Mjete të dobishëm
VirusTotal lejon analizën e bashkëngjitjeve dyshimtare, linkeve, adresave IP dhe domaineve për të zbuluar nëse diçka është e infektuar me softuer të rrezikshëm. Informacioni i kopjuar në këtë mjet ndahet automatikisht me komunitetin e sigurisë, kështu që duhet të merret kujdes që të mos kopjohen skedarë që përmbajnë informacion konfidencial. Ky mjet ofron një opsion premium.
PhishTool është një mjet i automatizuar për analizimin e emailave të mundshme të rrezikshme. Në vend që të analizohen individualisht dhe të shkohet nëpër të gjitha hapat e përmendura, një email e mundshme e rrezikshme mund të dërgohet në PhishTool për analizë. Ka një opsion për lidhjen e llogarisë në këtë shërbim me një llogari VirusTotal. Një version falas i mjetit PhishTool gjithashtu është i disponueshëm për shkarkim dhe përdorim.