni ta përdorni, duhet të regjistroheni për një llogari dhe të kyçeni në aplikacionin e zgjedhur, për shembull, shtesë për shfletues, aplikacion desktop, ose aplikacion mobil.
Duhet shmangur ruajtja e kredencialeve tek shfletuesit, së bashku me aplikacionet online të fjalëkalimeve, të cilat nuk janë kode të hapura burimore dhe nuk kanë siguri në të dy anët e komunikimi.