Llogaria ime u hakua
Nëse llogaria juaj në media sociale është hakuar dhe humbni qasjen në të, këtu janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të rivendosur kontrollin dhe për të siguruar llogarinë tuaj:
Kontrolloni për veprimtari të paautorizuar dhe shqyrtoni aplikacionet, pajisjet dhe lejet e lidhura - Nëse dyshoni se llogaria juaj është hakuar, por ende mund të hyni në të nga një pajisje tjetër, kontrolloni në cilësimet e Sigurisë dhe Privatësisë të llogarisë suaj për ndonjë veprimtari të paautorizuar si postime, mesazhe, ose ndryshime në informacionin e profilit tuaj. Gjithashtu, kontrolloni nëse llogaria juaj është hyrë në një pajisje të panjohur dhe largoni çdo pajisje që nuk e njihni. Kjo mund t'ju ndihmojë të vlerësoni shkallën e shkeljes dhe dëmin e bërë.
Kontrolloni në cilësimet e Sigurisë dhe Privatësisë të llogarisë suaj për aplikacione apo shërbime të treta që kanë qasje në llogarinë tuaj në media sociale dhe tërhiqni aksesin për çdo aplikacion apo shërbim të dyshimtë ose të panjohur. Kjo ndihmon në parandalimin e qasjes së ardhshme të paautorizuar përmes aplikacioneve të lidhura.
Facebook - Nëse ka një problem me faqen tuaj në Facebook, ju lutemi hyni në Facebook dhe përdorni formularin e Facebook për të rikuperuar faqen.
X - Nëse besoni se llogaria juaj në X është kompromentuar, provoni të ndiqni hapat në Ndihmë për llogarinë time të kompromentuar. Nëse llogaria juaj nuk është kompromentuar, ose keni probleme të tjera me qasjen në llogari, mund të ndiqni hapat në Aktivizoj llogarinë time.
Google - Ju lutemi provoni të ndiqni udhëzimet në Si të rikuperoni llogarinë tuaj Google ose Gmail.
Yahoo - Ju lutemi ndiqni udhëzimet në Rregulloni problemet e hyrjes në llogarinë tuaj në Yahoo për të rikuperuar llogarinë tuaj.
Instagram - Ju lutemi provoni të ndiqni udhëzimet në Nëse mendoni se llogaria juaj në Instagram është hakuar për të rikuperuar llogarinë tuaj.
TikTok - Ju lutemi provoni të ndiqni udhëzimet në Llogaria ime është hakuar për të rikuperuar llogarinë tuaj.
Proton - Ju lutemi ndiqni udhëzimet për rivendosjen e fjalëkalimit për të rikuperuar llogarinë tuaj. Ju lutemi keni parasysh që nëse rivendosni fjalëkalimin tuaj, nuk do të keni qasje në email-et dhe kontakte ekzistuese, pasi ato janë të koduara me një çelës që është mbrojtur me fjalëkalimin. Të dhënat e vjetra mund të rikuperohen nëse keni qasje në një dosje rikuperimi ose frazë rikuperimi duke ndjekur hapat në Rikupero Mesazhet dhe Skedarët të Koduar.
Kontaktoni mbështetjen e platformës - Komunikojeni me ekipin e mbështetjes së platformës së mediave sociale përmes kanaleve të dedikuara (zakonisht të disponueshme në faqen e tyre nën "Ndihmë" ose "Mbështetje"). Raportoni incidentin e hakerimit dhe kërkoni ndihmë për të rikuperuar llogarinë tuaj. Ofroni çdo detaj ose dëshmi relevante që mund të ndihmojnë në verifikimin e identitetit tuaj si pronar i drejtë i llogarisë.
Kërkoni për ndihmë shtesë - Nëse procedurat sugjeruar këtu nuk ju kanë ndihmuar të rikuperoni qasjen në llogarinë tuaj, dhe nëse jeni gazetar, aktivist, apo mbrojtës i të drejtave të njeriut, mund të kontaktoni organizatat e mëposhtme për të kërkuar ndihmë shtesë:
Sigurojini llogaritë e tjera dhe aktivizoni autentifikimin me shumë faktorë (MFA) - Nëse përdorni të njëjtën fjalëkalim për llogari të shumta, ndryshoni menjëherë fjalëkalimet për ato llogari për të parandaluar qasje të mëtejshme të paautorizuar. Është e rëndësishme të përdorni fjalëkalime unike, të forta për secilën prej llogarive tuaja për të forcuar sigurinë.
Pasi të rikuperoni qasjen në llogarinë tuaj, aktivizoni autentifikimin me shumë faktorë nëse platforma ofron këtë veçori. MFA shton një shtresë shtesë të sigurisë duke kërkuar një formë të dytë verifikimi, si një kod i dërguar në telefonin tuaj, përveç fjalëkalimit tuaj.
Ju lutemi referohuni në këtë udhëzues për detajet mbi si të vendosni MFA në disa platforma. 2FA Directory ka më shumë informacion mbi cilat mjete e mbështesin MFA dhe ofron lidhje për udhëzues të dobishme.