Kriptimi i diskut
Kriptimi është procesi i mbrojtjes së të dhënave me një shifër të ndërlikuar, duke e gërshetuar atë në mënyrë që të mund të dekriptohet (deshifrohet) vetëm me një fjalëkalim ose çelës (kod), ndonjëherë duke kërkuar një faktor shtesë autentifikimi, p.sh. një certifikatë dixhitale. Enkriptimi i diskove të ngurtë dhe pajisjeve të largueshme, siç janë disqet USB, rekomandohet veçanërisht për njerëzit që punojnë me informacion të konfidencialshëm, kryesisht gazetarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, por gjithashtu edhe për këdo që punon në përgjithësi me të dhëna personale.
VeraCrypt është një program pa pagesë për shumë platforma (Windows, Linux, MacOS X) dhe me burim të hapur për kriptimin e diskut me opsione të avancuara. Mund të përdoret për të kriptuar vetëm skedarë të caktuar, ndarje (particione) të tëra të hard diskut, disqe të lëvizshme, si dhe një ndarje (particion) ose njësia ku është instaluar Windows (autentifikimi para nisjes).Mund të gjeni më shumë informacion mbi se si funksionon VeraCrypt në këtë udhëzues.
FileVault është një shërbim i MacOS që ju lejon të enkriptoni skedarët në pajisjen tuaj me fjalëkalimin tuaj të hyrjes për një shtresë të shtesë të sigurisë. Nëse harroni fjalëkalimin tuaj të hyrjes, mund të shkyçni diskun tuaj duke përdorur fjalëkalimin e llogarisë suaj iCloud ose një çelës shërimi që gjenerohet automatikisht kur zgjidhni këtë opsion. Mund të gjeni më shumë informacion mbi se si funksionon FileVault në këtë udhëzues.
Cryptomator bën të mundur kriptimin e skedarëve që ruhen në hapësirën cloud për shërbime të tilla si Dropbox ose Google Drive. Skedarët kriptohen brenda një kasaforte të sigurt, që më pas ruhet me ofruesit e shërbimeve cloud, të cilët nuk mund t’i qasen të dhënave. Cryptomator është program me burim të hapur dhe i disponueshëm për Windows, Linux, MacOS X dhe platformat celulare (iOS, Android).