Domain
Aspekte shumë të rëndësishme të administrimit të infrastrukturës organizative janë emri i domeinit dhe hostimi, d.m.th. në cilin server hostohen faqet e internetit të organizatës dhe me cilin regjistrues është regjistruar emri i domeinit.
Ka zgjedhje të shumta që mund të bëhen gjatë regjistrimit të një emri domeini (p.sh. organisation.org) dhe mund të bëhet relativisht lirë dhe lehtësisht në internet, në varësi të nevojave të organizatës. Zakonisht emrat e domeinit regjistrohen çdo vit dhe regjistrimi duhet të rinovohet rregullisht.
Organizatat mund të zgjedhin lloje të ndryshme të demeineve të nivelit të lartë, d.m.th., pjesa fundore e URL dhe më të zakonshmet janë:
- Kodi i shtetit (ccTLD) që shoqërohen me një vend të caktuar, me një rajon, apo territor, si .de, .al, .it.
- E përgjithshme (gTLD), që lidhet me nocionet e përgjithshme: .com, .net, .org;
- E sponsorizuar (sTLD), që rezervohet për lloje të veçanta regjistruesisht, si organe shtetërore apo organizata ndërkombëtare: .gov, .int, .aero.
Kur regjistrojmë një domein, ekziston edhe opsioni i mbrojtjes së domenit Whois, në mënyrë që të dhënat e regjistruesit (emri, adresa, kontaktet...) të mos shfaqen në kërkimet të tipit Whois. Megjithatë, për organizata si ato mediatike, rekomandohet transparenca e domenit.