Hosting
Faqet e internetit mund të strehohen brenda vendit, d.m.th. në vendin ku operon organizata, ose ndërkombëtarisht. Të dyja opsionet janë njësoj të zbatueshme, por kanë disa specifika për to:
- Hostimi brenda vendit
- Nivel më i lartë i gatishmërisë së ekipit teknik që nuk varet vetëm tek raportimi dhe komunikimi online;
- Likuiditeti dhe reputacioni i shërbimit të hostimit mund të kontrollohet me komunitetin vendas;
- Për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale nuk aplikohen dot dispozitat ligjore;
- Nëse një faqe e krijuar për audiencën vendase ndodhet nën sulmet DDoS që bëhen nga jashtë (gjë që ndodh shumë shpesh), faqja mund të mbetet ende në punë dhe hapet lehtë nga përdoruesit vendas duke bllokuar përkohësisht adresat IP të huaja.
- Hostimi jashtë vendit
- Serveri ku hostohet faqja është jashtë juridiksionit të autoriteteve shtetërore të vendit ku ndodhet organizata;
- Legjislacioni vendor nuk aplikohet në kompanitë e strehimit të huaja, kështu që procedurat ligjore dhe administrative lidhur me përmbajtjen e strehuar mund të jenë të komplikuara dhe të pasigurta.
Për sa i përket aspekteve teknike të hostimit, kemi katër lloje:
- Hostimi i përbashkët është hostim i bazuar në parimin e përdorimit bashkërisht të burimeve. Faqe të ndryshme në një server të përbashkët përdorin bashkërisht procesorin, gjerësinë e valës, hapësirën në disk, e kështu me radhë. Kjo do të thotë që nëse një nga faqet në hostin e përbashkët ka rritje të numrit të kërkesave për akses, do të ndikohet edhe performanca e faqeve të tjera të hostuara në atë server;
- Serveri Virtual Privat (VPS) është hostimi ku secili ka burimet e veta. Teknikisht, në një server fizik krijohen shumë serverë virtualë dhe secili prej tyre ka burime të caktuara që nuk i ndan me të tjerët. Gjithashtu, nëse një nga serverët virtualë sulmohet, integriteti i serverëve të tjerë nuk cenohet;
- Serveri i dedikuar është një lloj hostimi ku përdoruesit i caktohet e drejta ekskluzive për të hyrë në pajisje dhe për ta përdorur atë për çdo qëllim. Në serverin e dedikuar, pajisjet virtuale mund të konfigurohen dhe përdoren për qëllime të ndryshme, si p.sh. hostimi i faqes ueb, email, ruajtja e të dhënave;
- Strehimi në "cloud" është strehimi në shumë servera të lidhur për të vepruar si një, pra duke përdorur infrastrukturën e cloud-it, e cila kontribuon në decentralizimin e sistemit dhe kështu ka një integritet më të mirë.
- Në rast të një dështimi në një nga serverët, të tjerët marrin përsipër rolin e tij, kështu që problemi nuk do të ndikojë në funksionimin e faqes.
Hostimi i përbashkët nuk rekomandohet në rastet kur faqja ka përmbajtje aktive që ndryshon relativisht shpesh dhe kur numri i vizitorëve ndryshon vazhdimisht. Hostimi i dedikuar dhe hostimi në cloud janë zgjidhje më të mira, por çmimi i tyre është paksa më i lartë. Së fundi, zgjedhja e opsionit varet nga vetë nevojat e organizatës.
Mbështetja teknike është një nga aspektet më të rëndësishme të shërbimit të hostimit, sepse në rast se diçka nuk shkon mirë, ky shërbim është kontakti i parë që duhet të jetë plotësisht bashkëpunues për të zgjidhur problemin sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshillohet të zgjidhet një kompani, shërbimi i mbështetjes teknike të së cilës funksionon 24 orë në 7 ditë të javës.
Edhe pse e gjithë përmbajtja dhe trafiku në internet janë praktikisht virtualë, baza e të gjithave janë ende makineritë e vjetra të mira. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të verifikohet se çfarë lloj hardueri përdor kompania e hostimit.
Së fundi, specifikimet teknike të paketës së hostimit janë tipari më i rëndësishëm dhe është mirë që ato të jenë të shkallëzueshme, pra të mund të përshtaten dhe të shtohen në përputhje me nevojat në ndryshim të organizatës.
Një strehim i mirë gjithashtu përfshin decentralizimin. Nuk rekomandohet që i njëjti server i përdorur për strehimin e faqes së internetit të jetë gjithashtu serveri i postës ose i të dhënave. Serveri i uebit duhet të jetë i qasshëm nga interneti publik, ndërsa qasja në qendrën e të dhënave nga interneti publik do të ishte një çështje serioze sigurie. Nëse ka nevojë për qasje në të dhënat e ruajtura në qendrën e të dhënave nga larg, është më mirë të përdoren shërbimet e VPN-it.