Email-i im mund të përgjohet
Në rast se dyshoni se dikush po përgjon korrespondencën tuaj të emailit, ka hapa që mund të ndërmerrni për t'u siguruar që emailet tuaja të mos komprometohen:
Përdorni PGP për të enkriptuar emailet - Email-et mund të kodohen duke përdorur PGP (Pretty Good Privacy), i cili bazohet në kriptografinë e çelësit publik. Duhet të gjeneroni një çift çelësash - një çelës publik të cilin e ndani me të tjerët dhe një çelës privat që e mbani sekret - në mënyrë që të shkëmbeni emaile të koduara me korrespondentët.
Nëse përdorni një shërbim emaili si Gmail ose Outlook, mund të kriptoni komunikimin duke përdorur Thunderbird, një klient email me burim të hapur me aftësi të integruara OpenPGP, ose duke përdorur shtesën e shfletuesit Mailvelope që funksionon me shërbimet e njohura webmail. Duke përdorur këto mjete, mund të krijoni lehtësisht një çift çelësash për kriptimin e emailit, ose të importoni çelësat ekzistues të kriptimit.
Kaloni te ofruesit e postës elektronike të enkriptuar në mënyrë të paracaktuar - Ka ofrues të postës elektronike, si ProtonMail ose Tuta, të cilët enkriptojnë mesazhet automatikisht kur ato dërgohen mes përdoruesve të tyre dhe gjithashtu ofrojnë mënyra për të dërguar email-e të enkriptuara për ata që përdorin ofrues të tjerë. Ju lutemi referohuni te këto udhëzime për Proton dhe Tuta mbi se si të dërgoni email-e të mbrojtura me fjalëkalim për përdoruesit në ofrues të tjerë të postës elektronike.
Ndryshoni fjalëkalimin e llogarisë së postës elektronike dhe aktivizoni autentifikimin me faktorë të shumëfishtë - Nëse dyshoni se dikush ka qasje në llogarinë tuaj të postës elektronike dhe ka lexuar korrespondencën tuaj, ndryshoni fjalëkalimin menjëherë dhe vendosni autentifikimin me faktorë të shumëfishtë (MFA). MFA shton një shtresë të shtuar të sigurisë duke kërkuar një formë të dytë verifikimi, si një kod që dërgohet në telefonin tuaj, përveç fjalëkalimit tuaj. Ju lutemi referohuni te ky udhëzim për detaje se si të konfiguroni MFA në ofrues të shumëfishtë të postës elektronike. 2FA Directory ka më shumë informacione mbi cilat mjete e mbështesin MFA dhe lidhje për udhëzime.