Pajisja ime u sekuestrua
Nëse jeni duke marrë pjesë në një protestë ose në një ngjarje tjetër me rrezikshmëri të lartë, pajisjet tuaja si telefonat celularë mund të sekuestrohen nga policia ose sigurimi private. Në rast se ju ndodh kjo, të dhënat tuaja private mund të bien dalin në publik në forma e me rreziqe të ndryshme. Në lidhje me këtë merrni parasysh sa vijon:
Kyçje dhe fshirje nga distanca - Telefonat Android, në rast se kanë të aktivizuar opsionin "Gjeni pajisjen time", ju ofrojnë mundësinë për t’i kyçur nga distanca me PIN, modelin ose fjalëkalimin që i kini vënë apo edhe të fshini të gjitha të dhënat në telefon. Google ofron udhëzime të tjera se si të sigurohen pajisjet e sekuestruara Android. Opsione të ngjashme ofrohen nga Apple për pajisjet iOS si iPhone ose iPad.
Kontrolloni pajisjen tuaj - Nëse pajisja juaj u mor nga ju, sapo ta merrni përsëri, sigurohuni të kontrolloni për ndonjë ndryshim dyshues, për shembull, nëse janë instaluar aplikacione të panjohura ose janë bërë ndryshime në konfigurimet. Në telefona Android, mund të kontrolloni nëse është fikur Play Protect, pasi ofron mbrojtje kundër aplikacioneve potencialisht të rrezikshme. Nëse është fikur, sigurohuni të e ndizni përsëri.