Praktika të gabuara për sigurinë

Praktika të gabuara për sigurinë

Zakonet janë të vështira për t’u ndryshuar, por duhet të përpiqemi sa më shumë për të shmangur këto praktika të gabuara për sigurinë:

  • Mos dërgo kurrë të dhënat personale apo informacione financiare me email me tekst të paformatuar (të thjeshtë).
  • Mos hy në rrjete ose sisteme të tjera për të cilat nuk ke autorizim, edhe nëse ke marrë në një farë mënyre kredenciale të caktuara hyrjeje (emri i përdoruesit, fjalëkalimi). Kjo nuk do të thotë se je autorizuar për t’i përdorur ato.
  • Mos instalo shtojca të dyshimta apo përditësime të panjohura programesh.
  • Kini kujdes në lidhjet dyshimtare që merrni përmes emailit, pavarësisht se sa interesant mund të duket mesazhi. Është më mirë të jeni të sigurt sesa të pendoheni.
  • Shmang sa më shumë përdorimin e kompjuterëve publikë apo të pambrojtur.
  • Shmang sa më shumë përdorimin e celularëve të të tjerëve.
  • Mos shkruani fjalëkalimet tuaja në një shënim Post-it që shfaqet publikisht. Seriozisht, mos!
  • Mos përdor emrat apo datëlindjet e njerëzve të afërt si fjalëkalime.
  • Mos i lë pajisjet jashtë vëmendjes dhe të hapura.
  • Mos i anashkalo aktivitetet e dyshimta në kompjuter - ndonjëherë është mirë të jesh paranojak.
  • Mos përdorni softuer të piratuar, pra paketa softuerike që kanë ndonjë lloj shmangie të sigurisë ose regjistrimit të produktit. Nëse nuk dëshironi të paguani për softuer, kërkoni një alternativë falas dhe me burim të hapur.
  • Mos fle mbi dafina. Ndonjëherë ia vlen të investosh pak kohë dhe mund dhe të mësosh bazat e sigurisë në internet.