Fshirja e përhershme e të dhënave

Fshirja e përhershme e të dhënave

Fshirja konvencionale e të dhënave nga një pajisje nuk është zgjidhje efikase për fshirjen e përhershme të tyre, sepse me ndihmën e programeve të veçanta ka mënyra për të rikuperuar të dhënat e fshira. Zgjidhja për këtë janë programet që përdorin algoritme komplekse për prishjen e të dhënave në një “mishmash” dixhital që nuk mund të rikthehet më në formën e tij origjinale. Eraser është një aplikacion falas për Windows që mund të fshijë plotësisht të dhënat nga pajisjet duke mbishkruar tek to disa herë me forma të zgjedhura me kujdes.

Për sa i përket disqeve optike (CD, DVD), mënyra më elegante për t’i prishur përgjithmonë ato është përdorimi i një grirëse speciale që mund të shkatërrojë disqet ashtu si letrën. Në internet ka metoda të ndryshme për shkatërrimin fizik të hard disqeve, ku disku acidifikohet ose digjet, metoda që janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Hard disqet përmbajnë lloje të ndryshme kimikatesh të dëmshme, që mund të shkaktojnë tym toksik dhe të djegshëm.

Nëse pajisjet e vjetra bëhen gati për shitje ose një hard disk është destinuar për asgjësim, do të nevojitet pastrim i thellë, edhe nëse pajisja është e prishur. Softueri që e bën këtë në mënyrë shumë efikase është Darik’s Boot and Nuke. Praktika e mirë sugjeron që kur hidhen pajisjet e vjetra, pasi softueri të ketë kryer pastrimin e thellë të disqeve, pajisja të çmontohet për të shkatërruar portat dhe hyrjet lidhëse.