Praktika të mira për sigurinë

Praktika të mira për sigurinë

Pavarësisht se çfarë bën në internet, gjithmonë duhet të mundohesh të ndjekësh praktika përgjithësisht të mira për sigurinë:

  • Kujdes me të dhënat e tua personale;
  • Respekto privatësinë e të tjerëve në internet;
  • Shkarko skedarë dhe instalo programe vetëm nga burimet e njohura dhe të besuara;
  • Përditëso rregullisht të gjitha programet dhe sistemin operativ në pajisje për të ulur rrezikun e sulmeve;
  • Krijo fjalëkalime të veçanta dhe të ndërlikuara dhe ruaji ato me programe fjalëkalimesh;
  • Aktivizo autentifikimin me shumë nivele për llogaritë online sipas mundësisë;
  • Përdor një program antivirusi/anti-malware;
  • Kripto çdo gjë që mund të kriptosh;
  • Nëse duhet të përdorni një kompjuter publik, përpiquni të mos lini asnjë gjurmë (p.sh. skedarë të shkarkuar, hyrje në llogari, histori shfletimi) pas vetes;
  • Nëse disku yt USB është përdorur në një kompjuter publik ose të pambrojtur, ai duhet skanuar me program antivirus/anti-malware përpara se të përdoret sërish. Në përgjithësi rekomandohet që pajisjet portative, p.sh. memoriet USB ose hard disqet e jashtme të skanohen sa herë që lidhen me një kompjuter;
  • Merrni në konsideratë pasojat e çdo veprimi tuaj në internet, privatësia nuk do të thotë më pak përgjegjësi;
  • Lexo ose të paktën hidhi një sy Termave të Përdorimit/Shërbimit para se të klikosh butonin “Pranoj”.