Rrjeti TOR dhe VPN

Rrjeti TOR dhe VPN

Interneti zakonisht ofron një ndjesi të rreme anonimati, ndërkohë ekziston vetëm pseudo-anonimati për pjesën më të madhe të përdoruesve. Pothuajse të gjithë janë të identifikueshëm në internet nga adresa IP e tyre, identifikues unik që caktohet nga ofruesi i shërbimit të internetit (ISP).

Gjithsesi, ka mjete që mund të ndihmojnë në fshehjen e adresës aktuale IP duke ofruar kështu një tjetër shtresë mbrojtjeje për identitetin në internet. Kjo mund të arrihet me përdorimin e shërbimeve Shfletuesit Tor (Tor Browser) ose Rrjetit Virtual Privat (Virtual Private Network - VPN).

Tor Browser është një softuer i lirë dhe i burimkryer i përshtatur për të punuar me rrjetin Tor, bazuar në Mozilla Firefox, i cili shkronjt trafikun e shfletimit dhe faqen që po e qasni nga ofruesi juaj i internetit, dhe fsheh adresën tuaj IP nga faqja që vizitoni. Është veçanërisht i dobishëm për të hyrë në faqe ueb që janë të bllokuara në rrjet. Gjithsesi, ai ka disa të meta, pasi rrjeti Tor ofron shpejtësi përgjithësisht të ngadaltë në internetit dhe identiteti i përdoruesve mund të ekspozohet nëse ata nuk e përdorin siç duhet Shfletuesin Tor.

Rrjeti Virtual Privat (VPN) është shërbim që u mundëson përdoruesve të lidhen me internetin publik përmes një rrjeti privat, duke siguruar një tjetër shtresë të kriptuar privatësie dhe duke maskuar adresën IP aktuale të përdoruesve. Edhe pse ju ndihmon të qëndroni më të privuar nga ISP dhe (implisit) qeveria gjatë shfletimit të internetit, një lidhje VPN nuk ju mbrojt nga rreziqet e tjera që kanosen në internet, si malware, inxhinieri sociale, ose spyware.

Ka shumë ofrues VPN, por përdoruesit duhet të kenë parasysh dhe të jenë të ndërgjegjshëm për aspektet e mundshme të sigurisë si:

  • Juridiksioni, d.m.th. në cilin vend e ka qendrën kompania që ofron shërbime VPN. Kuptoni juridiksionin në të cilin ofruesi i VPN dhe infrastruktura e tyre bazohen dhe nëse kjo sjell një risk ligjor për ju.
  • Nuk ka politikë për skedarë regjistrimi të aktivitetit (logfile), që do të thotë se ofruesi VPN nuk regjistron trafikun e internetit të bërë përmes rrjetit të tyre;
  • Kryhen rregullisht kontrolle të pavarura të sigurisë, të cilat dokumentohen zakonisht në faqen e internetit të ofruesit të VPN;
  • Çmimi, pasi disa shërbime VPN mund të jenë të shtrenjta. Kini kujdes ndaj aplikacioneve VPN "plotësisht të lira", megjithatë, pasi modeli i tyre i biznesit është pothuajse sigurisht bazuar në ndjekjen e përdoruesve. Megjithatë, disa ofrues shërbimesh të paguara ofrojnë plane falas me mundësi të kufizuara, si shpejtësi më të ulët dhe një numër më i vogël i serverëve.