Puna në distancë
Hyrja tek aplikacionet dhe tek të dhënat që ndodhen fizikisht në sistem (në organizatë, redaksi, etj.) është e mundur, sipas lejeve përkatëse, nga një kompjuter kudo në botë. Në këtë mënyrë lehtësohet ndjeshëm puna, shkurtohet koha e nevojshme për përpunimin e të dhënave dhe mundësohet pjesëmarrja në procesin e punës që bëhet në terren.
Nga pikëpamja e sigurisë, puna në distancë ka të meta serioze. Krijimi i lidhjes mes rrjetit ose serverit në sistem dhe kompjuterit të jashtëm hap mundësinë e sulmeve MitM (Man in the Middle - Njeriu në mes). MitM është një lloj sulmi teknik në të cilin klienti dhe serveri nuk janë domosdoshmërisht në rrezik, por hakeri përdor të defektet e lidhjes për të hyrë në komunikimin mes tyre dhe për të kryer vjedhjen e të dhënave.
Një mënyrë e sigurt për të punuar në distancë është lidhja nëpërmjet VPN (Rrjetit Virtual Privat). Është shërbim që krijon një tunel të veçantë mes dy kompjuterëve në rrjetin publik, i cili është i kriptuar posaçërisht për mbrojtje. Një nga programet më të mira të zbatimit të VPN në nivel organizate është OpenVPN.
Organizatat mund të zgjedhin të përdorin zgjidhje si Nextcloud ose CryptPad për të pasur qasje në mjete bashkëpunuese për produktivitet (dokumente, spreadsheet-et, etj.), si dhe për të ruajtur dhe ndarë skedarë të sigurt.