Unë zbulova detajet e mia të hyrjes
Linqet e ndara përmes mesazheve teksti ose bisedave ose email-ve mund të ju çojnë në faqe të rreme të hyrjes që do të vjedhin kredencialet tuaja, ose lloje të tjera faqesh që mund të vjedhin informacionin tuaj personal ose financiar. Në disa raste, këto faqe të rreme mund t'ju kërkojnë të shkarkoni bashkëngjitje që ekzekutojnë softuer të rrezikshëm në pajisjen tuaj kur hapen. Hapat e rëndësishëm që mund të ndërmerrni:
Ndryshoni fjalëkalimet - Nëse keni vendosur kredencialet tuaja për hyrje, llogaritë tuaja mund të jenë në rrezik! Nëse mendoni se llogaria juaj është komprometuar, rekomandohet që të përpiqeni të ndryshoni fjalëkalimin tuaj menjëherë dhe të ndiqni udhëzimet në seksionin e Llogarive të Piratuara të këtij toolkit-i.
Ruajeni mesazhin - Bëni një screenshot të mesazhit që të dhënat e dërguesit (adresa email, numri i telefonit, emri), linqet dhe bashkëngjitjet e mundshme janë të qarta.
Kujdes për njoftimet për sigurinë e llogarive - Nëse merrni një njoftim për sigurinë lidhur me llogarinë tuaj, si tentativat e reja për hyrje ose ndryshimet në kontaktet tuaja, mos i aprovoni ato dhe siguroni llogarinë tuaj.
Monitoroni ndryshimet në llogarinë tuaj bankare - Gjithashtu, monitoroni llogarinë tuaj bankare online ose kërkoni për njoftime nga banka nëse fondeve juaj janë tërhequr, dhe kontaktoni menjëherë shërbimin për klientët e bankës tuaj për të parandaluar abuzime të mëtejshme.
Njoftoni kontaktet tuaja - Duhet gjithashtu të informoni komunitetin tuaj për këtë mesazh të rreme dhe t'i paralajmëroni ata për mashtrimin.