Serveri i postës elektronike

Serveri i postës elektronike

Emailet konsiderohen si të dhëna të ndjeshme në çdo organizatë. Prandaj, është kritike të mbrohet serveri i email-it nga sulmet dhe veprimet e tjera të dëmshme.

Përveç përmbajtjes së email-it, edhe metadata e gjeneruar në komunikimin e përditshëm është e rëndësishme - kjo është informacioni që gjenerohet dhe shkëmbëhet nga softueri dhe pajisjet e përdorura për dërgimin dhe marrjen e emaileve. Për hakerat, metadatat janë shpesh më të rëndësishme se vetë përmbajtja e emailit, sepse ato kanë informacion të saktë për kontekstin dixhital të komunikimit. Metadatat ruhen në serverin e postës, kështu që mbrojtja e tij është e veçantë. Hapi kryesor në këtë drejtim është bllokimi i të gjitha protokolleve (për shembull, FTP ose HTTP) për të cilat serveri nuk ka nevojë në kryerjen e funksionit të tij parësor, pra marrjen dhe dërgimin e emaileve. Si pjesë e një pakete hostimi ose shërbimesh të tjera, mund të merret me qira një server i dedikuar, ose organizata mund të blejë një server me softuer special. Shembulli i një softueri të tillë është iRedMail.

Përndryshe, organizatat mund të kalojnë në zgjidhjen e koduar të postës elektronike të Proton për Biznes, e cila ofron çmime speciale për jofitimprurëse.