Kam harruar fjalëkalimin / emrin e përdoruesit
Nëse nuk mund të kujtoni ose gjeni kredencialet që përdorni për të hyrë në një llogari, këtu ka disa këshilla që mund të provoni:
Llogaria e rikuperimit - Shumica e platformave dhe ofruesve të shërbimeve online ofrojnë një opsion për të vendosur një kontakt rikthimi ose rezervë, zakonisht një adresë email-i, një numër telefoni, ose një set kodesh të përdorshëm një herë.
Ka shumë rëndësi ta konfiguroni këtë opsion që llogaria të mos ju bllokohet përgjithmonë. Kontrolloni rregullisht se ende keni qasje në llogarinë tuaj të regjistrimit dhe mbrojini kontaktet e rikthimit po ashtu siç mbroni llogarinë tuaj kryesore, veçanërisht nëse jeni pjesë e një grupi me rrezik të lartë.
Në rast se nuk e aksesoni dot llogarinë dhe nuk jeni futur në të nga pajisje të tjera, përdor adresën email rezervë apo telefonin për të aksesuar llogarinë e bllokuar. Sigurohuni që keni qasje në metodën/kontaktin e komunikimit rezervë - në të kundërtën, mund të mos keni kurrë mundësi për të qasur llogarinë e humbur - dhe kontrolloni këtë rregullisht. Është e rëndësishme të siguroni edhe llogarinë e rezervë, sepse ajo mund t’i japë dikujt qasje të plotë në llogarinë kryesore.
Google ofron një opsion për të vendosur një llogari emaili rikthimi dhe një numër telefoni në seksionin të llogarisë suaj të Google. Për Yahoo, mund të përdorni faqen e për të shtuar një metodë rikthimi, pra një numër telefoni ose një adresë emaili. Outlook, Hotmail dhe llogaritë e tjera të Microsoft gjithashtu mund të shtojnë një email rikthimi në seksionin e.
Kontrolloni shfletuesin për fjalëkalimet e ruajtura - Shfletuesit modernë (Firefox, Chrome, Edge) kanë opsionin për të ruajtur fjalëkalimet tuaja, kështu që nuk keni nevojë t'i shkruani çdo herë që identifikoheni. Megjithatë, është më e sigurt të përdorni një software të veçantë për menaxhimin e fjalëkalimeve siç janë KeePass, KeePassXC, ose Bitwarden.
Në rast se nuk futeni dot duke shkruar fjalëkalimin, kontrolloni shfletuesin nëse ka ruajtur automatikisht ndonjë fjalëkalim dhe përdoreni atë për të hapur llogarinë. Është gjithmonë e këshillueshme të kopjoni dhe ngjisni fjalëkalimin në vend që ta shkruani për të shmangur gabimet (edhe pse disa faqe interneti nuk e lejojnë këtë). Mund të kontrolloni për fjalëkalime të ruajtura në seksionin e opsioneve/pëlqimeve brenda shfletuesve të internetit të njohur: Firefox, Brave, Chrome dhe Edge.
Rivendos fjalëkalimin - Në rast se hasni probleme me aksesin e llogarisë dhe jeni të bindur se po fusni fjalëkalimin e saktë (kujdes se mos keni aktivizuar CAPS LOCK dhe ndryshuar formatin e gjuhës së tastierës), mund të rivendosni fjalëkalimin. Në pjesën më të madhe të platformave dhe shërbimeve online, kjo bëhet duke klikuar në linkun “Forgot your password” (Harrove fjalëkalimi) apo diçka e tillë, që ndodhet në faqen hyrëse.
Ndiqni udhëzimet në faqen “Harrove fjalëkalimin?”, por së pari duhet të keni akses në adresën e emailit/numrin e telefonit që është përdorur për të krijuar llogarinë. Nëse nuk keni akses në emailin ose nr. e telefonit, do t'ju duhet të përdorni llogarinë e rikuperimit (rezervë/backup) nëse ofruesi e ka këtë opsion. Përndryshe, llogaria do të mbetet e bllokuar dhe nuk do t’ju hapet më.
Ka shumë gjasa që ofruesi i shërbimit t’ju dërgojë një link nëpërmjet emailit apo një tjetër formë komunikimi për të rivendosur fjalëkalimin, gjë që do t’ju bëjë të mundur të krijoni një fjalëkalim të ri për llogarinë. Pas kësaj procedure, duhet të përdorni fjalëkalimin e ri për të hyrë në llogarinë tuaj.
Pyetjet e sigurisë - Një metodë tjetër për të rikthyer qasjen në llogarinë tuaj është të jepni përgjigje në pyetjet e sigurisë, nëse keni aktivizuar këtë opsion në cilësimet e sigurisë të llogarisë tuaj. Megjithatë, disa ofrues po heqin këtë opsion për shkak të pamundësisë së pyetjeve të sigurisë (ato mund të gjenden lehtë, etj.).
Nga ana tjetër, njerëzit nuk i ndryshojnë përgjigjet e këtyre pyetjeve për vite me radhë apo thjesht i harrojnë, sepse nuk i përdorin shpesh ato.
Megjithatë, nëse pyetjet e sigurisë janë një opsion për rikuperimin e llogarisë, përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të mbahen në një vend të sigurt, duhet të mos jenë informacion publik, apo diçka që mund të hamendësohet lehtë (p.sh., “Çfarë ushqimi ju pëlqen më shumë?”).
Futu nga një pajisje e besuar - Aktivizimi i identifikimit me 2 hapa për të gjitha llogaritë është një praktikë e rëndësishme për sigurinë. Megjithatë, në rast se metoda e verifikimit që konfiguroni (nr. i telefonit, aplikacioni) nuk funksionon ose ka ndryshuar, duhet të provoni të hyni në llogari nga një pajisje e besuar. Shumë ofrues shërbimesh e ofrojnë opsionin (përgjithësisht vetëm klikoni një kutizë në faqen me 2 hapa) për ta shënuar një pajisje si të besueshme, në mënyrë që të mos ju duhet të vendosni kodin e sigurisë së verifikimit me 2 hapa sa herë që futeni në atë pajisje specifike, si p.sh. në kompjuterin e shtëpisë.
Sigurohu që vetëm pajisjet personale (kompjuter, tableta, telefona) që përdoren rregullisht të shënohen si të besuara dhe mos e përdor kurrë këtë veçori tek pajisjet publike ose të dikujt tjetër.
Kërko rikthimin e një llogarie të fshirë - Në rast se të fshihet llogaria, ekziston mundësia që të kërkoni rikuperimin (rikthimin), nëse nuk ka kaluar shumë kohë nga fshirja e saj. Në rast se nuk e keni përdorur llogarinë për një kohë të gjatë, ndoshta nuk do të jeni në gjendje ta riktheni atë plotësisht.
Procesi ndryshon sipas ofruesve të shërbimeve. Me Google, për shembull, përdoruesit do t’i bëhen një sërë pyetjesh për të konfirmuar se është vërtet llogaria e tij. Këshilla që Google u jep përdoruesve që përpiqen të rikthejnë llogaritë e tyre është t’u përgjigjen sa më shumë pyetjeve pa i anashkaluar plotësisht ato, të përdorin një pajisje dhe vendndodhje të njohur, të jenë të saktë me fjalëkalimet dhe pyetjet e sigurisë, të përdorin një email të lidhur me llogarinë të cilën mund të hapësh (p.sh. email rikuperimi) dhe të shtoni detaje të dobishme nëse pyeteni pse nuk mund të hyni në llogarinë tuaj.